Angelina Jolie e vendosur të kandidojë për Presidente në 2020-ën

January 8, 2019 17:39

Angelina Jolie e vendosur të kandidojë për Presidente në 2020-ën

Tre vite më parë shumica e amerikanëve vendosi të përfaqësohej nga Trump e vitin e ardhshëm do të kenë mundësinë ta rizgjedhin atë si President apo të votojnë për një president të ri. E së fundmi duket se Angelina Jolie po e merr seriozisht mundësinë të garojë për këtë post.

Aktorja dhe regjisorja 43 vjeçare ndonëse nuk është përfshirë drejtpërdrejtë në jetën politike të një vendi, ka qenë aktive në organizata të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, imigrantëve etj.

Në një intervistë me BBC-në, Jolie ka folur për të ardhmen e saj politike ku preku çështjet që përfshijnë dhunën seksuale, mediat sociale, politikën amerikane dhe krizën globale të refugjatëve.

Jolie u pyet nëse ka ndonjë mundësi të kandidojë vitin e ardhshëm për postin e Presidentit: “Nëse do të më kishit pyetur 20 vjet më parë, unë do të qeshja… Por sot mendoj se jam e aftë të punoj në qeveri, të punoj për një shtet, të bashkëpunoj me ushtrinë. Do të bëja gjithçka për të bërë ndryshimin që duhet”.

Jolie mund të jetë në listën e 30-40 demokratëve që konkurrojnë për nominimin presidencial në 2020.

o.j/dita

January 8, 2019 17:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*