Anëtarësimi në OKB nuk është tagër i bisedimeve Kosovë-Serbi

February 14, 2019 11:24

Anëtarësimi në OKB nuk është tagër i bisedimeve Kosovë-Serbi

Nga Shaban Murati*

Në përpjekjet për të bindur opinionin shqiptar që të pajtohet me ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe me lëshime të tjera, që po konturohen në horizontin diplomatik, udhëheqësit e Prishtinës kanë nxjerrë si argument se nga bisedimet me Serbinë do të vijë si sukses anëtarësimi i Kosovës në OKB.

Një nga udhëheqësit më të lartë të Prishtinës në 5 shkurt 2019 deklaroi para një auditori perëndimor të kualifikuar: “Kosova dhe Serbia mbeten të angazhuara që të arrijnë një marrëveshje të gjithanshme paqeje brenda këtij viti, një marrëveshje, që do të sjellë menjëherë njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Marrëveshja e paqes si pikë të parë ka njohjen e Kosovës nga Serbia dhe si pikë të dytë anëtarësimin e Kosovës në OKB”.

Nuk jepet asnjë shpjegim dhe asnjë arsye se përse anëtarësimi i Kosovës në OKB do të vika nga bisedimet midis dy shteteve. Nuk jepen, sepse nuk ka bazë logjike diplomatike dhe juridike që të jetë objekt i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë anëtarësimi i Kosovës në OKB. Anëtarësimi në OKB nuk është tagër i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Anëtarësimi i një shteti në OKB është raport dhe marrëdhënie individuale midis atij shteti dhe OKB. Që një shtet dhe konkretisht Kosova të bëhet anëtare e OKB, nuk ka asnjë rëndësi nëse e njeh apo nuk e njeh Serbia. Rëndësi ka që Këshilli i Sigurimit të OKB dhe më konkretisht pesë shtetet anëtare të përhershme, që kanë të drejtën e vetos, të japin pëlqimin për rekomandimin e anëtarësimit tek Asambleja e Përgjithshme e OKB. Me një fjalë, Kosova duhet të kalojë veton e Rusisë dhe të Kinës, që të bëhet anëtare.

Problemi këtu del se përse udhëheqja e Kosovës ka pranuar që të përfshihet si objekt i bisedimeve midis saj dhe udhëheqjes së Serbisë çështja e anëtarësimit në OKB. Objekti primar dhe kryesor i bisedimeve duhet të jetë njohja reciproke si shtete të pavarura. Serbia me taktikat e saj diplomatike të konfuzionit e ka përfshirë në rendin e ditës të bisedimeve anëtarësimin e Kosovës në OKB.

E para, se nuk i kushton gjë dhe nuk varet prej saj, dhe e dyta se Serbia në shkëmbim të diçkaje, që nuk varet prej saj, mund t’i kërkojë Kosovës një lëshim tjetër. Që në 11 dhjetor 2017 kam paralajmëruar për një plan të fshehtë të qeverisë serbe që Serbia t’i ofrojë Kosovës anëtarësimin në OKB, por pa e njohur Kosovën si shtet.

Në shkëmbim Kosova duhet të ndihmojë Serbinë të anëtarësohet në BE, duke hequr dorë nga kërkesa e njohjes së Kosovës.(Shih “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018, fq.268). Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaronte ato ditë se “Kosova mund të marrë vendin në OKB vetëm nëpërmjet marrëveshjes me Serbinë dhe Serbia duhet të marrë diçka”.

Serbia me këtë rast, siç thuhet në gjuhën e diplomacisë, shet ajër. Pikëpyetja e madhe është përse Prishtina e blen këtë ajër serb. Prishtina e ka një përvojë të hidhur të freskët lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë në Bruksel në 19 prill 2013 për hyrjen e Kosovës në BE dhe normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve.

Në këtë marrëveshje Serbia merrte detyrimin të mos pengonte, pra të pranonte, anëtarësimin e Kosovës në BE. Serbia merrte përsipër gjithashtu të mos pengonte as tek palë të treta, tek shtetet e tjera, të drejtën e Kosovës për anëtarësim në BE. Këtë marrëveshje Serbia e shkeli me të dy këmbët dhe nuk e zbatoi në asnjë germë të saj, duke organizuar fushata publike diplomatike kundër njohjes së Kosovës, madje duke kërkuar edhe çnjohjen e Kosovës nga shtetet, që e kanë njohur atë.

Në trajtimin e tematikës së anëtarësimit të Kosovës në OKB del në plan të parë keqkuptimi dhe dilema artificiale, që ka zënë vend në udhëheqjen e Prishtinës, midis njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB. Nxjerrja në plan të parë e anëtarësimit në OKB, duke spostuar njohjen e Kosovës, dhe reklamimi i saj si sukses i marrëveshjes së ardhshme, ka qenë lojë diplomatike e Serbisë për të shmangur njohjen e Kosovës si shtet. Në tratativat e fshehta me udhëheqës të Prishtinës, Serbia u ka ofruar atyre që në vend të njohjes Kosova të pranojë anëtarësimin në OKB.

Ndaj dhe portali serb “B92”, në datën 6 shkurt, jo rastësisht raportit të tij për fjalën e udhëheqësit të Prishtinës, që përmendëm në fillim të shkrimit, i vinte titullin: “Qëllimi i marrëveshjes Beograd-Prishtinë është Kosova në OKB”. Fatkeqësia është se  disa udhëheqës të Kosovës i shkuan me entuziazëm kësaj loje dinake të Serbisë, dhe dolën me tezën absurde që nuk ka nevojë të na njohë Serbia, mjafton të marrim ulësen në OKB.

Unë e kam dënuar këtë qëndrim që në vitin 2017, sepse ishte një tezë e rrezikshme, që i vinte bisedimet në funksion të interesit strategjik serb për të pranuar Kosovën si pjesë të Serbisë. Ishte përpjekja serbe për të zbatuar atë, që unë e kam quajtur “formula ukrainase”, kur gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik Ukraina ishte anëtare e OKB, por nuk ishte shtet i pavarur, por thjesht një republikë sovjetike.

Karremi i anëtarësimit të Kosovës në OKB është hedhur në qarkullim nga diplomacia serbe për të devijuar dhe për të deformuar kërkesën kryesore, që duhet të kenë bisedimet, dhe që përbën normalizimin e vërtetë të marrëdhënieve midis tyre, që është njohja reciproke si dy shtete të pavarura. Është njohja para anëtarësimit në OKB, dhe jo anëtarësimi në OKB, që çon tek njohja.

Udhëheqësit e Prishtinës, para se t’i japin kredite Beogradit për anëtarësimin në OKB, për të cilin nuk kanë tagër, duhet të kenë të qartë se çështja e anëtarësimit të Kosovës në OKB varet nga ekuilibrat makro-strategjikë të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, dy prej të cilëve nuk e njohin Kosovën. Rusia do ta luajë kartën e Kosovës në funksion të rritjes së pranisë dhe peshës ruse në punët e Ballkanit. Gatishmëria e Moskës “për të pranuar çdo marrëveshje, që do të bien dakord Serbia me Kosovën” dhe gjeneroziteti artificial i presidentit Putin për të pranuar të takohet me presidentin e një shteti të vogël, të cilin nuk e njeh, lidhen me interesat strategjike ruse në Ballkan dhe jo për sytë e bukur të Serbisë. Në këto kushte duhet pritur se çfarë do të kërkojë Rusia nga Kosova si shkëmbim të heqjes së vetos ruse në Këshillin e Sigurimit. Gjithashtu duhet pritur se çfarë do të kërkojë Rusia nga tre anëtarët e përhershëm perëndimorë të KS të OKB në këmbim të pëlqimit të saj për pranimin e Kosovës në OKB. Pra këto janë raporte, që nuk kanë lidhje me bisedimet aktuale midis Kosovës dhe Serbisë, dhe as nuk ka logjikë diplomatike dhe juridike të futet çështja e anëtarësimit në OKB në rendin e ditës të bisedimeve midis dy shteteve. Dhe aq më pak ta shesësh për sukses të ardhshëm të këtyre bisedimeve.

Një element tjetër i habitshëm i platformës së udhëheqjes së Prishtinës është teza e tyre që një marrëveshje dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Është një tezë absurde, së pari sepse një marrëveshje e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është marrëveshje dypalëshe midis dy shteteve dhe nuk ka asnjë punë Këshilli iSigurimit të merret me të. Së dyti, dërgimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në Këshillin e Sigurimit  do të thotë të kthesh mbrapa rrotën e historisë para dymbëdhjetë viteve, kur atje diskutohej plani Ahtisaari dhe statusi i Kosovës, dhe ku Rusia vuri veton për pavarësinë e Kosovës. Nuk kuptohet çfarë llogarish bëjnë në Prishtinë, duke ikur nga kuadri juridik dhe diplomatik i ndërmjetësimit dhe i garantimit të bisedimeve dhe të marrëveshjeve në Bruksel nga BE dhe t’i hapin vetes telashe me Këshillin e Sigurimit, ku do të detyrohen t’i paguajnë haraç Rusisë dhe Kinës.

Komplikimi i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë me teza e këshilla joshqiptare, që çojnë drejt theqafjeve shtetërore dhe kombëtare, është një tendencë, e cila duhet të ndalet. Në Prishtinë nuk duhet të konsumojnë pa u menduar produktet e gatshme apo gjysmë të gatshme diplomatike filoserbe, që po u serviren nga të katër anët, qoftë me etiketa lindore, qoftë me etiketa evropiane, dhe që mund të helmojnë të tashmen dhe të ardhme ne Kosovës. Prishtina duhet ta ketë të pandryshueshme vijën e kuqe të njohjes së Kosovës nga Serbia pa asnjë kosto dhe pa asnjë kusht. Kosova nuk ka asnjë arsye të ngutet, sepse ngutjen e kërkon Serbia, të cilës i duhet marrëveshja më shumë se sa Kosovës.

Anëtarësimi në OKB gjithashtu pret, ai nuk varet nga Serbia dhe nuk ka arsye të bisedohet për të me Serbinë. Kosova dhe Shqipëria duhet të pushojnë së bleri ajër diplomatik nga Serbia, gjë që nuk u falet dy shteteve shqiptare dhe kombit shqiptar, të cilët e kanë Serbinë 1300 vjet mbi kurrizin e historisë së tyre.

****

Rubrikën e z.Murati mbi zhvillimet në rajon mund ta ndiqni çdo javë ekskluzivisht në Dita

February 14, 2019 11:24
Komento

8 Komente

  1. PANO HALLKO February 14, 11:53

    PIKA MBI i…

    Reply to this comment
  2. Niku February 14, 13:01

    Sakte z. Murati. Difekti I shqiptareve ka qene gjithmone veprime apsurde edhe kur ua spjegon qe e kane gabim. Te tjeret jane me dinake dhe unifikohen, ndersa shqiptaret jene kryelarte dhe pelqen mendjen e vet edhe sikur ta kete gabim, madje kembengul ne mendimet e tij. Kjo sjell ate qe historikisht shqiptaret kane qene te humburit. Shikoni kush dikton kushtet, serbi, greku, ndersa shqiptaret vetem ne pozicion mbrojtje duke bere leshime se do te futemi ne Europe!

    Reply to this comment
    • Shqipe February 14, 13:41

      Sakte Niku. Dhe nuk e Di nga kind ky komplrks. Njerez te ditur kemi ne Shqiperi, or perseri me Humbje ngado.

      Reply to this comment
      • PO , PO February 14, 20:43

        @Shqipe , kjo ndodh sepse , nuk vleresohen nga pushtetmbajtesit njerezit e afte dhe te mendshem , por vetem ata qe iu servilosen . Me kujtohet , kur ne pushtet ishte bajraktari serb i Vicidolit dhe kryente veprime absurde , qe nuk i pranonte nje mendje normale , ndaj … pyesnin komentuesit , a ka keshilltare rreth vetes Saliu , apo nuk ka ? Nje gazetar analist i shquar pergjigjej , qe keshilltaret Saliu i mban qe ti keshilloje dhe jo te keshillohet me ta (prej tyre) ! Keshtu ka ndodhur edhe me sarahoshin e pa pergjegjshem F.Nano , apo me egoistin aktual , Edi Rama ! Keshtu ndodh edhe me politikanet e tjere te trojeve shqiptare !

        Reply to this comment
  3. Aleksander Thana February 14, 18:52

    E Kam thene. Thaci nuk mund e nuk duhet te perdore slloganin e okb-se, per te mbuluar se cfare realisht bisedohet me serbet e ruset. Bisedimet e deritanishme kane “rrahur uje ne havan” ose Kane trajtuar Tema e subjekte qe mbahen te fshehura per shqiptaret, pra qe Jane ne dem e kunder interesave kombetare. Kjo e fundit nuk duhet te ndodhe. Thaci, nga sa Kam pare nga deklatat e tij, ballafaquar edhe me zhurmen e shkembimit te territoreve, duket se nuk flet drejt, dicka fsheh. Kjo nuk duhet te ndodhe dhe shpresoj te mos ndodhe. Shqiptaret nuk kane toke per te dhene, por per te marre. A I marrim dot!? Ne gjendjen qe jemi, jo. Prandaj duhet koordinim .mendimesh e unitet veprimi, larg nga grackat e puna e agjenteve dhe e te korruptuarve.

    Reply to this comment
  4. Shqiptari February 14, 19:43

    “Prishtina duhet ta ketë të pandryshueshme vijën e kuqe të njohjes së Kosovës nga Serbia pa asnjë kosto dhe pa asnjë kusht. ” – kjo eshte shprehja me e goditur e artikullit!

    Meqe Serbia ve kushte per njohjen kurse Kosova nuk ka si ta detyroje Serbine te pranoje njohjen pa kushte atehere:
    – Taksa e Kosoves mbi mallrat serbe eshte nje nga armet e Kosoves per ta shtrenguar Serbine ne njohje.
    – Arma e dyte: nuk fillojme asnje bisedin me Serbine pa u bere njohja pa kushte!

    Perndryshe rri te rrijme! Kosova ka pare edhe me keq se kaq.

    Reply to this comment
    • Gjek February 15, 05:40

      Nuk duhet te rrijme po te kerkojme ashtu sic kerkojne ata. Ata i bene krimet e tani vetem ankohen e kerkojne te marrin sa me shume.

      Kurse ne vetem rrijme e presim, gjithmone ne mbrojtje se jemi shume dembele per tu aktivizuar e per te kerkuar ate qe na takon. Pastaj eshte normale qe s’marrim gje sepse nuk kerkojme. Duhet reciprocitet dhe pergjigje nje per nje.

      Artikulli eshte interesant po teper konspirativ, pa ofruar zgjidhje te qendrueshme. Kosova nuk mund ti shmanget bisedimeve, se del keq ne sy te nderkombetareve. Duhet te futet ne bisedime dhe te pergatise kerkesa te detajuara 10 here me shume se kerkesat e serbve.

      Reply to this comment
  5. fery February 14, 21:25

    Politikani slloven Eduard Kardelj , bashkpuntor me i ngushte dhe krahu i djathte i Titos e kishte ditur qe nji dite Jugoslavija do te shperbehej dhe , kure te shperbehej ky shtet artificial Kardelj nuk do te ishte ne mesom e te gjalleve nadaj , qyshe ne fundvitet e
    60 – ta kishte derguar nji person , bashkombas te tij me emrin
    Janez Stanovnik per te sherbyer dhe punuar si perfaqesues i Jugosllavise ne OKB
    Janez Stanovnik urgjentishte , pase 35 qendrimi ne New York u kthye nga OKB kure armata serbosllave e sulmoi Slovenine dhe luftoi 10 dite kunder Mbrojtjes se mireorganizuar Popullire Sllovene me 1991 per tu terhequr dhe sulmuar Kroacine.
    Pake kushe e di por fale aftesive diplomatike dhe politike Slovenija tani eshte ku eshte si ne aspektin politik , ekonomik. , social, kulturore … dhe mbi te gjitha ,gjithe e dijme se ku eshte sot Slovenija ne sundimin e ligjot dhe shtetit ligjor. Janez Stanovnik nuk kishte qene ne lufte dhe nuk kishte luftuar dhe s ishte kurresesi komandanti , J.Stanovnik nuk kishte asnji post shtetror ne Slaveni ne ate kohe por , pa dijen dhe lejen e tije asaje nuk kryhej, asnji firme shoqrore nuk u privatizua por per secilen firme ose nderrmarrje sllovene u kryen analiza dhe hulumtime te detajuara profesionale pase te cilave u more vendim se cfare te behet me fabriken ose nderrmarrjen perkatese shoqrore .
    Cfare ndodhi ne Kosove … ?
    Ne Kosove pase qershorit te ’99 ndodhi e kunderta nga cfare ndodhi ne Slloveni pase ’91
    Ku eshte sot Sllovenija dhe ku eshte Kosova drejteperdrejte ka lidhje dhe u pa per keto 20 vite se sa e dojme ne shqiptaret Kosoven dhe sa e dojne sllovenet Sllovenine sepse , vertete keto jane shume te dukeshme , sot faktohrt dhe tregohet se kushe dje e drejtoi dhe sot e qeverise Sllovenine dhe , kushe e drejtoi dje e sot Kosoven
    Fundi ,… ” cfare hedhe ne det, do ta keshe ne tavoline ”
    ( ne permbajtje te kripes )

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim