Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! “Bravo bab, e fortë të bëhesh”
Nga Arkiva
Administratorja, njëherësh edukatore e kopshtit privat “Diren”, Anjeza Shabani, ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës aty ku do të njihet me masën e sigurisë për skandalin që shpërtheu brenda këtij institucioni, me dhunën makabre nga ana e saj të një fëmije të mitur vetëm 3-vjeçar.
Ajo është sjellë në ambientet e gjykatës me një furgon policie, ndërsa babai i saj e ka pritur jashtë ambienteve të gjykatës për t’i qenë pranë. Ai është i vetmi i afërt që është parë nga gazetarët pranë gjykatës, ndërsa prania e bashkëshortit të Anjeza Shabanit, nuk u vu re.
Me mbërritjen e saj, babai ka hipur në kangjellat rrethuese të gjykatës për të përshëndetur vajzën e tij dhe për t’i dhënë zemër në këtë proces të parë gjyqësor ndaj saj. Ai është personi me bluzë të verdhë i cili shfaqet në këtë video ekskluzive të Express.
Ndërsa Anjeza Shabani nuk është filmuar mirë nga kamera amatore, dëgjohet zëri i saj teksa zbret nga furgoni i policisë dhe thotë “Jam mirë bab”. Ndërkohë babai i saj dëgjohet t’i thotë “Bravo bab, e fortë të bëhesh”.
Asgje per tu çuditur babai njeriu zot i vajzes i jep zemer ne nje situate tejet te veshtire per te ….por nese neser…neser moj vajze e ti mor bab bini ne dore te atij djali qe do te jete bere BURRE, ç’do i thoni.
Po per bajgen babain e sadistes Anjeza, perse nuk thoni qe i ka ofenduar gazetaret duke u then:
“Ik perdhu, mos me caj k….”
Prej kete tullaci qe eshte koplet toc te tille pasardhes do te kete.
I thote vajes k… mbahu fort, pasi ka dhunuar e zhdepur ne dru nje kopesht te tere duke u grabitur pararte familjareve te ndershem.