Anëtarësia e PD-së voton sot për kryetarin

July 22, 2017 09:07

Anëtarësia e PD-së voton sot për kryetarin

Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami.

Votimi do të zhvillohet në 68 qendra në të gjitha degët e PD nga ora 08:00 deri në orën 19:00.

Plot 104 mijë anëtarë të PD-së do të marrin pjesë, si edhe do të shprehin verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim.

Gazetari Everest Dedaj raporton se në selinë qendrore të PD-së në Tiranë, votimi ka nisur 20 minuta me vonesë për shkak të një problemi me një vulë.

Ndërkohë në Shkodër ku do të votojnë 5 mijë anëtarë procesi ka nisur normalisht.

Kur voton Selami dhe Basha? 

Për të monitoruar zgjedhjet janë ngritur 73 komisione në të gjithë vendin.

Zgjedhja e kryetarit do të bëhet në bazë të parimit një anëtar një votë dhe mbahen pas një fushate intensive që kanë kryer kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, në çdo degë të PD në gjithë vendin.

 Ish-deputeti Eduart Selami do të votojë në orën 10:00 në selinë qendrore. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 10:30, por zyrtarisht nuk ka ende një orar të konfirmuar.

Komisioni Elektoral ka njoftuar se procesi i votimit ka nisur në mënyrë të rregullt.

July 22, 2017 09:07
Komento

3 Komente

  1. Drejtesia do te behet,zgjidhen apo nuke zgjidhen ne krie te partise mijte e kenetave. July 22, 11:12

    PD-ja me kete konkurence ne mes dy krietareve te deshtuar ne dite e vite,po kerkon te zgjedhe me te keqen e vogel,nen diligjimin e berishovicit,ketije miu te kenetes,qe do te thote as me pak dhe as me shume nje brime ne uin e qelbur te jashteqitjes shqiptare.Ne moralin e antareve te pd-se eshte ti bojkotojne keto zgjedhje ne mes ujqerve e cakejve qe nuke kane te ngopur ne leke te piset dhe pushtet pa kufi brenda djallit. PD-ja nuke ka nevoje per keto mostra krietareve,qe jane te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik ne dite e vite deri me sot,por per politikane te ndershem qe nuke i mungojne kesaj partier.Mjat me,me pjellat e mostrat e diktatures komuniste te konvertuar ne demokrate dhe nje djalle e gjysem dhe qe derdhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt. Reforma ne DREJTESIA,VETTINGU si dhe ligji i dekriminalizimit nuke u bene se politika shqiptare i sherbente popullit,por ngase kjo palopolitike u binjakezua me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik montoje istitucionin e jashteligjshem,pandeshkueshmerine.Demokrate te ndershem kudo qe jeni bojkotoni kete farse zgjedhje,ne respekt e nderim per martiret e kombit qe nuke kursyen as jeten e Tyre per nje Shqiperi vertet te lire e demokratike.

    Reply to this comment
  2. Z/K July 22, 14:27

    Anëtarësia e PD-së voton sot për kryet(k)arin

    Reply to this comment
  3. Basha July 22, 19:01

    Sot nuk votohet per kreun por per fundin.Zgjedhjet jane te manipuluara qe kur Gjana vajti kryetar i komisjonit .Na e prishe PDne mor maloku I qenit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*