Angela Merkel aksidentohet duke bërë ski në Zvicër

Redaksia Online January 6, 2014 12:48

Angela Merkel aksidentohet duke bërë ski në Zvicër

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, aksidentohet duke bërë ski. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i saj,  Steffen Seibert, i cili saktësoi se ngjarja ka ndodhur në Zvicër, ku Merkel po bënte disa ditë pushime.

Sipas Seibert, Merkel ka thyer kockat e legenit, një dëmtim që kërkon të paktën tri javë qëndrim në krevat për t’u rikuperuar.

Kancelarja gjermane ka anuluar të të gjitha takimet dhe vizitat e parashikuara për ditët e ardhshme.

Fillimisht mjekët menduan se dëmtimi ishte thjesht sipërfaqësor, por dy ditë pas ngjarjes aksidentale u konstatua një thyerje e pjesshme e kockës së legenit.

Megjithatë, shefja e qeverisë gjermane do të vijojë të drejtojë mbledhjet e kabinetit.

Zëdhënësi tha se 59-vjeçarja Merkel ka qenë duke lëvizur me ski me shpejtësi të ulët, por nuk dha detaje nëse në aksident ishte i përfshirë ndonjë person tjetër.

Ngjarja vjen një javë pasi piloti gjerman i Formula Unos, Michael Schumacker mori plagë të rënda në kokë, në një aksident të ngjashëm në Alpet Franceze. / The Independent / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 

 

 

Redaksia Online January 6, 2014 12:48
Komento

4 Komente

  1. As January 6, 14:31

    59 vjet moshe nuk jane pak per nje grua, kete gje duhet ta dije Merkeli dhe ekipi mjeksor qe e monitoron.

    Reply to this comment
  2. Brisha January 6, 14:50

    lere se u vra ne b.the kjo RACA E QELBUR

    Reply to this comment
  3. S.p. January 7, 09:59

    Po ta luash b.then shume keshtu e peson.Nuk duhet t’ja qajme shume hallin kesaj se i vene legen te ri.
    Te kishte ftuar per ski edhe Saliun.

    Reply to this comment
  4. "BALASHI" January 7, 10:05

    Sherim te shpejte. Ka perparuar vendin e saj. Po nuk doli shpejt ne pune do t’ ia kalojme. Ne do dalim ne vend te pare e Gjermanine do ta spostojme ne vend te dyte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*