“Angazhim maksimal për trajtim më të mirë dhe modernizim”

December 10, 2017 11:45

“Angazhim maksimal për trajtim më të mirë dhe modernizim”

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e shoqëruar nga zëvendësministri Petro Koçi, zhvilluan një vizitë në Batalionin e Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës.

Ministrja zhvilloi një takim me të gjithë efektivët e batalionit, të cilët i përgëzoi për punën dhe agazhimin e tyre dhe i siguroi ata për vëmendjen e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit të tyre.

“Jemi maksimalisht të angazhuar që të gjithë problematikat me të cilat ndesheni në punën tuaj të përditshme sa i takon operacionalitetit, gatishmërisë, por edhe stërvitjes dhe punëve të përditshme tuajat, janë shumë të rëndësishme për ne. Dua që t’ju siguroj që ka një angazhim maksimal për trajtim më të mirë, për modernizimin më shumë, për përgatitje më të mirë, megjithatë, me gjithë sa jam informuar edhe nga nga komandanti, por edhe në Ministri, dua t’ju përgëzoj për përgatitjen tuaj, për punën tuaj, veçanërisht në përballimin emergjençave të shumta, jo vetëm kjo kësaj radhe, por edhe shumë herë të tjera, kur keni qenë të angazhuar”, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila i përgëzoi efektivët edhe për kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare ku ata kanë marrë pjesë në të shkuarën.

Batalioni i 1-rë të këmbësorisë në vaun e Dejës, është një ndër repartet ushtarake më të rëndësishme të Forcës Tokësore, dhe mban peshën kryesore gjatë emergjencave civile në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

December 10, 2017 11:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*