Anëtar i KLP, ONM kundër konfirmimit të prokurorit Besnik Cani

January 25, 2019 19:20

Anëtar i KLP, ONM kundër konfirmimit të prokurorit Besnik Cani

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar nga Komisionerët Publikë të ankimojnë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për rikonfirmimin në detyrë të prokurorit, Besnik Cani, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Cani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Elbasan, u konfirmua në detyrë më 27 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa sot (25 janar), Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar Komisionerët për vendimin.

“Në të njëjtën datë, 25.1.2019, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Besnik Cani. Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.

Për prokurorin e Elbasanit, Besnik Cani, njëkohësisht këshilltar i komanduar i Arta Markut, ILDKPKI theksonte se ka bërë deklarimi të saktë, ka burime të ligjshme dhe nuk ka kryer fshehje të pasurisë.

Por sipas hetimeve të KPK-së, prokurori nuk justifikon banesën e tij në Paskuqan, por vetë Cani tha se ndërtimi i saj është bërë nga të ardhurat në emigracion.

Në lidhje me pastërtinë e figurës, DSIK vlerëson se Besnik Cani nuk kishte patur kontakte të papërshtatshme.

Cani ishte në listën e 57 emrave me gjyqtarë dhe prokurorë që kandidonin për institucionet e reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Që në nisje të procesit, KPK ka konfirmuar në detyrë 36 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa ka nxjerrë nga sistemi 31 prej tyre.

Pothuajse të gjitha vendimet janë ankimuar në KPA nga Komisioneri Publik dhe vetë subjektet, por kjo nuk e pengon nisjen e procedurës për formimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

l.h/ dita

January 25, 2019 19:20
Komento

3 Komente

  1. ky duket si terrorist lol jo si cfar i thon ktij ? Prokurooor !!!!!!!!!!!! January 25, 19:46

    kur shikon te tille tipa ,
    kupton menjiher se ai vend eshte kthy me byth perpjet

    Reply to this comment
  2. Arben January 26, 07:26

    Besnik cani ka hak dhe do te marre litarin.

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*