Angli, shpëtohen 20 persona nga mbytja e gomones, mes tyre 18 shqiptarë

May 29, 2016 17:21

Angli, shpëtohen 20 persona nga mbytja e gomones, mes tyre 18 shqiptarë

Njëzet persona, duke përfshirë 18 shqiptarë, janë shpëtuar nga një gomone që kishte filluar të përmbysej gjatë natës në brigjet e kanalit anglez Kent. BBC raporton se disa nga pasagjerët kanë telefonuar të afërmit e tyre në Calais, të cilëve u është treguar për gjendjen e rëndë në të cilën ndodheshin ata.

Autoritetet franceze kanë dhënë alarmin dhe më pas janë kontaktuar edhe rojet bregdetare në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë arritur të shpëtojnë emigrantët. Zyrtarët e Forcave Kufitare kanë intervistuar emigrantët, duke përfshirë edhe dy shtetas anglez.

Autoritetet angleze nuk kane beret e ditur emrat e personave qe ndodheshin ne anije, por kane nisur te hetojnë për rrethanat e kësaj ngjarje qe mund te ishte shndërruar ne një tragjedi.

May 29, 2016 17:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*