Ceremoni për pranimet e reja në organizatën e veteranëve të luftës

June 23, 2019 13:45

Ceremoni për pranimet e reja në organizatën e veteranëve të luftës

Në javën që lamë pas në Kryesinë e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ u zhvillua një ceremoni e veçantë.

Me kërkesën e tyre dhe me miratimin e Kryesisë së Komitetit Kombëtar u anëtarësuan në Organizatën e Veteranëve të LANÇ: Ksenofon Krisafi, Zyhdi Dervishi, Neki Dredha, Sokrat Habilaj, Erion Habilaj, Orgest Habilaj, Juneta Dumi, Jorgo, Edmond dhe Vasil Krisafi, etj.

Në këtë ceremoni veç Kryetarit Rustem Peçi, Sekretarit të Përgjithshëm Odhise Porodini, zv/kryetarëve të komitetit: Faik Aliaj dhe Elidiana Canaj, si dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë, asistonte edhe Kryekëshilltari dhe Kundëradmirali Ziqiri Mero.

“Është kënaqësi për ne që ju dorëzojmë sot librezat e anëtarësisë në Organizatën e Veteranëve të LANÇ, juve vëllezër të dashur dhe shokë te nderuar. Organizatës sonë të Veteranëve të LANÇ i shtoni vlera të reja, sepse jeni nga elita e intelektualëve tanë” – tha në fillim të ceremonisë Kryetari Rustem Peçi.

Me studimet, me qëndrimet, me mbështetjen që i keni dhënë vazhdimisht Organizatës së Veteranëve të LANÇ, historisë se lavdishme të Luftës Çlirimtare si bij e bija të luftëtarëve të asaj lufte legjendare, dhe de fakto kini qenë anëtarë të organizatës sonë. Sot ju anëtarësoheni edhe de jure në Organizatën e Veteranëve”.

“Më të prekur edhe më të emocionuar nga ju e ndjejmë veten ne që sot bëhemi pasardhës veterani dhe anëtarësohemi në Organizatën e Veteranëve të LANÇ,- nënvizoi në fjalën e tij Prof. Ksenofon Krisafi – Ne gjithë jetën kemi ecur në gjurmët e prindërit tanë luftëtarë të njësiteve partizane. Të asaj lufte që garantoi lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.  Nëse Shqipëria do të kishte qenë në krahun ku donin ta vendosnin ballisto-zogistët Shqipëria do ishte copëtuar dhe nuk do të ekzistonte”, nënvizoi Prof. Krisafi.

Kryekëshilltari Ziqiri Mero tha: “Sot që po ju dorëzojmë dokumentet e pasardhësit të veteranit për mua veteranin 100 vjeçar të LANÇ është kënaqësi që rrallë e kam ndjerë në jetën time. Ju jeni profesorë dhe intelektualë të vërtetë. E them këtë sepse ka edhe bij të shokëve tanë siç është Artan Fuga që e quan veten filozof e mban një qëndrim të ulët, që të pështiroset kur e lexon“.

Odhise Porodini tha: “Edhe për mua është kënaqësi e veçantë sot sepse ju jeni nga elita e intelektualëve. Ju punoni me brezin e ri në fakultete dhe padyshim vlerat e LANÇ do t’i çoni reale siç janë në të vërtetë. Që brezi i ri të njohë realisht LANÇ, jo siç përpiqen ta paraqesin edhe në librat e shkollës pseudo-historianë të paguar e të diskredituar!

Zëvendëskryeredaktori i DITA-s, Erion Habilaj, i cili vjen nga një familje që ka dy dëshmorë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore tha:

Jam shumë krenar për atë që kanë bërë të parët e mi, duke iu përgjigjur atdheut në nga momentet më të vështira të veta. Me kohët e trazuara që po jeton sot Europa ruajtja e vlerave antifashiste është bërë sot edhe me e domosdoshme. Në gazetën ku unë punoj përpiqemi të ruajnë të paprekur vlerat e asaj Lufte që mori jetën e shumë të rinjve dhe e renditi vendin në krahun e duhur të historisë”.

Prof. Zyhdi Dervishi tha : “Babai im ka qenë partizan i Brigadës 11 Sulmuese. Por edhe po të mos kishte qenë parti­zan, si studiues do të kisha mbajtur këtë pozicion dhe do të mbroja me vendosmëri LANÇ”. Ai, bashkë me Prof. Ksenofon Krisafin i dhuruan Kryesisë së Komitetit Kombëtar disa libra të botuar prej tyre.

a.d. / dita

 

 

 

June 23, 2019 13:45
Komento

24 Komente

  1. Buda June 23, 16:18

    Nje ngjarje shume emocionuese dhe historike. Dy profesoret, te cilet i njoh nha afer, Krisafi dhe Dervishi, jane njerez te mrekullueshem!

    Reply to this comment
    • Feniks June 24, 06:50

      Kam respekt per Organizaten e Veteraneve te LANC-it,jam vete djali i partizanit te Pezes heroike,nje prej partizaneve qe goditi Asamblene Tradhetare kuislinge me 18 tetor 1943,por nuk me duket llogjike qe te organizohen ceremoni te tilla!
      Ne se quhet organizate e veteraneve te LANC-it,te tille jane vetem partizanet e jo ne trashegimtaret e tyre,ndryshe i vini nje emer tjeter ku te mblidhemi te gjithe!
      Faleminderit per mirekuptimin!

      Reply to this comment
  2. nga Çikago June 23, 18:32

    foto e respektuar, nderime e respekt te madh veteraneve tane, ish-partizaneve, luftetareve te luftes se pashembullt te shqiptareve e cila rralle se perseritet ne Historine e se ardhmes.

    Reply to this comment
  3. Bes Brani June 23, 19:50

    Kjo foto e thjeshtè, nè njè ambient po aq, mè ngjall ndjenjèn e respektit tè thellè pèr juve heronjtè e gjallè, tè brezit tè Luftès Na-çl. Tè gjithè ata qè e duan Shqipèrinè mbi veten e tyre krenohen me arritjet tuaja, pa çka se mjaftè prej atyre i pèrdhosèn, shpèrdoruan e keqtrajtuan. Zemra dhe ideali juaj do tè mishèrohet nè çdo brez, sa tè ketè jetè vetè Shqipèria ! Tè rrojè Shqipèria ! Pa sundues e oligarkè !

    Reply to this comment
  4. E verteta June 23, 19:58

    Po bijte dhe niperit e atyre partizaneve qe vdiqen neper burgje dhe internime, i pranoni ne organizaten tuaj ? Pergjigjen eshte mire te ma japi zevendeskryeredaktori i « Dites » meqe,ashtu si une qenka edhe nip deshmoresh. Megjithese une u rrita ne internim.

    Reply to this comment
    • Lek Dragobia June 23, 21:19

      Bijtè dhe nipèrit e partizanève janè bijtè e Shqipèrisè, pavarèsisht shkallès sè gabimeve tè tyre mè pas, nè luftè kishin njè qèllim tè pèrbashkèt. Shqipèrinè e çliruan sèbashku duke mbetur pèrjetè partizanè. Atè botè dominuan komunistat nè tè gjitha fushat pèr dyzet vite, nè mal e nè qytet, nè fushè dhe nè fshat, nè shkollè dhe nè jetè. Punuan e drejtuan me devotèshmèri e dashuri pèr Atdheun e na lanè njè Shqipèri me nder, me njerèz tè shkolluar e idealistè me shtet tè fortè e njerèz tè varfèr. Gabuan nè disa momente strategjike, por
      jo morale dhe karakteri. Partizanèt, fèmijèt, nipèrit e tyre u mundèn, mjaftè idealistè u kthyen nè materialistè qè pèr tridhjetè vite vodhèn, dogjèn, shkatèruan e shitèn tè gjithè mundin e djersèn e njè populli. Demo-integu-rilindas kanè dominuar pèr tridhjetè vite Shqipèrinè. Nè kèto vite ballistèt dhe zogistèt u reabilituan. Tè burgosurot ordinero-politikè u shpèrblyen nga mundi e gjaku i njerèzve tè thjeshtè qè pas ’97 humbèn gjithçka, por dashurinè pèr Shqipèrinè e kanè tè pastèrt. Tè takon ty ” E vèrteta ” tè zgjedhèsh e tè qèndrosh, nè mes tè kètyre veteranève dhe brezit tè tyre qè i kanè dhènè gjithçka Shqipèrisè, apo kundèr tyre…..

      Reply to this comment
    • Peza June 23, 22:04

      Ti dhe ata qe te pollen ty ate koke kishin dhe ashtu e pesuan,tani cfare do nga ne te tjeret?
      Shko merr demshperblimet si i persekutuar se ne kete organizate nuk ke vend!

      Reply to this comment
      • Pendim Ballisti June 23, 23:45

        Peza ! Po sikur historia tè pèrsèritet dhe atje nè Pezè tè bèhet thirrja pèr bashkim , pa dallim feje, krahine dhe ideje pèr tè luftuar okupatorin si i bèhet, apo do tè vendosèsh njè sqarim tè vogèl duke thènè : – Pèrjashtohen nga Fronti tè gjithè ata partizanèt qè gabuan herèn e parè ?!?

        Reply to this comment
        • Peza June 24, 07:00

          Lexo ketu,ti ballist qe nuk je penduar se te vlon nder deje gjaku i shprishur i antishqiptarit!
          Se pari Konferenca e Pezes u be me 16 shtator 1942 dhe ju ballistet e zogistet jo vetem e tradhetuat ate,por u bashkuat me pushtuesit duke derdhur gjak partizani!
          Kerkoni falje dhe pranojeni se keni tradhetuar e jo te derdellitni per Mukjen tuaj mashtruese!
          Se dyti,te gjithe ata partizane,qe shkelen mbi idealet e LANC-it ,interesat e popullit dhe ligjet e shtetit popullor merituan denimet e dhena nga drejtesia!
          Se treti,ne se ti nuk ke marre vesh gje nga historia edhe sot pas mbi 70 vjetesh,kot e ke:Derr fashisti ka qene yt ate,po derr ke mbetur edhe ti!

          Reply to this comment
          • E verteta June 24, 18:36

            Nese nuk pate burrerine e duhur qe t’i thoshje Enver Hoxhes qe ishte tradhetar i ideve te partizaneve te ndershem, sic beri im ate mos u hiq trim sot o ti qe fshihesh pas emrit Peza. Fashista jeni ju qe legjitimoni dhunen dhe diktaturen dhe jo une qe i edukuar nga babai im, antifashist i oreve te para, urrej cdo lloj diktatori, Hitler apo Enver sikur te quhet ai.

          • Peza June 25, 07:53

            Lexo ketu siper ti “e verteta” balliste!
            Ne se je i bindur ne drejtesine e babait tend,dil me emer e mbiemer per vete dhe babain tend dhe na trego akt akuzen qe iu be ne gjyq,deshmitaret e saj dhe vendimin gjyqesor!
            Pastaj prit te lexosh edhe gjykimin e te tjereve!
            Keshtu gjendet e verteta e jo sic ben ti duke na treguar perralla me tradhetira!
            Ne se ti qenke familje qe denoncoke tradhetine,pse nuk del edhe tani,qe TRADHETIA eshte ulur kembekryq ne Shqiperi dhe populli po merr arratine neper bote edhe pas 30 vjet demokraci?
            Ja fusha ja shejtani o ballisti kapedani!

      • E verteta June 28, 22:32

        Demshperblimin do ta kerkoj, kur ti dhe pacavuret si puna jote te me kthejne rinine e humbur. Nuk i dua, sic nuk desha as ato te xhaxhait tim deshmor. Nuk jemi si ju qe shisni gjakun per ca qindarka. Sic i shitet dje idealet e Luftes per ca karrige zyrash.

        Reply to this comment
  5. Vasili June 23, 20:13

    Mire keta kanibale,jane te cufudhjasor nga trute,por dhe gazeta ka roitur keq:
    Ne barkun e nenes parti,nga vrima poshte kane shkrehur revolen keto kadavra,kunder armikut.
    Cmenduri e neveriteshme perverse.por normale,ne kete vend te absurdit ekstrem.

    Reply to this comment
    • bravo June 24, 07:05

      Po ky Vasili pse ka dale nga spitali psikiatrik pa u sheruar?
      Eheee,do kete marre KARten e te persekutuarit i shkreti?!

      Reply to this comment
  6. Dhimiter Xhoga.(Guri Naimit D) June 24, 13:43

    Pse o te nderuar,qe ju marim per atdhetare te vertete,perfaqesues te MEDIAs, komentet e mia nuk mi botoni.Apo pse jam “Pasues veteran” gjejeni ate qe me behet BARIKADE se nuk eshte atdhetar.
    Mu ju dhe atdheun:
    Pasuesi veteran Dhimiter m Xhoga.

    Reply to this comment
  7. artan vlora June 24, 19:59

    po shkoni more shoke hani bajgat e kim jongut ne kore te veriut, se atje rron enveri juaj. te dhjere, por krenarë

    Reply to this comment
    • kujtesa June 25, 19:00

      pse kerkon ta felliqesh emrin e Vlores o fekale e saj? megjithate jane perzier bajgat tani, por bajge ngelesh.

      Reply to this comment
  8. Pasardhesi i veteraneve June 24, 22:55

    Antishqiptaret e urrejne Organizaten e Veteraneve te LNÇL. Asgje tjeter nuk pritet prej tyre. Keta jane pasardhes te kolaboracionisteve, balliste, zogiste, nacionaliste dhe ish te denuar nga drejtesia e ligjeve te kohes. Nuk kemi cfare t’u bejme! Kane zgjedhur vete vendin, ku falen. Aty do te mbeten, aty do te kalben si fosile, antivlera.
    Populli i njeh çlirimtaret e tij. I mbeshteti, i furnizoi me ushqime dhe veshje nga fillimi i luftes e deri ne Çlirimin e Shqiperise, u kendoi kenge dhe i perkrahu pa rezerva, sepse ata kishin nje ideal: Kombin e lire dhe Shqiperine shtet demokratik si te gjithe kombet e tjere te Evropes, ideal, qe e realizuan me perpjekje te pashembellta.
    Nderim me perulje per veteranet e pavdekshem te Shqiperise, qe fituan luften, ndertuan Shtetin demokratik dhe e vendosen kombin ne krah te aleateve te medhenj: BS, SHBA, ANGLI.
    Nderim per keta personalite, qe i bashkohen OVLNÇL!
    Rrofte OVLNÇL! Rrofte Shqiperia!

    Reply to this comment
  9. Guri Naimit D.(Dh Xh) June 25, 02:15

    Faleminderit komentuesi “Pasardhesi i Veteraneve”sa shprehi. “Dielli nuk mbulohet me shoshe”. Veteranet dhe pasuesit, kudo qofshin, mbeten Elite e kombit-DIELLI Tij..
    U shtofshin radhet e tyre,sipo degjojme e jetojme mes Tyre,deri tej oqeanit. “Pasuesit veterane” ne Toronto, pershendesin mbareshqiptaret mbeshtetes, kudoqofshin!
    Mbrodhesi sjellte 30 Qershori!
    “Pasuesit veterane’ Toronto
    pecielle gazetes: Guri Naimit D,(Dh.Xh.

    Reply to this comment
  10. ELIOT June 25, 06:06

    Veterane muti ;;; Perse se hapen gojen kur enveri e beri buken me rracion keto ish veterane muti ;;;Apo ju pelqente ushqimet me rracion dhe diktatura fashistave komunista ;;;; Jane nje tyfe cobnanesh, analfabete e se dine cdiote thote demokcracie liberte ;;Jane disa spiuna te popullit qe per ideaet muti te kamutisva e fusnin popullin ne burgje ;;ja kusg jane keto spiuna te popullit ne nje vend te civilizuar do te ishin t e gthe ne burgje per tradheti te popullit te fjales se lire te demokracie ;;Por ne Shqiperi ;mbolli enveri faren e keqe te bole shevikeve ;;;;TURP TE KENI TRAHETAET E POPULLIT … CFARE BEN PER POPULLIN VETERANET QE NGA 44 ET NE 90 …ASGJE SBEN VEEM QE JA FSHINI CIZMET FSHISTAVE KOMUNISTA ..MERCI

    Reply to this comment
    • Feniks June 25, 08:01

      Degjo ketu ti ballisto-zogisti Eliot!
      Keni 30 vjet,qe na cate trapin duke share e shpifur per partizanet,socializmin,Enverin etj!
      Kur do filloni te na tregoni se cfare te veprash te mira paskeni bere per popullin shqiptar,se gjate LANC-it,ne socializem ,por sidomos keto 30 vjet demokraci kapitaliste!
      Kjo do jete mbrojtja me e sakte qe ju mund t’i beni vetes e jo shpifjet kunder partizaneve!
      Keni hedhur shume mut perpjete kunder partizaneve,por ju ka rene ne SURRATIN tuaj!
      Mire atehere nuk ju paska lene Enveri,po keto 30 vjet pse nuk ju votoi qofte edhe nje here populli?
      Po se jeni TRADHETARE,jeni antishqiptare si DJE edhe SOT!
      Ju gjithmone jeni bashkuar me ARMIQTE e Shqiperise si dje ne LUFTE me pushtuesit,ashtu edhe keto 30 vjet me armikun me te urryer te kombit shqiptar Sali Berisha duke qendruar kurdohere si MIZA ne BYTHE te kalit!

      Reply to this comment
  11. flamur alimerko June 28, 11:50

    gjasme veteranët janë krijesat më të pështira të shoqërisë shqiptare. janë komunistë dhe enveristë, nuk i lidh gjë as me atdheun dhe as me Shqipërinë. injorantë e shpirtzinj. Serbia e Rusia mbeten atdheu i tyre. prandaj as sot nuk heqin dorë nga ylli i kuq komunist. Nuk kanë parë pushtues me sy, por janë vetëm persekutorë, vrasës dhe kriminelë të një regjimi kriminal me të cilën lavdërohen. ndërsa këta pasardhësit e fotos, ca qorra që kanë besuar gënjeshtrat e paraardhësve.

    Reply to this comment
  12. E verteta June 28, 22:27

    O ti me emrin e shemtuar « Peza ». Babai im eshte nje nga ata qe ne Konferencen e Tiranes kritikoi hapur dhe si burrat Enver Hoxhen. Emrin do te ta them, kur ti te tregosh pseudonimin qe ke pasur dhe numrin e raportimeve qe ke bere. Mi gjirizesh, sherbetor i lindur qe nuk jeton dot pa majen e cizmes se padronit tend ne…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin