Andon Mëhillaj: Unë e porosita eliminimin e Veizajt

March 3, 2014 16:53

Andon Mëhillaj: Unë e porosita eliminimin e Veizajt

Andon Mëhillaj,ndërmjetësi dhe punëdhënësi për vrasësin Julian Sinanaj pranon se është porositësi për të paktën një nga vrasjet e kryera nga 31-vjeçari. Në seancen e marrjeve në pyetje Mëhillaj ka pranuar se është ai pas vrasjes së peshkatarit Sokol Veizaj, ngjarje kjo e ndodhur në gushtin e vitit 2012 në Orikum.

Ndërmjetësi Mëhillaj është dorëzuar përpara fakteve të prokurorëve të Krimeve të Rënda, duke u justifikuar se Veizaj i kishte zaptuar pronën duke ndërtuar edhe një shtëpi aty. Ai ka vazhduar me tej, se me peshkatarin Veizaj nuk mund të negociohej pasi ai ishte një person me preçedent penal dhe figurë e njohur në zonë në vitin famëkeq 1997.

Por ajo që ka ndikuar më shumë në deklaratat e 41-vjeçarit është përballja me dy të penduarit e drejtësisë, tashme vrasësin Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona, të cilët kanë deklaruar se punëdhënësi i tyre është Andon Mëhillaj.

Por ajo çka nuk ka pranuar Andon Mëhillaj, është porosia për vrasjen e biznesmenit Agron Çela, ngjarje kjo e ndodhur në Vlorë. Në sitën e grupit hetimor priten të kalojë edhe komunikimi elektronik mes Sinanaj dhe Mëhillajve, pasi nën akuzë është edhe kushuriri i Andonit, Genis Mëhillaj i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Sipas akuzës çdo veprim dhe komunikim kryehej me anë të emailit. Një bllok i sekuestruar nga hetuesit i cili i përket vrasësit Sinanaj, ka zbardhur mjaft detaje të reja. Aty killeri shenonte targa makinash, numra celulari , e-maile të ndryshme si dhe përshtypje të njerëzve që ai takonte apo kishte në shenjestër. / ORA

March 3, 2014 16:53
Komento

7 Komente

  1. inf March 3, 17:34

    Po avokati i ketij killeri tha eshte i semure tha mjekohet merr ilaçe
    te jete e vertet thua o avukati brekdhjeri .

    Reply to this comment
  2. shqiptari March 3, 17:50

    ky duhete zhdukure si fis se vrau tjetrin kote fare pa asnje shkake duhete djegure dhe vrare si fise e morete vesh bastardi ja mori jeten tjetrit kot

    Reply to this comment
  3. LORA March 3, 18:22

    Mendoj se ky proces hetimi po vonohet.Eshte ca e cuditshme kjo vonese kur,nga ana tjeter, deklarohen se dy prej te hetuarve,Gjokona dhe Sinanaj,kane marre statusin e bashkepunetoreve me drejtesine.

    Reply to this comment
  4. tanino March 3, 18:35

    nuk paska politikan mbrapa kesaj pune?

    Reply to this comment
  5. drejtesi March 3, 18:59

    tani do te na dale edhe avokati i semure me ilace

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi March 3, 22:43

    Mbrapa këtyre porositësve ka politikané se s’bén? Po nuk u shkua në këtë prapaskenë, zëre se nuk është shkuar asgjekundi! Krimet kunder politikanëve kush i porositi? Dhe porositësi donte që vala e shpérthimit te shkonte deri né kryeministri me makinën e prefektit apo jo ? Prokurori ? – koha e pêrrallave ordinere ka mbaruar!?

    Reply to this comment
  7. Ilir March 4, 06:21

    Sa per eksplozive pyesni Bahri Shaqirin se ke coi qe te vriste me bombe palestinezin agjent te CIA tek muri i ambasades usa.
    P.s. nqs doni ndonje porosi ke ai se ju mbaron pune me cmim te mire dhe preciz si i mbaroi pune Skerdi Konomit qe i coi provat e ai e vrau ne mes te Vlores.

    Me falni se harrova simulimin e ekspolzivit per ish kreue e opzites se kohes tek pallati i D.Avllait prane prokurorise se pergjithshme, vrasjen e atij deputetit te Fierit si premise revolte tip Azem Hajdari .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*