Anderlechti i Besnik Hasit rikthen shanset për titullin

May 11, 2015 13:00

Anderlechti i Besnik Hasit rikthen shanset për titullin

Anderlechti i Besnik Hasit rikthehet në garën për titullin kampion pasi regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në fazën play off kundër Club Brugge me rezultatin 3-1.

Ekipi i drejtuar nga ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi takimin me një gol të shpejtë të shënuar që në minutën e parë nga Najar.

Miqtë e kërkuan me ngulm golin e barazimit duke dominuar lojën gjatë gjithë pjesës së parë, por gardiani i Anderlehtit, Davy Roef, bëri disa pritje vendimtare.

Në minutën e 54-t erdhi edhe goli i dytë me autor Aleksandar Mitrovic, i cili kërceu fuqishëm me kokë duke shfrytëzuar topin e ardhur nga goditja e këndit. 13 minuta më pas Rafaelov ngushtoi diferencën, por Praet në të 89-ën vulosi fitoren e skuadrës kampione që ngjitet në vendin e dytë me pikë të barabarta me Club Brugge.

Klasifikimin e kryeson Gent me 43 pikë, 2 më shumë se Anderleht kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit.

Në javën e fundit, ekipi i Hasit do të ndeshet pikërisht me kryesuesit, ndoshta për ndeshjen që do të caktojë edhe fatin e titullit kampion të këtij sezoni.

May 11, 2015 13:00
Komento

1 Koment

  1. "BALASHI" May 11, 22:42

    Suksese Hasi!…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*