Andrea Mema si Kajo Karafili

February 8, 2018 09:27

Andrea Mema si Kajo Karafili

Nga Bashkim Koçi

Njeriu nuk është i përjetshëm. Ai duhet  të përpiqet të jetë e pavdekshëm në atë që thotë dhe në atë që bën. ​Më erdhën ndërmend këto fjalë të një mendimtari të shekullit të shkuar teksa dëgjoja këto ditë të tregohej, jo pa ngarkesa emocionale, për luftërat dhe jetën me plot sakrifica të një durrsaku, emri i të cilit është mbuluar me pluhurin dhe ndryshkun që kanë hedhur kohërat, Andrea Memës.

Nuk se Andrea Mema është apo mbetet “anonim” për durrsakët, veteranët e qytetit bregdetar, për studiusit, për historianët, për të gjithë ata që kanë shkruar e shkruajnë për Luftën Nacionalçlirimtare e vitet ndërtimtarë të mëpastajmë.

Jo! Emrin e tij e gjen nëpër libra ku trajtohen tema të mëdha të Luftës, në krah të legjendarëve,  të luftëtarëve të tjerë heronj, të cilët, me apo pa dëshirën e politikës së ditës, mbeten pasuria e vetme që na ka zbardhur faqen në sy të Botës.

***

Andrea Mema

Nëse do që e tashmja të jetë ndryshe  nga e shkuara, studio të shkuarën. Andrea Mema ishte pjesë e këtij kontingjenti të rinjsh durrsakë, që e kishin studiuar, madje e mbanin mbi supe peshën e rëndesës dhe të dhimbjes që u kish sjellë regjimi.

Ndaj edhe ai “qiti pushkë” kundër  pashallëkut që sundonte mbi popull qysh në moshën fare të re, kur nuk i kish dirsur ende faqja, kur për të kryer aksione “të rrezikut të madh”,   shkonte si mbështetës,  si guerilas i “skalionit të dytë”. Për vetëm pak muaj “stërvitje”, bëri emër, meritoi të thirrej nga njerëzit e thjeshtë  “trimi i Durrësit”, ashtu siç konsideroheshin të tillë  Lym Këta e Adnan Qatipi në kryeqytet, në Tiranë.

Gjëja më e vështirë është të jesh kundër  rrymës. Është e vështirë sepse në të tilla raste të duhet të mbash mbi shpinë atë çka shumica e njerëzve të komunitetit ku punon e jeton e quan çmenduri, e konsideron gjë të mbrapshtë, njerëzisht të pamoralshme. Por Andrea Mema nuk i përfilli fjalët e rrugës, mbylli sy e vesh në emër të së ardhmes, të betimit që kishte bërë si atdhetar i betuar, i cili e meritoi të ishte tek të 200-ët  e parë “komunista lule”.

Ky moral i ri do ta çonte aty ku kërkohej jo thjeshtë për të zbrazur një armë kundër pushtuesit, por që të kërkohej koka. Në këto kushte trimi kërkoi  trimin. Në aksionin e parë në qytetin e Durrësit, për të eliminuar një tradhtar dhe bashkëpunëtor të rrezikshëm të pushtuesit nazifashist, Andrea ish në krah të Kajo Karafilit. Babë Myslimi e kish dërguar Kajën “për garanci”, për të mos dështuar aksioni, por edhe për të vënë në provë Andrea Memën nëse ishte “kapedan”, nëse  rreshtohej tek ata që do të kishin fatin të ishin pjesë e Çetës së Pezës.

***

Lumturi  ka në çdo kohë, në çdo vend dhe në shumë mënyra, por ajo varet nga njeriu-kur e këkon, në cilin vend e këkon dhe në ç’mënyrë e kërkon. Andrea Mema e kërkoi lumturinë në moshën e rinisë, kur energjitë i kishte të pashterëshme, në vendin e tij, në Shqipëri, e cila priste të çlirohej nga armiku pushtues;  dhe  në mënyrën më  heroike, duke u përballur dhëmp për dhëmp me ata që po rrezikonin pushtimin e Botës. Ishte 18 prilli i vitit 1943, vetëm pak ditë që kish dalë nga burgu si “i rrezikshmi” i qeverisë, ku bashkë me 20 durrsakë  të  tjerë iu bashkangjit Çetës së Babë Myslimit për të cilën  “shihte ëndrra në gjumë” nëse do të vinte ndonjëherë  dita të ishte pjesë e formacionit luftarak, aty ku luftonte Kajo Karafili.

Djaloshi ëndërrimtar, vetëm 25 vjeç, e konsideronte Kajën si  trim legjendë, si një Skënderbe. Këtë  magji e kishin edhe djelmoshat e tjerë, vërsnikët e Andrea Memës.  Maliq Muço (Hero i Popullit), Ibrahim Buzhiqi, Muharrem Kokomani, Fiqiri Sinojmeri, Shpend Dega, Ibrahim Balla, Vlash Prifti, Petraq Çuka, Prokop Meksi e të tjerë,  u trimëruan sepse ndoqën shembullin e trimave si Kajo Karafili.

Nuk ka qëllim të madh pa sakrifica të mëdha. Për Andrea Memën kjo sentencë ishte dhe mbeti deviza e jetës, gjëja më e shenjtë për të qënë kryelartë në detyrat që iu ngarkuan në Luftën Çlirimtare. Ai e ktheu strehëzën e tij, shtëpinë, bazë të Nacionalçlirimtares, e cila për nga rëndësia që mori aty u organizuan takime të luftëtarëve të spikatur si udhëheqës të Lëvizjes, siç ishin Telat Noga, Ndoc Mazi e Kazma Nushi.

Një pllakën përkujtimore, e cila i jep bukuri shtëpisë, edhe sot e kësaj dite, mban të shkruar në mermer se aty u mblodh për herë të parë Celula e parë e qytetit të Durrësit. Eshtë fakt, gjithashtu, se partizani, të cilit i ishte ngarkuar detyra e ruajtjes të anëtarëve të qarkorit që mbledhja të zhvillohej normalisht, ishte artisti i madh durrsak, Nikolin Xhoja.

***

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.​ Kjo thënie e bukur nga njerëz të mëdhenj mund të jetë ilustrim i shkëlqyer edhe për Andrea Memën. Nëse ndjekim karrierën e tij, nga veprimtar e organizator i thjeshtë i njësiteve guerileve  në qytetin e Durrësit dhe  detyrat më të larta që iu ngarkuan në Çetën e Pezës, Batalionin Territorial e deri tek formacioni i lartë ushtarak, atë të Brigadës së 22-të Sulmuese, vihet re qëndresa, ndershmëria, sakrifica për të mbetur qelibar, njeri që nuk e njohu kurrë pozicionin kokulur, të turpëruar. Në luftë Andreas iu caktuan pozicione të rëndësishme luftarake siç ish detyra e komisarit të  Kompanisë, zv/komisar Batalioni, të cilat iu desh t’i kryente me shumë përgjegjësi në një rrugëtim shumë të gjatë përpjekjesh me pushtuesit gjermanë, nga Peza në Vishegrad.

Më pas, kur vendi u çlirua,  Andrea, si gjithmonë, mbeti “i skalionit të parë”, kuadri më i papërtuar për të  drejtuar  aty ku rreziku i jetës  të ishte, as më shumë e as më pak, si  në frontin e luftës me dyfek në krah. Aty ku u caktua Andrea Mema ishin vende drejtuese, të cilët kërkonin, përpos njerëz të ditur e të kënduar, por edhe të vendosur  për t’u përballuar  me egërsinë e kundërshtarëve, të të mundurve. Ai arriti të bëhej  i suksesshëm sepse çdo gjë që ia caktonin për ta kryer  e merrte seriozisht.

Seriozisht dhe me plot besim punoi në detyrën e kryetarit të Degës së punëve të brendshme në rrethin e Durrësit, dhe po me atë përkushtim e devotshmëri në drejtimin e Drejtorisë më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë dhe si kryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit të Shijakut. Shijakasit e vjetër në moshë kujtojnë ende shpirtin e madh human që kishte  Andrea Mema. Për sa vite që punoi e drejtoi në Shijak, ai u bë pjesë e shqetësimeve të familjeve në nevojë, i kudondodhur për  mposhtjen e varfërisë tek njerëzit që i mbanin sytë nga shteti.

Ky burrë i veçantë, i cili doli si i tillë nga komuniteti durrsak, mbeti po kaq “durrsak” në krijimin e familjes të cilës iu përkushtua me shumë dashuri, ashtu si dinte Andrea. Ai e lidhi jetën me Mellaninë, vajzën  më të bukur e të zgjuar,  e cila ishte bijë në  familjen e madhe të Hebajve, nga fisi ndër më të spikaturit e qytetit të lashtë për merita patriotike e që, siç thonë në Durrës, “në pesë pjesëtarë të një familjeje Heba ishin gjashtë partizanë”.

Me Mellaninë u njohën në aksionet luftarake, në veprimtaritë e përbashkëta të njësiteve guerile. Simboli që e bekoi këtë bashkim zemrash do të ishte 9 Maji i vitit 1946, i cili, përpos ditës së dasmës,  përfaqësonte edhe ditën e fitores mbi fashizmin.

Andrea Mema u nda nga jeta fare i ri, në moshën 38 vjeç. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që ia prenë jetën në mes këtij durrsaku të përflaktë. Mellania ishte fare e re, në moshën e saj më të bukur. Ç’duhet të bënte? Nga jeta kish mësuar se një grua e bukur, mbetur e ve,  duhet të ngutej “për të thyer pasqyrën e saj”. Më tej, në vitet e mbetur “kallogre”, i duhej të kujdesej për fëmijët, t’i rriste, t’i edukonte e t’i shkollonte ashtu si të kishte në krah bashkëshortin e saj të dashur, Andrean.

Në dhjetë vjet martesë ai la tre fëmijë, Tanjën, Vasilin dhe Lidën. Sigurisht, që ata tashmë janë në moshë madhore, por nuk kanë harruar dhe nuk mund të harrojnë kontributin e prindërve, të Andreas dhe të Mellanisë, për të mbajtur lart emrin e familjes. Sidomos të nënës, Mellanisë, e cila sakrifikoi gjithçka, duke i bërë që të tre me arsim të lartë. Djali, Vasili, një nder fizarmonicistët më të shquar të vendit, kujton se këtë profesion shumë të bukur e ka dhuratë nga babai, Andrea. Emri i tij, kujtimet dhe gjurmët që kishte lënë tek bashkëkohësit, luftëtarët që kishin çliruar Shqipërinë.

Ai kujton ditën kur, si jetim që ishte, punonte  në Ndërmarrjen Komunale për ujitjen e lulishtes pranë Shtëpive të Pushimit në bregdet, aty ku pushonin udhëheqësit e kohës. Në një nga këto ditë ai përballet me një person i cili, siç ndodh rëndom, e pyeti nëse vijonte shkollën. Jo!- i kish kthyer përgjigje Vasili dhe me ndershmërinë që karakterizon një fëmijë, i kish shpjeguar  për pamundësinë e realizimit të një ëndrre për t’u shkolluar në Liceun Artistik, në Tiranë. I kujt je, si e ka emrin babai?-kish vijuar burri, veshur me kostum plazhi. Dhe pasi mori përgjigje se ky ishte i biri i Andrea Memës, e kish përqafuar dhe premtuar se do të fillonte shkollën aty ku  kishte  ëndërruar.

Më pas, një nga  shoferët aty në bllok, e kish pyetyr vocërrakun: Ç’të tha Kryeministri, çfarë bisedove me të?! Vetëm atëherë Vasil Mema, i biri i Andreas, mori vesh se bashkëbiseduesi kishte qënë Mehmet Shehu.  Sapo u kthye në shtëpi mori vesh se porosia e Mehmet Shehut paskësh marrë dhenë. Vetëm pas një jave, djali që ujiste lulet buzë detit Adriatik, u gjend në Liceun Artistik  “Jordan Misja”, në Kryeqytet.

Nderi nuk është bërë për t’u fituar, por për të mos u humbur. Kur i hedhim një vështrim dashamirës jetës së Andrea Memës kapet lehtësisht fakti që ky personalitet i lartë, i cili u gatua dhe u poq si i tillë në flakët e Luftës NÇ, mbeti në të gjitha ditët, muajt dhe vitet që jetoi njeri shumë i nderuar për familjen, shoqërinë dhe  Shqipërinë.

Sot fëmijët, nipërit dhe mbesat, u gëzohen vlerësimeve që i janë  bërë Andrea Memës. Atij i është  akorduar  titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit, “Nderi i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it”, ndërsa   një rrugë mban të gdhendur në mermer emrin Andrea Memës.

February 8, 2018 09:27
Komento

10 Komente

  1. ELIOT February 8, 12:31

    NJE HISTORIE E BUKUR .. E PREKSHME ….. PO TE MOS KISHTE TAKUAR RASTESISHT TRIMIN MEHMET ….????? KU DO TE PERFUNDONTE I GJORI NGA DURRESI …. QE BABI I VET KISHTE LUFTUAR ME TRIMERI DHE CDO GJE JA KUSHTOI SHQIPERISE …POR FEMIJET E VET PERFUNDUAN NE UZINE ME RRALLA SI GJTHE SHQIPATARET ME BICIKLETE .???? DHE USHQIMET ME TULLONA ….. KUR FEMIEJT E ENVERIT BRIDHNIN BOTEN ME EMRA FALLCO SI FEMIJET E MEHEMTIT DHE TE TJEREVE …. SA PARTIZANE SI KY MEMA U ZHGENJYEN PER JETEN E POPULLIT …. VDIQ I RI AKOMA SDIHEN RRETHANAT E VDEKJES SE KETIJ TRIMI …. KESHTU TRIMASH QE SHKUAN PER LESH K NGA ENVERI KISHTE ME QINDRA …LYM KETA AKSIDENT ..SPIRO VETEVRASJE MEHMETI VETEVRASJE … BEQIRI VETE VRASJE TAHIR DEMI VETE VRASJE … DHE NJA 100 TE TJERE …. EQUACIONI ESHTE I THJESHTE …. KOMUNISTAT ME ENVERIN JA HONGREN KOKEN NGA PRAPA ..NGA // POR BASHKIM KOCI .. SJA MBAN TE TREGOJE DERI NE FUND HISTORIEN E ANDREAS MEMES ..PER CUDI NGA TE GJITHE TRIMAT VETEM ENVERI ME FRIKACAKU JETOI DERI NE VDEKJE .. GJARPERI NGA GJIROKASTRA I JETOI DITET NE LUMTUI DERI NE FUND ..

    Reply to this comment
  2. jakobini February 8, 19:37

    T’u japim heronjeve dhe deshmoreve,LAVDINE, ndersa veteraneve te LANÇ -it, PERJETESINE! Urime Bashkim Koçit per keto shkrime me vlera historike!

    Reply to this comment
  3. demo February 8, 23:38

    O Bashkim Koci nga Librazd katuni.Ai qe ke vu ne rreth tek fotografia Shtabit pergjithshem eshte dr.Ymer Dishnica,jo andrea mema.Me thuaj pa emfaze,patetik,panegjerik,katunar folklorik, kush ishte spiuni qe do qeronte andrea mema,mos ishte Miladin Popovici?Po te kete qene Miladini dhe Dushani,,hallall superlativat per kete andrean durresakun,qe tjekte kemben zvarre dhe te ben edhe ty durresak,se gjithe katunsit e Librazhdit ne Durres kane perfundu.

    Reply to this comment
  4. Guri Naimit D(Dh.Xh.) February 10, 00:33

    Perjetesi luftetareve te Atdheut si Andera Mema.

    Nje shkrim qe te emcionon,per me teper kur je bashkekohes!.Faleminderi, i ralli njeri; Bashkim Koci.

    Si nje 82 vjecar,nje jete mesues,kam njohur peripeci sa tregime nga me mbreselenese.Ne moshen qe jam, gjetur ‘trinitrinen” e jetes,leximi e mbi te gjitha,shkrimet e kesaj natyre,per njerezit e perkushtuar atdhetare,me kane bere per vete.Shkrimi juaj per kete Partizan te oreve te para me ceten e Pezes,dhe per me teper pjesmarres ne Formimin e “Brigates 22S”,qe eshte bere ne Zall-Mner te Tiranes(une drejtor shkolle ne vite), aty ku sot mbulohet nga ujrat e Liqenit te Bovilles,emri i te ndierit Andrea Mema, ishte ne ate vargun e gjate te inougurimit te asaj Brigate. Po kesaj,nje tjeter ndodhi, njohur te nderin ne Shijak,Ai kryetar Komiteti, shkuar une, ne nje ceremoni varrimi, te nje kolegut tij, vajza studionte ne shkollen e :gjuheve te huaja.”Asim Vokshi”Tirane…Aty mare ato mbresa per kete “Hero” si e quanin ata, treguar bashkeqytetaret e Shijakut.
    Kjo histori,me beri per vete dhe,fal dhe gjenezes se families sime,nga “Dangellia Naimjane”(Zavalani), me histori te lidhur me veprimtari atdhetare paraardhesit ne ate krahine me emer.Me Tyre, gjyshi Jano P Xhoga,nga bari dhe ne sherbim te familieve FRASHERI,edukuar me ndjenja Patriotike,lidhur me cetat e para te Rilindies Kombetare.sa prag shpaljjes Rilindies Kombatare 1912-t, Kapedan i cetes se Dangellise,krah cetave perrreth me te lidhur, Papa Stath Melani,sa bashkefsahtaret e Dangellise,si Mendu,Izet, Fehim Zavalani,qe vepronin deri ne Kolonje e Devoll,me Patriote te tjere me Mihal Gramenon e,Cerciz Topulli nga Gjirokastra,Dangelline dhe Zavalanin,mbeshtetie per Lufterat e kohes.Krah tyre, u be luftetar dhe dha jeten(Nentor 1913), krye cetes atje tek “Ura e Katiu”(Benjes),ne lufte te pa barabarte,si e thote dhe kenga per te”Luftoj Kapedan Jano P Xhoga, 1 me 50t.”(raporti forcave).
    Faleminderi i i mirenjohur Gazeta Bashkim Koci,per horizonte hapur per ate periudhe te Lavdisme te lufterave per Liri e Pavarsi, ne mbrojtien e vendit.
    I perjetshem Kujtimi te ndierit Andrea Mema, me te vecantat e tij ne interes te atdheut.qe me te drekte eshte nderuar nga organet perkatese.
    Me konsiderate.
    Pasues Veterani 82 vjecari.
    Toronto09-02-2018 Guri Naimit D(Dh.Xhoga)

    Reply to this comment
  5. demo February 10, 09:38

    Kur permende kaq shuime Zavalanas shoku Dhimiter,permend edhe Tajar Zavalanin,komunistin antistalinist,spikerin e radio Londres,perkthyesin e nenes”se Gorkit,apo nuk quhen komuniste keta?.Se komunizmin per te zeze te tyre e sollen ne Shqiperi bejleret.Po ju fshataret qe solli enveri ne Tirane,komunistet e Leninit i quani balliste,ashtu si banditet e maloket e Sali malokut,qe ndyjne kujtimin e intelektualeve antikomuniste qe vuajten neper burgjet e Juntes Enveriste.

    Reply to this comment
    • Peza February 13, 00:55

      O Demo mavria!
      Nuk ka patur kurre komunist antistalinist ne bote!
      Stalini ishte udheheqesi i lavdishem i Ushtrise se Kuqe qe zhduku murtajen nazi-fashiste dhe i dha liri9ne tre gjithe popujve te Europes!
      Te mos kishte qene lufta e Ushtrise se Kuqe sot te gjithe europianet e mbetur gjalle do te flisnin vetrem gjermanisht ne minierat e qymyrgurit si skllever te Hitlerit!
      Ai Tajari qe deredellit ti ishte vetem nje antishqiptar e asgje me shume!
      Me thuaj nje gje te mire te vetme qe antikomunizmi i ka sjelle keto 27 vjet Shqiperise dhe shqiptareve?
      Asgje te mire vecse mjerim,lufte klasash dhe percarje te perjeteshme!
      Shqiperia mori fund nje here e pergjithmone me ndihmen e ketyre kemishezinjve qe quhen antikomuniste!

      Reply to this comment
      • ELIOT February 13, 19:36

        ha ha ha ha ha ha ha hah hhhhhaaaaaaaaaaaaaaaa ;;More coban nga peza ;;;;;; po KOMUNISTI STROCKI QE PERFUNDOI NE INTERNIM MORE I GJORE …. ..STALINI I MADH ..E PERZURI ME DHUNE DHE I THA …. PO E VURE KEMBEN NE RUSI TE VAR SI LEPUR …. DHE HOP . K. ZH . B E HYPI NE TREN …DIRECTION EUROPE . ….ARGENTINE …. DHE ATJE MBAS DISA VITESH E VRANE ..BOLSHEVIKET E ..SHOKUT STALIN….. KRIMINELI STALIN .. SEPSE EDHE ATJE .. KOMUNISTI STROCKI E KRITIKONTE DIKTATUREN E BOLSHEVIKEVE …. EDHE DICKA COBAN NGA PEZA …. LENINI PARA SE TE VDISTE THA ….. JO SHOKU STALIN NUK DUHET TE MARRI QEVERINE …SE ESHTE SHUME BRUTAL …..MESO GJERA .SE KE LEXUAR VETEM ZERIN E POPULLIT …QE RRENIN CDO DITE …. HA HA HA KOMIKU NGA PEZA NA BEN SI FILLO ….

        Reply to this comment
      • ELIOT February 25, 11:14

        HEJ FSHATARI NGA PEZA KAM NJE HISTORIE INTERESANTE PER JU … …. NJE GRUA ISH KOMUNISTE RUSE TREGONTE … /// NJE HERE NE MUAJ NE MOSKE U BENTE MBLEDHJA E KOMUNISTAVE NGA E GJITHE RUSIA … VININ KOKAT E BRIGADAVE TE QYTETEVE DHE DEGJONIN FJALIMIN E KAMARADIT STALIN .. ISHTE NJE SALLE E MADHE SI SALLE SPORTI DHE AJO GRUA U ULTE GJITHMONE NE TE NJEJTIN VEND .. MBAS DISA KOHE E SHIKOI QE NJE SHOQE E KRAHUT TE VET MUNGONTE …. SE KUPTOI …….//// MBAS DISA KOHE E PA QE EDHE DISA SHOQE TE TJERA MUNGUAN NE BLEDHJE … DHE U CUDITE … SI ESHTE E MUNDUR TE MUNGONIN NE FJALIMINE TE MADHIT STALIN ????? NE FUND TE SALLES RRININ GJITHMONE SPIUNET E K ZH B … DHE SHIKONIN SPEKTAKLIN … DHE E KUPTOI SE KUR MBARONTE FJALIMI TE GHITHE DUARTROKISNIN …..POR KUSH I MBARONTE I PARI DUARTROKITEET … SPIUNOHEJ NGA SPIUNET NE FUND TE SALLES …DHE MIRRESHIN NGA ATO ME GJIPSA DHE HOP MBAS MALIT TE DAJTIT ..NE RUSI …. I PUSHKATONIN .. I THONIN SJU PELQEU FJALIMI I KAMARAD STALINIT … QE I PUSHUAT SHPEJT TE DUATROKITURIT .. NJEHERE … VAZHDOI DUARTROKITURA PËR 45 MINUTA …SE TE GHITHE E KISHIN KUPTUAN HORDHITE E BOLSHEVIKEVE .. DHE NAG FRIKA SNDALONIN … NE FUN TE MBEDHJES … AJO GRUA TREGONTE … I KISHA DUART ME GJAK NGA DHIMBJA …POR ….. ISHTE NJE VETERANE RUSE …BOLSHEVIKE QE I TREGONTE KETO HISTORINA .. DHE KAM SHUME …POR PO TE LEJE TE KUPTOSHE MIRE KETE HISTORIE DHE PASTAJ TE TREGOJ NJE TJETER…

        Reply to this comment
  6. Nipi Jano kapedanit rene me 1913te, February 10, 14:39

    Faleminderit per verejten z/”demo”,lapsue i paqellimsem.per te i kam thene c’duhet thene. Ai, na ben krenare, ne Zavalanllinjve.
    Sa ka per te shkruar per Zavalanllinjte se te tere,jane atdhetare mbi atdhetaret .(Pyll pa derra s’ka)Te me falin ata qe si kam permendur. Ne nja fiset e Zavalanit e ka Demo nje gjush te shkelqyer atdhetar,Fadil D.Hamiti ,Gjaku i tij, deri Deputet ne Kuvendin e shqiperise..
    Pershendetie dhe nje here vellezer bashkefashatre dhe ashtu si gjinje, UBITET mes Jush.
    . Nipi Jano Kapedanit rene me 1913t.
    Guri Naimit D.(Dh Xhoga)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*