Anije me eksploziv në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

January 10, 2018 19:15

Anije me eksploziv në Greqi, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

Një anije e ngarkuar me eksploziv u ndalua në Greqi ditën e djeshme, ndërsa janë arrestuar 8 personat që ndodheshin në bord.

Mjeti lundrues ndodhet i ankoruar në portin e Iraklios në Kretë dhe destinacioni përfundimtar i saj ishte Libia.

Sipas mediave greke, anija po transportonte 29 konteinerë me eksplozivë, detonatorë, nitrat amoniaku dhe përbërës të tjerë që mund të përdoren për ndërtimin e bombave.

Në bordin e anijes “Andromeda” u gjetën dy ukrainas, një shqiptar dhe pesë indianë, të cilët nesër do të dalin para Gjykatës. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë.  Gjatë marrjes në pyetje, anëtarët e ekuipazhit dhanë dëshmi kontradiktore. Ata treguan se kapiteni ishte udhëzuar nga pronari i anijes “Andromeda” që të shkonte në portin e Misurata në Libi dhe jo në Djibouti të Afrikës, siç tregonin dokumentet.

Sipas një direktive të Bashkimit Europian, ndalohet shitja e armëve dhe eksplozivëve në Libi. Përveç kësaj, inspektimi në anije zbuloi mangësi serioze në dokumentacion si dhe në sigurinë e jetës së ekuipazhit për shkak të eksplozivëve, raporton Klan.

Anija “Andromeda” me flamur të Tanzanisë është 81 metra e gjatë dhe 12 metra e gjerë.

January 10, 2018 19:15
Komento

1 Koment

  1. enter"" January 10, 19:37

    Bravo Greqia
    Bravoooooooooooooooooooooo

    Rrasini Brenda te gjithe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*