Andi Lila, “Pashai” i Janinës

Redaksia Online May 20, 2013 08:36

Andi Lila, “Pashai” i Janinës

PAS Janina është në prag të një arritjeje historike, kualifikimit për herë të parë në Champions League, pas fitores së djeshme në fushën e PAOK-ut. Heroi i skuadrës veriore është Andi Lila, autor i golit të vetëm të takimit, shënuar në minutën e 88-të. Në përfundim të sezonit të rregullt, Janina u rendit në vendin e pestë, çka do të thotë pjesëmarrje në play-off për Champions League, ndërkohë që Europa League është e sigurt. Deri tani, skuadra e dy shqiptarëve, Lilës dhe Emiljano Vilës, i ka fituar të dyja ndeshjet në play-off, me të njëjtin rezultat, kundër Asteras Tripolis në shtëpi dhe dje në Selanik, me kandidatin kryesor për t’u kualifikuar, i renditur i dyti në kampionat. Janina mban vendin e parë, ndërsa PAOK-u të dytin, me katër pikë, ndonëse në play-off i ka humbur të dyja ndeshjet, por përfiton nga sezoni i rregullt, ashtu si dhe Asteras, që ka dy pikë. Në ndeshjen e djeshme, Vila e Lila patën përballë Ergys Kaçen, shok skuadre në të ardhmen me kombëtaren kuqezi.

 

Redaksia Online May 20, 2013 08:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*