Një anije e pazakontë në bregun shqiptar

September 20, 2016 10:46

Një anije e pazakontë në bregun shqiptar

“Jo rrezikut nga nafta në Adriatik. Pro një aksioni politik të përbashkët nga ana e gjithë vendeve për ti siguruar detit Adriatik një të ardhme”.

Është ky mesazhi i Goletta Verde No Oil, anijes italiane e cila u nis nga Vlora, me rastin e turit të udhëtimit të saj në Adriatik.

Pas Kroacisë, Malit të Zi, anija e Legambiente, mbërriti në Shqipëri, për të denoncuar ndotjen dhe për ritheksuar së bashku “One Adriatic”, rëndësinë e një zhvillimi të qëndrueshëm në detin Adriatik.

Një mesazh i mbështetur edhe nga shumë qytetarë shqiptarë, që kundërshtojnë ndërtimin e një pusi të ri nafte në Zvërnec, pranë zonës së mbrojtur afër qytetit. Protestat dhe mobilizimi kanë bindur qeverinë që të pezullojë aktivitetin, – shkruan media e Barit, Itali, cituar nga DITA.

Udhëtimi i Anijes “Goletta No Oi” synon të ndryshojë ndjeshmërinë në mbrojtje të ambientit.

“Të vazhdosh të nxjerrësh naftë në detin Adriatik është një strategji miope dhe e pakuptimtë që nuk garanton asnjë të ardhme energjitike as vendit tonë dhe as atyre që lagen nga ky det. Për këtë është e nevojshme që të synohet një politikë energjitike, që të braktisë naftën dhe të gjejë burime të rinovueshme. Eficencë dhe kursim “- është motoja e organizatorëve

Në Shqipëri pak muaj më parë u verifikua një aksident i rëndë me një anije turke, gjatë disa operacioneve të transferimit të depozitave italo-shqiptare “La Petrolifera”, që ndoti rëndë të gjithë bregdetin përreth, ku ndodhet një zonë e mbrojtur detare.

“Në vitet e fundit, ka pasur katër aksidente ambientale shumë të rënda të lidhura me naftën” deklaron Mattia Lolli, zëdhënës i Goletta No Oil, që shtoi se tema e derdhjes së naftës në det nuk është përballur me rëndësinë e duhur.

Gjithashtu në zonë gjendet edhe një nga shumë projektet, si ai i një centrali elektrik (TEC-i i Vlorës), që nuk është futur asnjëherë në punë, megjithëse  kushtoi 120 milion euro.

Dita

September 20, 2016 10:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*