Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

January 25, 2019 10:28

Anëtari i Gjykatës së Lartë që ka ‘jetuar’ me 170 lekë në ditë

Anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, për të justifikuar paratë e kursyera, pretendon se ka jetuar me 5 mijë lekë në muaj ose 170 lekë në ditë, gjatë periudhës kohore 1992 deri në vitin 2000.

Ky standard jetese është pranuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, në vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Edmond Islamaj, shkruan Shqiptarja.com.

Në analizën financiare, KPK thekson se shpenzimet e jetesës për periudhën 1992-2000 të Edmond Islamajt janë në shumën 480,000 lekë, mesatarisht 5,000 lekë në muaj.

“Shpenzimet e jetesës për periudhën 1992- 2000 janë në shumën 480,000 lekë (Për periudhën 1992-2000 është marrë si mesatare shuma prej 5,000 lekësh/muaj shpenzime jetese për subjektin). Të ardhurat e subjektit për periudhën 1992-2000, referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion në total, janë 1,822,161 lekë”, thuhet në vendimin e KPK.

Në qershor të vitit 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmonte në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamajn.

Ndërkaq, Komisioneri Publik, në 11 korrik të 2018, i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ndryshimin e vendimit të KPK dhe një hetim më të thelluar për pasurinë e gjyqtarit.

Arsyeja e ankimit nuk ishte llogaritja e kostos së jetesës së gjyqtarit për vitin 2000, por disa pasuri të gjyqtarit, të cilat sipas Komisionerit Publik nuk justifikohen apo që nuk janë deklaruar.

Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi burimin e parave për blerjen e një makine 20 mijë euro nga gjyqtari, i cili pretendon se 60 % e shumës është paguar nga babai i tij, i cili nuk jeton më. Fëmijët e mitur të gjyqtarit kanë në pronësi një pasuri të paluajtshme ndërtesë dhe truall, të dyja me të njëjtën sipërfaqe prej 106.7 m2, dhuratë nga gjyshërit.

o.j/dita

January 25, 2019 10:28
Komento

14 Komente

  1. Evelina January 25, 10:49

    Mbaj mend qe vinte era dhi kur kalonte ne korridore ngaqe edhe sapunin e kursente

    Reply to this comment
  2. Xhipja January 25, 11:09

    Ju kerkoj shoqates se gjyqtareve te kontribojne per blerjen e serumeve per gjyqtarin e familjen e ti me qrllim per te permiresuar shendetin qe do tu a kishte zili dhe Gandi qe i eshte shkateruar si rezultat i mungeses se ushqimit nder vite.Ma ca.fa in cu….Shdukini keta mutet nga skena.

    Reply to this comment
  3. asd January 25, 12:12

    Nje qe shtrengon veten me 170 leke ne dite nuk mund te bleje 20.000 euro makine. Po benzinen si e ka blere ? Po asikuracionin, taksat vjetore, riparimet, gomat, gervishjet, gjobat, parkimet ? Edhe sikur keto te gjitha te jene te verteteta, kemi perpara nje njeri jo te zakonte per te mos thene, te luajtur mendsh pas nje automjeti; pra gjithashtu i paafte per te ushtruar profesionin e gjyqtarit.

    Reply to this comment
  4. Perkthyesi January 25, 12:27

    Nje mesazh njerezve te ketij trualli: Kontribuoni me sa mundesi qe keni, per te shpetuar nga varferia kete njeri, i cili ka shkrire jeten e vet per te miren tone! Aferim o gjyqtar i rralle, me perrallen qe treguat dhe niperit dhe mbesa ime nisen te qeshnin me lot!

    Reply to this comment
  5. MH January 25, 13:06

    Korrupsioni nuk ka brire.Ky gjykates teper i dheimbshem e modest ka rrezistue me 5 mije leka ne muaj.Shteti ishte dasht te mendonte per te mos e len te vuaj si ato familjet e kanaqeve.Ketu ka korrupsion shteterore burra.Ky ishte dasht te perfitonte ndihme sociale.

    Reply to this comment
  6. Adih January 25, 14:13

    Ore idiot gjygjtar ,ti ofendon dhe tall te gjithe pensionistet Shqiptare ,kur thua qe makinen ma bleu babai pensionist ,dhe dhuraten e kane nga gjyshi po pensionist . Pensionisteve shqiptare nuk i del pensionin qesharak ,,as per leter bythe .Dhe ne qofte se do te thuash se token femijeve te mij e kane dhurate bga gjyshi ,mos bre burre ,pronaret nuk kane mare as edhe nje milimeter 2 truall ,deri me sot nga politikanet pardesy bardhe te ketij tranzicioni post komunist ,dhe ju gjygjtaret ,keni shkelur kushtetuten mbi truallet . Shiko sa dosje jane pa dale nga gjykata e STRASBOURGUT ,dhe sa miliona ne Euro kemi paguar ne populli me taksat tona ,plus dhe pensionistat ketu ne Albanistan me pension “te madh ” Kunder shtetit te dhjere shqiptar ,pro pronareve .Legen dhe buuuuudalla se bashku . .

    Reply to this comment
  7. Adih January 25, 14:15

    Ore idiot gjygjtar ,ti ofendon dhe tall te gjithe pensionistet Shqiptare ,kur thua qe makinen ma bleu babai pensionist ,dhe dhuraten e kane nga gjyshi po pensionist . Pensionisteve shqiptare nuk i del pensionin qesharak ,,as per leter bythe .Dhe ne qofte se do te thuash se token femijeve te mij e kane dhurate nga gjyshi ,mos bre burre ,pronaret nuk kane mare as edhe nje milimeter 2 truall ,deri me sot nga politikanet pardesy bardhe te ketij tranzicioni post komunist ,dhe ju gjygjtaret ,keni shkelur kushtetuten mbi truallet . Shiko sa dosje jane pa dale nga gjykata e STRASBOURGUT ,dhe sa miliona ne Euro kemi paguar ne populli me taksat tona ,plus dhe pensionistat ketu ne Albanistan me pension “te madh ” Kunder shtetit te dhjere shqiptar ,pro pronareve .Legen dhe buuuuudalla se bashku . .

    Reply to this comment
  8. mirel January 25, 14:34

    Sic e tha komentuesi me siper
    Tarifat e makines, benzines..tokat e babait..shtepite e babait. Te ardhurat e babait. Sikur vetem jaq te llogaritej kuptohet se gjynaqari jone do kishte dale me pulle te kuqe. Pranimi i kesaj llogjike nga Komisioni i Hetimit tregob se korrupsioni eshte i njejte dhe per KPK, dhe po e tregojne qe nuk ka asnje lloj mundesie qe vete kriminelet te bejne reformen ne drejtesi. Komisione leshi, te ngritura po nga keta lloj monstrash si ky fakiri i 170 lekeve.

    Reply to this comment
  9. XXX January 25, 15:27

    Keta gjyqtare duhen shpellur heronj, nga te cilet duhet te mesoje gjithe populli se si jetohet me 170 lekë/muaj,

    Reply to this comment
  10. mirel January 25, 17:04

    Problemi eshte qe a mund ti besojme nje komisioni te tille qe lejon si te pranueshme keto lloj argumentesh absurde?
    Ketu po shohim komedi sesi kriminelet riciklojne njeri tjetrin.
    Dhe pastaj thone Reforma ne Drejtesi..Reforme apo Riafirmimi i padrejtesise?
    Shtepite e babait, tokat e babait..
    Ky babai i tij paska qene fenomenal, se ata tanet punuan tere jeten dhe mezi e mbyllen ne nje apartament te thjeshte

    Reply to this comment
  11. Dodona mbi Tomorr January 25, 18:54

    KUR KY EDMOND ISLAMAJ,ANTAR I GJYKATES SE LARTE, QE ESHTE NJI NGA NEPUNESIT E LARTE TE SHTETIT JETON ME 5100 LEKE NE MUAJ , ,ATEHERE I LIND DETYRE QEVERISE DHE SHOQERISE SHQIPTARE NE PERGJITHESI QE KET PERVOJ “TE SHKELQYER” TA MATERIALIZOJE NE JETEN E PERDITESHME,TEK STUDENTET ,TEK USHTARET ,TEK TE BURGOSURIT ,SIDOMOS TEK DEPUTETET E QEVERITARET!

    Reply to this comment
  12. info analitike January 25, 20:20

    Po pse habiteni more shoke! Harruat qe edhe lali Dhjeri beri dy goxha dasma me kursimet e mamit pensioniste.
    Quhen mrekulli te epokes rilindjote.

    Reply to this comment
  13. MH January 25, 23:53

    mirel!
    Pse cuditesh.
    Edhe ky vete asht krijue nga shpenzimet,topet e babait.

    Reply to this comment
  14. Feniks January 26, 02:33

    Cfare duhet me teper qe edhe keta gjyqtare te KPK te shporren qe aty dhe te shpallen jashte drejtesise?
    Si pranojne keta qe nje gjyqtar jetoka me 170 leke ne dite kur vetem buka me uje kushton kaq
    Si nuk keni turp qe tralleni kaq ndyre!
    Ja ky eshte VETINGU qe ne shpresojme!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*