Anija shqiptare shpëton nga mbytja gomonen me 51 emigrantë

April 21, 2017 11:22

Anija shqiptare shpëton nga mbytja gomonen me 51 emigrantë

Anija “Oriku” e Forcave tona Detare, rreth orës 07: 40 (ora lokale turke), gjatë patrullimit në Egje identifikoi një gomone me emigrantë në bord.

Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.

April 21, 2017 11:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*