Historia e re e vllehve të vjetër

Odhise Porodini April 26, 2015 10:23

Historia e re e vllehve të vjetër

 

Fshati “Andon Poçi”, i cili ka marrë emrin e birit të tyre, dëshmorit të LANÇ, është i vendosur në vendin e quajtur Tavan, që përfshihet në krahinën e Rrëzës, të komunës Odrie. Ai përbëhet tërësisht nga familje me origjinë vllehe. Ky fshat është krijuar në vitin 1959, në fillim me disa familje e fise, ndërsa më pas u popullua edhe me të tjera. Familjet e fiset e vendosura këtu kanë qenë me banim qysh nga viti 1956 në fshatra të tjerë të krahinës së Lunxhërisë, të Rrëzës, por edhe të ardhur nga zona e fshatra të ndryshme të Shqipërisë.

Sikurse dihet, vllahët në tërësi, dhe ata të fshatit “Andon Poçi” në veçanti, më parë kanë bërë një jetë të vështirë nomade. Tërë jetën e tyre ata kanë qenë në lëvizje pas kopeve të bagëtive, me të cilat ka qenë e lidhur jeta dhe veprimtaria e tyre. Në verë shkonin në malet e Kolonjës e të Korçës, ndërsa në muajt e dimrit zbrisnin në jug të vendit, në fshatrat e Delvinës.

Në rrugëtimet e tyre të gjata ata provonin një rropatje të tejskajshme. Në këto raste shtëpia e tyre ishte samari i mushkës. Fëmijët, gratë dhe të moshuarit ishin më të goditurit nga kjo situatë e rëndë. Shpesh në rrugë e sipër, lindnin gratë shtatzëna. Duke qenë larg qendrave të banimit, të sëmurëve nuk u jepej ndihma mjekësore e nevojshme në kohë. Për pasojë vdekjet ishin të larta. Edhe mënyra e të ushqyerit ishte e njëanshme, kryesisht me bulmet e mish. Kjo gjendje ndryshonte në një farë mënyre kur ata arrinin në destinacionin e caktuar. Aty ngrinin çadrat, të cilat i bënin me mjeshtri të veçantë. Brenda tyre mbretëronte pastërtia dhe rregulli, si tek një banesë normale. Kjo falë nikoqirisë së grave aq të përkushtuara, të cilat përkujdeseshin si për rritjen e fëmijëve, ashtu edhe për punët e shtëpisë. Por shpesh ato zëvendësonin edhe burrat në shërbimin e bagëtive.

Kjo jetë e mbushur me vështirësi e sakrifica të mëdha, që bënte komuniteti i vllahëve në të kaluarën, i ka kalitur ata, i ka bërë tepër rezistencë, tepër guximtarë, por edhe mjaft punëtorë, si brezat e kaluar ashtu edhe ata të mëvonshmit. Në të njëjtën kohë, si në të kaluarën ashtu edhe sot, manifestojnë edhe virtyte të tjera morale si atë të mikpritjes, patriotizmin etj.

Po kjo jetë shëtitëse filloi të shpërbëhej aty nga vitet 1955-1956, kur një numër familjesh e fisesh vllehe e braktisën atë, duke u vendosur nëpër fshatra të ndryshme të Lunxhërisë e të Rrëzës si dhe në krahina e rrethe të tjera.

25185697Në këto fshatra të krahinave të sipërme, vllahëve iu siguruan si banesat ashtu dhe sipërfaqe toke e bahçe. Sot, pas kaq vitesh, ata janë shndërruar në banorë të përhershëm, duke bërë një jetë normale si të gjithë fshatarët e tjerë autoktonë, në harmoni e miqësi të plotë midis tyre. Midis banorëve autoktonë dhe atyre me origjinë vllahe të jenë lidhur edhe krushqi, çka i ka lidhur më tepër me njëri-tjetrin. Kjo gjendje ka sjellë edhe një ndërthurje vlerash, sepse ata kanë marrë nga njëri-tjetri gjërat më të mira. Sot në Lunxhëri e në Rrëzë është vështirë të dallosh kush është me origjinë vllehe e kush vendas, veçanërisht të rinjtë, të cilët janë përshtatur plotësisht në jetën e këtyre fshatrave. Veshja, madje edhe një pjesë e zakoneve, janë bërë gati të njëjta.

E njëjta gjë ndodh edhe me familjet e fiset, të cilët më vonë krijuan fshatin “Andon Poçi”. Një numër prej tyre ishin të vendosur më parë në fshatrat Karjan, Kakoz, Gjat dhe në Labovë. Të tilla qenë Kostë Karamani, Kitë Shëngjergji, Toli Basho, Jorgji Kristaqi, etj.

Me krijimin e kooperativës blegtorale, kryetar i së cilës u zgjodh Kostë Karamani, familjet e fiset e sipërme u grumbulluan e u vendosën në vendin Mavrambelet e Labovës. Aty më pas erdhën edhe familjet e fise të tjerë, si e Naqe Niçës, Taqi Demirelit, fiset Topulli, Shituni, Gramozi, etj.

Këtu u organizua një komunitet i gjerë, sa që shteti ngriti edhe shkollën për të mësuar fëmijët, duke sjellë mësues nga qyteti i Gjirokastrës. Mirëpo meqë territori i Mavrambelit ishte i pamjaftueshëm, me pëlqimin e tyre, në vitin 1959 shteti e vendosi këtë komunitet vllah në vendin Tavan, një territor ky mjaft i gjerë, në afërsi të fshatit Hundëkuq.

Fill pas kësaj, në atë kohë shteti akordoi rreth 600.000 lekë për ndërtimin e banesave. Fillimisht u ngritën shtëpitë e Nasho Poçit, Nikolla Kristaqit, Kristo Topullit, Kite Shëngjergjit. Ndërsa më pas edhe banesa të tjera.

Në këtë periudhë u ngrit kooperativa bujqësore Odrie, në të cilën u përfshinë jo vetëm dy Labovat, Hundëkuqi, Tërbuqi e Karjani, por edhe familjet e vllahëve që u vendosën në Tavan. Pas krijimit të kooperativës në fshatin “Andon Poçi”, erdhën edhe familje apo vise të tjera, si ajo e Foto Fuqit, etj. Kështu që fshati erdhi duke u rritur e u populluar. Të gjithë fshatarët u përfshinë në punë, disa në blegtori dhe të tjerët në bujqësi.

Me organizimin e jetës në këtë fshat, u ngrit edhe shkolla fillore. Ndërsa fëmijët që mbaronin këtë cikël, i vazhdonin mësimet në shkollën 8-vjeçare të Labovës. Më vonë shkolla 8 vjeçare u ngrit edhe këtu, ku vazhdon edhe sot.

Foto 1Por fshatarët e “Andon Poçit”, duke qenë arsimdashës dhe inteligjentë nga natyra, një numër jo i vogël të rinjsh kanë ndjekur jo vetëm arsimin e mesëm, por edhe atë të lartë. Rrjedhimisht mjaft të rinj janë diplomuar në degë të ndryshme si: Foto Fuqi në ekonomi, Dhimo Shituni në mjekësi, Vasil Thomai në zooteknikë, Spiro Shituni në folklor, Arqile Basho e Kristo Zharkalliu juristë, e të tjerë, të cilët përbëjnë edhe inteligjencën e fshatit të vet. Foto Fuqi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë; Thanas Hanxhara, nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të Gjirokastrës; Arqile Basho, kryetar i Gjykatës së Tepelenës; Foto Jani, i zgjedhur më parë kryetar i komunës së Odries, ndërsa aktualisht kryetar i komunës është Gjergji Zharkalliu.

Njerëz të zgjuar, praktikë dhe të suksesshëm

Në “Andon Poçi” janë ngritur degë të industrisë së lehtë ushqimore. Kështu, Kristo Basho ka ngritur një kompleks pularie që konkurron në gjithë vendin gjer në Tiranë. I tillë duhet konsideruar edhe kompleksi i rritjes së derrit nga Apostol Hanxhara, Petro e Perikli Basho.

Një qendër për përpunimin e bulmetit është ngritur nga Kostandin Zharkalliu, etj. Ferma e rritjes dhe e mbarështimit të lopëve është një tjetër sektor, i organizuar e drejtuar nga Xhorxhi Zharkalli e Mondi Fuqi. Ndërsa si vreshtarë të apasionuar, të cilët kanë krijuar jo vetëm parcela të tëra me rrush të varieteteve të ndryshme, por edhe mjete për përpunimin e tij, duhen përmendur Spiro Basho, Andon Zharkalliu, Kristo Basho, Vasil Thomai, e tjerë.

Me interes të veçantë është edhe linja e ngritur nga Jorgji Zharkalliu për përpunimin e bojërave të ndryshme, prodhim i cili, falë cilësisë konkurron me dinjitet në tregjet shqiptare, përfshirë Tiranën si metropoli kryesor.

Ky zhvillim përbën një model suksesi të lartë frymëzues e nxitës, jo vetëm për fshatarët e tjerë të krahinës së Rrëzës, por edhe më gjerë.

Ndoshta është fshati i vetëm në rrethin e Gjirokastrës e më tej, që ka një popullsi të lartë prej mbi 140 familje, por edhe tepër punëtore, inteligjente e me fantazi. Edhe ata pak banorë të larguar në emigracion përkohësisht, të ardhurat që nxjerrin, vijnë dhe i investojnë në fshatrat e tyre.

 

*Shkëputur nga suplementi Memo-Enciklopedik që botohet çdo të diel në DITA

 

Odhise Porodini April 26, 2015 10:23
Komento

22 Komente

  1. Lalushi April 26, 11:08

    Vllehet jane plot vyrtute,sepse ruajten fene e tyre te krishtere.
    Ku hyri feja muslime,mbiu fara e keqja….

    Reply to this comment
    • toni April 26, 11:56

      o Lalush -Bibilushi mos e prish kete artikull qe flet mire per xacet se kane ca vite qe jane kthyer spiunet e grekut ky komunitet. Madje duhet te shtonte qe jane greqizuar te gjithe xacet

      Reply to this comment
      • Shqiptar jo islamik April 26, 12:57

        Shoku laj gojen se qenke nul.Shprehja xac perdoret ne Amerike, sa per patriotizem lexo pak histori edhe komento

        Reply to this comment
        • toni April 26, 14:24

          Ty te erdhi hidhur qe i quajta Xac. Po ashtu emertoheshin qe para ardhjes se demokracis kur nuk ja kishim haberin Amerikes dhe fjaleve qe perdoreshin aty. Por nuk te erdhi zeri qe jane greqizuar te gjithe Vllehet dhe te gjitha bizneset e ngritura aty jane financuar nga qeveria greke. Nuk te erdhi zeri qe te gjithe Vllehet jane pajisur me pashaporta greke.Nuk te erdhi zeri qe Shqiperia u dha toke , shtepi , identitet.

          Reply to this comment
          • Patrioti April 26, 22:39

            O Tono qenke keq fare me historin vella. Lexo nanje gje qe ti njofesh me mire Vellehet nqs do ti njofesh vertet, qe bagazhi i dituris tende mos ngelet vetem me fjalen “xac” qe ne vellace mesadi une do te thot nr. “10”

  2. gegetoske April 26, 11:45

    Respekte maksimale per keto njerez qe bashkejetojme ne keto troje !!!!!!!!! Ooooooooooooooooooooooooo lalush! Qe ke nje kompjuter, e kuptoj ,por kuptoj gjithashtu se ke neveri per fene e te tjereve! A je burre, dil dhe bertit, nga aty ku je futur dhe shaj me te madhe fene e te tjereve! PROVOJE ! Je frikacak, nuk mund ta besh! Shjaksesh ne breke, Dikush te jep drune dhe peshtirosjen !INJORANT ! Vleresoje tjetrin bashke me fene e tjetrit. Do te maresh vetem respektin.

    Reply to this comment
  3. Zoro April 26, 12:05

    Jane me te vertet nje komunitet i mrekullueshem, ashtu sic thuhet edhe ne artikull, puntore, te dashur, mikprites dhe ruajtes fanatik te zakoneve te tyre, punova vite ne Gjirokaster dhe ishte kenaqesi te shkoje per vizite ne ate fshat i cili totalisht eshte ngritur mbas clirimit te vendit, fshat qe nuk i mungonte asgje.

    Reply to this comment
  4. Korabi April 26, 13:28

    Por vetem ta kuptojne se ishin endacake dhe shqiptaret i bene me toke e shtepi. Po te mos u jepej toka, edhe sot do te jetonin ne cadra. Pra te mos behen bukeshkale….

    Reply to this comment
    • Shqiptari April 26, 22:27

      Ti lale qenke keq fare me hostorin.Hap nanje kart atcccc e lexo,pastaj bej koment.

      Reply to this comment
    • aremenu nu qeari April 28, 16:51

      mos haroni se vllehet e ngriten kete shtet dhe jeni mosmirnjohes ndaj tyre..ju dhane shkolla ju dhane himnin kombetar.apo nuk edini se himni i shqiperis eshte perkthyer nga vgjuha vllahe ??

      Reply to this comment
  5. beni April 26, 14:40

    Vllenjte kan kontribuar per shtetin shqiptar dhe ne abetaren e pare shqipe dhe hapjen e shkolles shqipe te paren nga permasat,per ti bere shqiptaret te shkruanin e mesonin ne gjuhen e tyre!
    Ky kontribut i asdrenit apo kristoforidhit,se bashku me luaraset do te ngelet ne zemer te cdo shqiptari qe kerkoj te studjoje e te mesoje gjuhen e folur ne ate toke qe akoma nuk kish permasat e nje shteti,por regjimeve otomane te turqise qe kerkonte me cdo kusht qe shqiptarve tu impononte arabishten e turqishten ne te shkruar e te menduar me fene e sjell me vete nga shkretetira anadollake!
    Aq patriote u ben per shqiperine sa shqipen e shkronjat i zgjodhen edhe per ne ,se bashku me te krishteret puro shqiptare,por ne gjuhen e tyre vllahce nuk ben gje pra e lan te flitej por jo te shkruhej!
    Nderimi i emrit moskopojle ne voskopoje ka pas tendence nacionaliste per tu bere te pa varur nga shqiptarizmi i atershem,por e kuptuan me vone se keshtu nuk funksionon si duhet dhe u ndergjegjsuan per tu bere vertet shqiptare ne solidaritet se bashku kunder kucedres otomane qe kerkonte te renonte krishterimin!

    Reply to this comment
  6. XUME PROTOPAPA April 26, 14:55

    PO NAZISTI ARQILE BERXOLLI KU BEN PJESE ?

    Me 25 Nentor 2003, ne Hotel Tirana International ku zhvillohej nje konference shkencore nderkombetare nen kujdesin edhe te Ambasades Gjermane, u prezantua “Atlasi Gjeorgrafik i Popullsise se Shqiperise”, vepra e pare enciklopedike e ketij lloji ne vend. Atlasi i cili ishte hartuar fale nje bashkepunimi te Universitetit te Tiranes, Qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise se Shkencave, Universitetit te Prishtines, atij te Potsdamit ne Gjermani dhe shkolles se larte teknike te Karlsruhes, nxirrte nje perfundim te cuditshem rreth minoriteteve ne Shqiperi.

    Per here te pare pakicat etnike kalonin kufirin e 10% te popullsise apo dominonin ne qytete si Gjirokastra. Ne Atlas jo vetem qe kapercehej shifra zyrtare prag e cila u referohet si 2 – 3% te gjitha minoriteteve etnike ne vend, por arrinte deri aty sa te quante minoritete etnike disa grupime kulturore si arumunet, romet etj, kurre deri me sot te perfshire ne kuotat e pakicave.

    Ky Atlas ne te vertete u kundershtua ashper nga perfaqesuesit e Fakultetit te Histori- Filologjise ne UT dhe nga Akademia e Shkencave. Keto institucione kane kritikuar me force dy hartuesit kryesore te ketij Atlasi, pergjegjesin shqiptar te projektit profesor ne UT, Dhimiter Doka dhe Arqile Berxollin, shefin e qendres se Studimeve Gjeografike te Akademise, per shkak te nje ndryshimi radikal te shifrave dhe te dhenave qe ata ofronin ne kete Atlas krahasuar me shifrat zyrtare dhe akademike te deritanishme.

    Profesor Gjovalin Gruda dekan i Fakultetit te Histori- Filologjise, eshte nje nga me te revoltuarit. Sipas tij, nje nga te dhenat me te pabaza qe paraqiste ky atlas ishte percaktimi i minoritetit kulturor arumun si nje pakice etnike, madje si pakica me e madhe etnike me rreth 120 – 130 mije anetare. “Kjo eshte me te vertete e turpshme dhe ky punim nuk mund te quhet kurrsesi shkencor. Une do te kerkoj te marten nje takim ne ministri per kete ceshtje dhe Fakulteti yne i Histori- Filologjise do te kerkoje pezullimin e botimit te ketij punimi joprofesional. Une do te shkoj deri aty sa t’i hedh ne gjyq keta manipulatore”, thote profesor Gruda.

    Vete Arqile Berxolli, njeri nga hartuesit e Atlasit, thote “no comment” per kete ceshtje e cila sipas tij eshte polemizuar ne menyre te pameshirshme nga mediat. “Ne mes te dhjetorit Atlasi do te botohet dhe do te dale ne shitje, ata qe nuk e pelqejne mund ta flakin ne kosh”, eshte fjalia e vetme qe prof. Bexolli artikulon, i lodhur sic shprehet edhe vete, nga komentet e shumta qe iu bene ne shtyp punimit te qendres se tij. Megjithate, ceshtja nuk mund te mbyllet me lehtesine e hedhjes ne kosh te nje shuku letrash pa vlere. Botimi prej 128 faqesh i cili do te dale ne drite pas nje libralidhjeje luksoze me financim gjerman do te hidhet ne qarkullim jo vetem ne Shqiperi, por mund te sherbeje si reference per punime te tjera shkencore dhe vleresime statistikore gjithandej neper Europe.

    Ne te, studiuesit por edhe cdo lexues i thjeshte, sipas profesor Grudes do te hase ne iluzionin se pakicat etnike ne Shqiperi jane realisht 10,8% e popullsise se pergjithshme vetem e vetem sepse perqindja e tyre eshte rritur artificialisht duke perfshire ne to ne menyre te papergjegjshme edhe komunitetet arumune dhe ato rome. Sipas tij, problemi nuk eshte vetem tek rritja fiktive e perqindjes se pergjithshme te minoriteteve ne vend, por tek fakti se per here te pare arumunet do te konsideroheshin nga nje vend ku ata ndodhen, si nje pakice etnike. “Edhe profesore me origjine arumune ne Universitetin e Tiranes e kane pranuar vete se ata nuk jane nje pakice etnike por nje minoritet kulturor ne gjirin e popullit shqiptar”, thote dekani Gruda.

    Nga ana e saj, edhe Ministria shqiptare e Puneve te Jashtme e ka kundershtuar perfshirjen e arumuneve ne perqindjen e minoriteteve etnike. Agron Tare, drejtor ne Zyren e Minoriteteve ne kete ministri thote se ndonese nuk ka nje percaktim te sakte zyrtar per pakicat, sidoqofte, ajo arumune ne Shqiperi eshte nje pakice kulturore. “Nga ana e qeverise se Rumanise ka ne menyre konstante kerkesa formale per t’i konsideruar pakicat kulturore arumune ne Shqiperi minoritet etnik gje qe do t’u siguronte atyre disa te drejta te nje kategorie tjeter krahasimisht me ato te minoriteteve kulturore dhe ne jemi treguar gjithmone te gatshem t’i zgjidhim kerkesat e arumuneve ne kuadrin e Rekomandimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

    Problemi i vetem eshte se ne zyren tone nuk ka mberritur kurre ndonje kerkese specifike ashtu sic e kerkon ligji, e nenshkruar nga te pakten 34 anetare te ketij minoriteti”, thote Tare. Pervec nje kerkese per hapjen e nje shkolle private ne Divjake, e cila gjithsesi nuk ka nenshkrimet e 34 anetareve te te vetequajturve minoritare arumune, ai nuk di ndonje kerkese tjeter qe do te provonte se ne zona te tjera te Shqiperise ekzistojne grupime te mirefillta etnike ose kulturore qofshin keto, me perkatesi arumune e kesisoj te ndryshme nga ajo e pergjithshme shqiptare. Ai e mbeshtet kete fakt me referimin se te drejtat e minoriteteve ne baze te Rekomandimeve te KE jane individuale. Per te, nuk ka baze pretendimi i ngritur ne Atlasin Gjeografik te Popullsise se Shqiperise se pakica arumune ne Shqiperi numeron rreth 130 mije anetare. “Eshte praktikisht e pamundur per vete faktin se ndonese Shqiperia eshte nje nga vendet meme te arumuneve, ajo nuk eshte vendi me numrin me te madh te tyre.

    Sipas vete raportit te paraqitur ne Keshillin e Europes, numri i pergjithshem i arumuneve ne bote eshte rreth 250 mije, dhe ketu perfshihen pervec Shqiperise edhe Maqedonia, Greqia e Bullgaria si vende meme, ndersa edhe Rumania, SHBA, Gjermania e deri Australia si vende me migrime arumune. Eshte e pamundur qe me shume se gjysma e arumuneve, te jetojne ne Shqiperi”, arsyeton Tare. Sipas tij, te dhenat te cilave u eshte referuar Atlasi nuk jane aspak te besueshme, pasi nuk behet fjale as per te dhenat e INSTAT-it e as per ato te vete Ministrise se Jashtme. “Atlasit i mungon recencuesi, ai nuk mund te merret per baze”, mbeshtet dekani Gruda.

    Reply to this comment
  7. suliot April 26, 15:37

    shkrimi mire per vllehet, por e meritojne, eshte e vertet jan eshume puntore, dhe te shkathet,
    nje pjese e tyre kane dhene ndihme te madhe ne luften per pavaresi, dhe kane qene intelektuale te degjuar, sic jane , kristoforidhi, vegjilharxhi, ballkameni, mihal grameno, etjapo dhe me vone me artistet margarita xhepa, sander prosi, e me shkrimtare te shumte,
    nje dicka duhet korigjuar, vllehet e vendosur sot ne disa fshatra te jugut, dua te them te stabilizuara ne disa fshatra te jugut apo dhe ne shqiperine e mesme, eshet e vertet qe ata mereshin me bageti dhe leviznin nga nje zone ne tjetren, por keta vlleh nuk perfaqesojne te gjithe vllehet ne shqiperi, keta jane vetem 5% e vlleheve,dege te tjera jane mare me tregeti, dhe nuk kane qene te levizshem, si voskopojaret, apo grabova, vithkuqi etj,pra jo te gjiteh kane pasur te njejtin zanat bagetine, si kudo dikush jeton ne qytet por dikush ne fshat dhe meret me punet e fshatit, vllehet jane shume te vjeter ne shqiperi, dhe nuk jane te ardhur sic pretendohej me pare ne kohen e diktatures, tani se kane levizur nga nje zone ne tjetren kjo eshte normale, por ne ballkan vllehet jane nga popullsite me te vjetra, jane iliro-trake te romanizuar, fjala e pare vllah eshte e dokumentuar me shume se 1000 vjet ne kostur, pra kjo te len te mendosh se ata jane te vjeter ne keto zona, por dallimi qendron se pjesa me e madhe 95%jane asimiluar, dhe kane humbur gjuhen, dhe kujtesen e te qenit vllah, keta vlleh jane me origjine nga frasheri , pra nga zona e kolonjes, pas luftrave me ali pashen, jane shperndare gjithandej, nje pjease e flasin gjuhen sot por pjesa tjeter e ka humbur dhe jane thjesht shqiptare te krishtere, dhe nuk arihen te dallohen si vllehe, dhe nuk eshet e vertete teoria qe vllehet jane te ardhur, vllehet ne gjirokaster, kolonje, zonen e delvine sarande,apo korce , jane shume et hershem, por sic e shpjegova jan ete asimiluar sot , dhe vetem nje pjease e vogel kane ngelur, ekzistenca dhe e toponimeve ne gjihen vllahe e tregon me se miri qe kane jetuar shume me hret se fshatrat e reja te stabilizuara se fundi, kemi ne gjirokaster, vllaho-goranxi(mali vllah) gusmari( qafa e madhe) qafa e taronines, cepo, etj apo me ne jug ka akoma me shume toponime

    Reply to this comment
  8. labi April 26, 19:34

    Vellehet jane njerez te zgjuar dhe puntore, kush ka qene Voskopoja, zejtare tregetare …etj… jane nje trug dhe vellezer te Ilireve….

    Reply to this comment
  9. j. koreshi April 26, 20:47

    I madhi sami frasheri ne librin e tij shqiperia cka qene, ceshte e cdo te jete, shkruan se vllehet jane pasardhesit e koloneve te ushtrise romake, te ngulur kryesisht ne garnizonet romake qe ruanin rruget per ne lindje. Ne durres, elbasan, voskopoje, oher, manastir e me tutje, dhe ne jug vlore gjirokaster ne nje numur me te vogel. keta, me kalimin e shekujve u shperndane edhe ne qytete te krijuara me vone si ne korce, tirane etj.
    mund te thuhet me siguri qe keta njerez jane shqiptare te vertete per faktin se kane jetuar per shekuj ne keto troje e luftuar pa rezerva per pavarsine dhe lirine e shqiperise. ne kongresin e manastirit qe themeloi shkrimin e gjuhes shqipe 80% e delegateve ishin vllehe.
    keta qe jane mare me blegtori e qe permenden ne shkrimin e mesiperm jane per tu nderuar por jane nje pakice. te tjere akoma jane mare me zanate, tregeti, art, letersi e shkence.
    nuk mund te le pa permendur nje cilesi te tyre qe eshte bazamenti I karakterit, jane besnike dhe nuk te godasin pas shpine.

    Reply to this comment
  10. meditim April 26, 22:24

    shkrim i bukur z.odise porodini

    Per vlerat e vlleheve, punetore, mikprites te dashur e te fisem, te cilet kur i takon sa shkon ne fshatra te lunxherise nuk dallojne nga lunxjotet e hershem keta” lunxhiote te rinj “.
    Ata sot kane fituar vetite me temira te lunxhoteve te punes, te kenges, te mendjes e te penes,besnike e te sakrifices e dashurise per njeri tjetrin.
    mirepo edhe lunxhiotet sot jane te ndara ne dy shoqata.
    shoqata e zgjedhur nga votat
    shoqata e profesoreve te cilet nuk tunden nga istikami ,profesore te historise, jurispudences,shkencave ekzakte dhe tegjeografise,dhe ne balleqendron si rrapi prof. A.Brexholi.
    sa bukur kur degjoje
    lunxheri krahine e bukur
    lunxheri plot lezete
    cbukuri ke mbi vehte

    dhe sa keq
    lunxheri plot lezete
    nga dita qe u krijove
    dy shoqata kembi vehte
    qe festojne vete me vete
    ””””””””””””””””””””””””””
    profesore reagoni
    te gjithe bashke te festoni
    te kerceni e kendoni
    e se bashku te kuvendoni
    lunxheria keshtu e don

    Reply to this comment
  11. Ben April 26, 22:30

    Keta jane vellezerit tane jo turqit,arabet,pakistanezet si thote debil dojktor Berisha.

    Reply to this comment
  12. stefan April 27, 01:22

    Arumunet e shqiperise jane nje popull intelegjent.,i ditur e kulture.Akademia e pare ne Ballkan u ngrit ne Voskopoje.Germat e para shqipe i solli Kostandin Kristoforidhi,Shikoni ne politike sa ministra jane arumun,Po ju perment disa emra te shquar arumune.Artistja e popullit Margarita Xhepa,Ndricim Xhepa,Futbollistet Mihal Gjika Dhimiter Gjika Petrit Gjika,Gjergj Gjika,Frederik Jorgaqi Miri Gugu,Sotiraq Gugu,Stavri Buli Mikel Janku,Kostandin Thano,Gjergj Baba,Kostandin Rama,Eduart Tanku.Ne Basketboll Elca Jorgaqi,Teuta Jorgaqi,Ne radio matorizem Rozeta Kokoneshi,Albitrat e Basketbollit Jorgji Shundi,Stefan kokoneshi,Eduart Janku,Komentatori i lojrave me dore Vangjel Shunti,futbollistet e ylli te kuq Thanas Kokoneshi Todi Divjaka nga Pogradeci,Nuk po permend ne politik se jan shume.Arumunet jane njerez punetor,Ato dine te asimilohen kudo qe te jene.Jane ortodox dhe ruajne traditat me fanatizem.

    Reply to this comment
  13. aleks April 27, 06:50

    arumunet jane minoriteti me i madh ne shqiperi,pavaresisht regjistrimeve jo te sakta , por dikusjt i duket cudi nese mund te themi nje shifer prej 300000 , jo zoterinj , kjo eshte e vertet,por kam mendimin qe numri mund te jete dhe me i madh, pavaresisht se ata jane asimiluar ne mase,shqiptaret kane nje perzierje te madhe me vllehet,vllehe ka pas me pare dhe ne veri, ne shkoder, apo diku tjeter, por nuk mund te dallohen se jane te asimiluar ne mase, nese doni nje te vertet, pjesa me e madhe e ortodokseve, eshte me origjine vllahe,por ka dhe te besimit myslyman, te fese bektashiane, po ashtu dhe katolike me te pakte, per te ditur ne 1750 qytete me et medha ne shqiperi ishin, voskopoja, grabova vithkuqi, ( banime vllehe)ku shkodra dhe tirana vinin me pas per nga popullsia, poku ndodhen sot keta vllehe?

    Reply to this comment
  14. aleks April 27, 07:06

    arqile berxholli shkruajti nje te vertet, asje shtet ne ballkan, po dhe ne evrope nuk eshte 98% i paster, por vetem shqiperia, ballkani ka qene i perzier, sic eshte dhe tani,por dikujt i duket cudi se eshet brumosur nga mesimet propagandiste te diktatures,
    per 2000 vjet ballkani ka qene i pushtuar,mereni me mend nje perandori, ku mund te levizje lirisht, nuk ka pas kufij, dhe pas 2000 vjetesh krijohen shtete e pavarura, dhe ne librat e historise, lexohet 98% te paster, si ka mundesi,?per analogji ne rast se epiri do te ishte i gjithi shqiptar sot, apo i gjithi grek, cfare do te ishte popullsia atje sot, sigurisht e asimiluar,

    Reply to this comment
  15. Autokton May 17, 22:29

    Kush flasin keta fillo greket.Ata thine qe shqiperia e shqiperi,ju na i dhate Te gjitha,alfabetin sivilizimin kulturen Te gjitha.po si su vjen turp na thoni lezoni histori.po jeni sic thoni shkruajini ne vllace histori,e e komentet..Na tregoni flamurin tuaj kombetar.,su vjen zeri.E dini po s doni ta pranoni qe jeni komb pa identitet PA FLAMUR.Keni sherbyer ne kete vend sepse Te tille keni lindur per Te na sherbyer.Sa per trima e strateg e dime e beni mire spiunllekun eshte vertetuar qe nga 1955 deri me 2015.

    Reply to this comment
  16. Arqile January 3, 09:21

    O zoteri.Ju vetem autokton qe nuk jeni?????.e sa per historin nuk e thone vetem vellehrit pot e thot europa.ti akoma nuk di nga e mori Ismail qemali flamurin dhe kush e beri imenin aty do kupetosh patriotizemin,si I pa afte qe jeni ze,patriot…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*