Angela Merkel, kancelare edhe për katër vitet e ardhshme

July 17, 2017 13:56

Angela Merkel, kancelare edhe për katër vitet e ardhshme

 

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha dje se synonte të vazhdonte detyrën e kancelares së Gjermanisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Merkel tha se shumë shpejt do të nisë fushata për zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Në një intervistë për televizionin ARD, kancelarja, Merkel foli për çështjet e brendshme të refugjatëve dhe investimeve, si dhe marrëdhëniet me Turqinë dhe Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Si një lidere me pikëpamje të moderuara politike, gjatë intervistës, Merkel nuk pati frikë të mbështeste parimet në të cilat besonte.

Pavarësisht nga fërkimet me Partinë e saj Konservatore Bavareze, Unioni Kristiansocial (CSU), Merkel, e cila drejton Unionin Kristiandemokrat (CDU), hodhi poshtë kufizimin e numrit të refugjatëve që do të lejoheshin të hynin në vend.

Kjo masë bie ndesh me CSU, lideri i së cilës, Horst Seehofer ka kërcënuar se nuk do të hyjë në koalicion nëse nuk vendos një kufizim vjetor të numrit të refugjatëve.

Kancelarja Merkel tha se ka ranë dakord me kundërshtarin e saj të qendrës së majtë, Martin Schulz, mbi nevojën për investime në fushën e dixhitalizimit, duke shtuar se problemi kryesor nuk ishte mungesa e fondeve por procesi i gjatë i planifikimit.

Merkel e vlerësoi NATO-n  si një partner në zgjidhjen e problemeve të Gjermanisë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pasi të dy vendet janë anëtarë të aleancës së mbrojtjes.

Merkel tha se qeveria e saj do të refuzonte “tërësisht” të negocionte me Turqinë mbi të drejtën e parlamentarëve gjermanë për të vizituar ushtarët gjermanë të vendosur në bazat e NATO-s në Turqi.

Por, ajo vuri në dukje interesin e tyre të përbashkët në luftën kundër milicisë terroriste të Shtetit Islamik nën drejtimin e NATO-s,  si një motiv për të vazhduar bisedimet midis Turqisë dhe Gjermanisë.

July 17, 2017 13:56
Komento

5 Komente

  1. titi July 17, 14:51

    femer e zgjuar shume

    Reply to this comment
  2. Salamandra July 17, 15:26

    E’ zgjuar per Gjermanine …europa nga kjo po kalon krize do ta hane te semes dhe keta Nje fjale me mend ka thene Curcill Gjermania c’do 50vjete duhet te bombardiset se poshtersia nuk i del kollaj

    Reply to this comment
  3. shushica July 17, 16:58

    Shpresoj te ma publikoni…
    Kush fiton ,Merkel apo Shulc….nuk ka shume rendesi per ne …Jetike per ne jane investimet ,vendet e punes ,rindustralizimi i vendit..Te tjerat jane fajle boshe ….Ne se Rama nuk merret me keto probleme ,asnje premtim nuk arrihet ,as mirqenie ,as shtet ,as shendetesi ,as kulture …Perpara pak minutash ,si i apasionuar pas politikes nderkombetare lexova nje koment te afari italiani….Duart e Kines mbi Ballkan dhe Greqi ….shqetesimi i tyre dhe per cudi i gjermaneve …e pra i gjermaneve ishte se mos Kina dhe Rusia destabilizojne Ballkanin e dobet ….Dhe kush ..gjermanet ,per ironi ne cdo ndrrim sezoni Merkel shkon ne Kine per afarizem te mirefillte ,kerkon te shese ,por edhe te bashkepunoje….Ndersa ne te varferit ballkanas duhet ti mbajme larg kinezet ….Por jo te gjithe ballkanasit jane idiote Greqia dhe Serbia po marrin miliarda nga Kina ,po ringrejne ekonomine me kapital kinez ….dhe artikulli i afari italiani permend pikerisht keto dy vende….Ishte njenkohe kur Kina komuniste ,gjigande e varfer me Shqiperine e vogel komuniste te varfer kerkonin te ndryshonin boten …Gjithesesi nje vizite e Cu En Lait ne Tirane hapte mijra vende pune dhe dergonte qindra objekte industriale ..Tani ,qe Kina eshte serisht gjigande ,por jo e varfer ,liberal komuniste ,nuk zbret me ne Tirane por ne Athine ,Beograd…..Dhe pikerisht sot kryetari i Asamblese se madhe popullore flet ne parlamentin serb…Natyrisht vizitat jane te shoqeruara me investime miliardare ,sepse Kina po punon per rrugen e re te mendafshit …Dhe ajo kalon nga Pireu ,jo nga Durresi apo Vlora ,megjithese pozizioni yne eshte me i favoreshem…Greket ,edhe pse jane ne NATO ,ne BE ,,,nuk kane probleme ,,,mjafton te terheqin para,,,,ndersa ne merremi akoma me idiotet anadollake te Berishes ,me bunkartin e Rames,me republiken e bananeve te Bashes…Ne luftojme me njeri tjetrin si Don Kishoti,politikanet tane shikojne vetem xhepat e tyre,pavaresisht se jemi nje shkretetire industriale..Rama…ke 4 vjet kohe ,leri stilet populiste ,zgjedhjet i fitove ,merru me investime ,bejua te qarta europianeve se ne kemi nevoje per investime dhe ne se BE nuk jep ,ne do te kerkojme ku te gjejme …Dhe vendi i pare ku duhet te kerkojme eshte Kina,qe po investon miliarda ne te gjithe boten ..Vetem per rrugen e re te mendafshit jane ne dispozicion 900 miliarde dollare..Perse te mos luhet karta e miqesise se vjeter ,rigjallerimi i marredhenieve ,aq me teper qe kKina nuk ve asnje kusht ,nuk nderhyn ne punet e brendeshme…Leviz Rama ,parate mund ti investojne ate qe i kanedhe duan ti investojne ..Mos prit Godone ,mos u merr me politike te madhe …ate e bejne te tjeret ,ne nuk llogaritemi…

    Reply to this comment
  4. spartaku July 17, 19:15

    Urime! Te zgjidhet kancelare e Gjermanise,se, e meriton.Eshte e zonja.Shqiperin e do dhe po e ndihmon.I jemi mirnjohese.

    Reply to this comment
  5. info analitike July 17, 20:18

    Aha teto Merkeli ne Trieste nuk ia vari fare zdapit karagjoz me atlete. Ndersa me Vucic diskutonte seriozisht zdapi yne kerkonte te terhiqte vemendjen me batutat e tij idiote por qe paten si pasoje vec injorim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*