Anglia vuan, por mposht Tunizinë falë Harry Kane

June 18, 2018 22:00

Anglia vuan, por mposht Tunizinë falë Harry Kane

 

Harry Kane ka mposhtur Tunizinë në Volgograd Arena të Volgogradit duke shënuar dy golat e fitore së Anglisë ndaj Tunizisë në ndeshjen e cila përfundoi me rezultatin 2-1.

Ishte një ndeshje delikate dhe me shumë pengesa për anglezët, por lojtari që ka prekur më pak topa në fushë ishte ai që shënoi dy golat e fitores për anglezët.

Anglia e nisi menjëherë mirë duke sulmuar me shumë lojtarë dhe duke ushtruar presion mbytës sa herë që humbet topin.

Pas disa mundësive të arta të Sterling dhe Lingard, ishte Harry Kane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 11’. Anglia vazhdoi lojën e mirë, por shpërdoroi raste të tjera që mund të kishte mbyllur ndeshjen.

Dhe teksa tunizianët nuk kishin tentuar asnjëherë të bënin diçka në sulm, një kros pa pretendime detyron Walker të përdorë bërrylin ndaj kundërshtarit dhe për arbitrin është e qartë, njëmbëdhjetëmetërsh.

Sassi barazon rezultatin nga penalltia dhe ndeshja nis nga e para.

Pjesa e dytë nuk është aq intensive sa ajo e para. Tunizia mbrohet më mirë dhe anglezët janë lodhur mjaftueshëm për të bërë atë presingun e fillimit të ndeshjes.

Mundësitë për anglezët nuk munguan, dhe në minutën e parë shtesë ka qenë sërish Harry Kane që i ka dhënë avantazhin dhe fitoren Anglisë.

a.s/dita

June 18, 2018 22:00
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi June 18, 22:21

    Cuditerisht, Anglia prodhon loje, por nuk ben gola! Semundje e saj e vjeter, ende e pasheruar!

    Reply to this comment
  2. Mos e beso po deshe June 19, 01:43

    Faulli qe u dha penallti ne favor te Tunezise ishte i njejte por me i rende kunder Anglezeve, por “cuditerisht” gjyqtari nuk e dha por te pakten te konsultohej me sistemin VAR.
    Ky boteror do te prodhoj cudira te tjera, si rasti i penalltise ne favor te Ronaldos kunder Spanjes, qe u rrezua pa e prekur dhe meritonte karton te verdhe per simulim, por jo gjuatari italian e dha penallti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*