Anija akullthyese ruse me energji nukleare
Nga Arkiva
Të shtunën Rusia lëshoi një anije akullthyese qw operon me energji nukleare për të hapur rrugën në Arktik, si pjesë e një programi ambicioz për të shfrytëzuar potencialin tregtar të kësaj zone, bën me dije Dita duke cituar mediat ndërkombëtare.
Ndërsa globi po përballet me ndryshime klimatike dhe akullnajat po shkrihen, Rusia është duke përgatitur një infrastrukturë të re të përshtatshme për trafikun e anijeve nga e ashtuquajtura Rruga e Detit Verior, e cila në të ardhmen, dhe me ndërhyrjen e teknologjisë ruse, pritet të bëhet e përshkueshme gjatë gjithë vitit, pavarësisht stinës. Në këtë mënyrë, Moska shpreson që me hapjen e rrugës, që kalon afër Alaskës, të shkurtojë kohën e transportit ndërdetar nga Azia në Europë.
Kjo përpjekje e Rusisë shihet si një prej strategjive të Moskës për tu bërë fuqia dominuese e detrave në veri, ku ajo konkuron me Kanadanë, SHBA-në, Norvegjinë, dhe, së fundmi, Kinën.
Në lidhje me këtë, presidenti rus Putin deklaroi se në vitin 2035 Rusia do të kishte një flotë prej 13 anijesh akullthyese, të përshtatshme për detin verior, 9 nga të cilat do të punonin me reaktorë nuklear.
Sipas ekspertëve, një prej arsyeve që Rusia po shpejton të implementojë këtë program janë rezervat e gazit natyrorë në Arktik, që sipas të dhënave presupozohet se janë rreth 412 miliard fuçi, rreth 22% e rezervave botërore të pazbuluara të gazit dhe petrolit.
e.ll./dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento