Anglia, në gatishmëri për sulme terroriste

August 1, 2016 13:04

Anglia, në gatishmëri për sulme terroriste

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës paralajmëroi se rreziku i sulmeve terroriste në Mbretërinë e Bashkuar nuk është më “nëse”, por me “kur”.

Në kuadër të sulmeve të fundit terroriste, komisioneri i policisë Sir Bernard Hogan-Howe tha se kërcënimi nga terrorizmi është shumë i vërtetë dhe druhet se Britrania do të jetë viktima e radhës.

Pavarësisht se gatishmëria në Britani është e lartë që prej vitit 2014, shefi i policisë mendon se kultura dhe mënyra britanike e jetesës kanë qenë shumë të rëndësishme në parandalimin e sulmeve terroriste si ato në Francë, Belgjikë apo Gjermani.

Sipas Hogan-Howe, raporti shumë i ngushtë që policia britanike ka me shërbimet e inteligjencës “Mi5” dhe “Mi6” i ka dhënë një avantazh të madh Britanisë në ndalimin e komploteve. Ai shtoi se, edhe ligjet tejet të ashpra ndaj armëve kanë bërë punën e tyre. Më tej, ai deklaroi se Mbretëria e Bashkuar ka një klimë sociale tolerance dhe pranimi dhe është e bashkuar për të mposhtur terrorizmin.

August 1, 2016 13:04
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi August 1, 13:40

    Britania e Madhe, me nje zhvillim ekonomik te jashtezakonshem, me nje civilizim per tu patur zili, jete kulturore, artistike dhe sportive te niveleve shume te larta, si dhe me standard jetese te admirueshem, mbetet shtet endrrash per kedo!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*