Ndalimi i emigrantëve, 981 shqiptarë ilegalë në tokën britanike

October 27, 2017 11:24

Ndalimi i emigrantëve, 981 shqiptarë ilegalë në tokën britanike

Ministria e Brendshme Britanike, ka publikuar shifrat e emigrantëve ilegal të ndaluar në vend, ku sipas të dhënave të bëra publike,numrin më të madh të emigrantëve e mbajnë shtetasit shqiptarë.

Sipas ministrisë së Brendshme të Anglisë, numri i shqiptarëve të cilët janë kapur në tokën britanike pa dokumentet e nevojshme është 981.

Të ndaluarit janë kryesisht nga zonat e Shkodrës, Kukësit dhe Dibrës.

Sipas të dhëna britanike, shuma që shqiptarët paguajnë për të kaluar nga Europa drejt vendit ishullor është 12 mijë euro.

Gjithashtu autoritetet britanike bëjnë të ditur se shqiptarët për të kaluar në Britani, fshihen në kamionë në Francë, Belgjik e Spanjë.

October 27, 2017 11:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin