Anduel Xhindi: Në Parlament për të vazhduar ëndrrën e babait

Redaksia Online August 30, 2013 09:14

Anduel Xhindi: Në Parlament për të vazhduar ëndrrën e babait

Deputeti socialist Anduel Xhindi thotë se mandati i dytë për të përfaqësuar Roskovecin në Parlament është mënyra më e mirë për të vazhduar ëndrrën dhe rrugën e lënë përgjysmë nga i ati. Djali i deputetit të ndjerë, Fatmir Xhindi, shprehet në një intervistë për GSH se do të vazhdojë të përfaqësojë me dinjitet zgjedhësit e tij, duke besuar fort në vizionin e kryeministrit Rama.

“Për një moment besoja se, të bërit politikë, ka qenë një mision i pamundur, për të vetmen arsye se në këtë vend ngatërrohej shpesh fakti që vota merrej nga populli, me popullin dhe çdo gjë bëhej për popullin, me pjesën ku vota i vidhej popullit dhe punohej për familjen në pushtet. Fakti që u rizgjodha deputet për mandatin e ardhshëm, do të thotë që kam pranuar tashmë të vazhdoj rrugën dhe ëndrrën e lënë përgjysmë të babait tim. Kam përfaqësuar dhe do të vazhdoj të përfaqësoj me dinjitet zonën që më vlerësoi, duke më dhënë votën më 23 qershor, njerëzit e mrekullueshëm të zonës sime elektorale, të cilët mes hallesh e problemesh më janë gjendur pranë duke më mbështetur dhe vlerësuar mua si Anduel, duke vlerësuar programin e Partisë Socialiste dhe duke besuar në vizionin e kryeministrit të zgjedhur të të gjithë shqiptarëve”, thotë ai.

Në lidhje me vrasjen e të atit, një krim i ndodhur në vitin 2009, por ende pa autor, Anduel Xhindi thotë se gjatë katër viteve, qeveria jo vetëm që nuk bëri drejtësi, por vërtetoi dyshimet për prapavijën politike të kësaj ngjarjeje.

“Qeveria e larguar me votë, pati mundësinë që për 4 vite në pushtet të tregonte se drejtësia mund të vihej në vend. Por u pa që për katër vite me radhë, jo vetëm që drejtësi nuk është bërë, por kanë vërtetuar të kundërtën, atë që ne kemi thënë e stërthënë që pas momentit të ngjarjes e deri më sot, pra që vrasja ka prapavijë politike. Ndryshimi i paszgjedhjeve është një hap i madh për vendin dhe gjithashtu kam besimin e plotë se do të bëhet drejtësi jo vetëm me zbardhjen e vrasjes së babait tim, por drejtësi për çdo ngjarje që ka errësuar imazhin e shtetit që u keqqeveris për një periudhë 8- vjeçare”, thotë ai.

Anduel Xhindi  fitoi një mandat të dytë, pas lëvizjeve që u bënë në listën e kandidatëve, nga ku u përzgjodhën si ministra Eglantina Gjermeni dhe Ilirian Celibashi.

 

Redaksia Online August 30, 2013 09:14
Komento

9 Komente

  1. Aliu August 30, 10:10

    Kesaj I thone te hashe buke varresh.Burse per familjen e deshmorve. E pa pelqyeshme.

    Reply to this comment
  2. nendetesja 105 August 30, 11:44

    para se te vazhdosh enderren e babait, tani qe rilindasit vine ne pushtet gjej vrasesit e tyt eti. fjala vjen mbiemri Caushaj(mallakastriot) a te kujton ndonje gje? Jo ish drejtori i gjimnazit te Rrroskovecit o zoti deputet, por vellai i tij, i cili eshte djale i shkathet, qe ne Belgjike dhe Francen veriore punon me miell, buce e klandestine per ne Angli. Po emri i deputetit Sokol Olldashi a te kujton ndonje gje. O Antuel yt ate i9shte burre zotni, ndersa ti je kalama, qe e ha rrogen e deputetit te perlyer me gjakun e tyt eti.
    Ndjese paste Fatmiri me mire te kishte vajze se mund t’i qellonte dhenderri njeri i pushkes, sesa te ka ty moj zonje grua!

    Reply to this comment
    • Mario September 1, 12:06

      Besoj se te gjithe jemi te vetedijshem se nese ngjarja nuk do te ishte per arsye politike do te ishte zbardhur brenda pak kohesh cka do i zbardhte faqen dhe Saliut me shoke. Persa i perket pushkes i njoh mire ata dhe sbesoj se e harrojne lehte. Nuk eshte mire te aludojme, e mira eshte te pritet sa te zbardhet ngjarja dhe te shohim a jane apo jo te pushkes ata.

      Reply to this comment
    • albano September 6, 12:35

      o nendetse pasi ti nuk i di gjerat mos komento pa pikene lidhjes e nuk na tregon dot ti ne cte bejm or trrimm sjemi nga ata burra qe e falim ne dhe do ishte e mira te komentoje ne emer !! mos llapni kot pa piken e lidhjes mus u beni injoranter !!

      Reply to this comment
  3. Gramoz August 30, 13:34

    nendetesja 105 te mirekuptoj per vrejtjet e e tua te terthorta por edhe mire dashese por mos haro se jo gjithmone bie dardha nen dardhe ku dihet ,mund te nxjere dicka ne drite,,kjo shte ne te nire te tij po dhe ne te miren tone,,se ketu fillon te shthuret gardhi e po filloi do te thote qe drejtesia po hyn ne ruge me mire kuptim shendet

    Reply to this comment
  4. ceti August 30, 16:17

    Bukur bukur, tamam Xhind i xhindosur. Po sikur babain ja vrane per pune femrash ketij djalit. Do mari pension te mire ky kur te dali ne pension.

    Reply to this comment
  5. Zemani August 30, 17:41

    Nuk është faji i tij për mosgjetjen e vrasësit. Faj ka shteti. Fatmirin e kam patur koleg. E kujtoj me mirënjohje dhe dua të zbulohet vrasësi.

    Reply to this comment
  6. avdulla nano August 30, 19:29

    haram te qofte mandadi i deputetit qysh e duron vrasesin e BABAIT tend shpellarin e tropojes

    Reply to this comment
  7. Gramoz September 2, 16:33

    ceti nuk eshte e drejte te flisni ne kete mynyre ,.une nuk njoh njeri ,po sipas mendimit tuaj duhet qe ky te mohoje baben e tij ///per cdo aresye ju nuk duhet te reagoni dhe mos e lendoni dy fish ,duke i vene dhe nje dicka qe ai nuk e di me mirekuptim faleminderit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*