Njerëz në shitje!

November 14, 2017 21:46

Njerëz në shitje!

Në një kamp emigrantësh në Libi ku zhvillohet një ankand i mirëfilltë për blerjen e emigrantëve, sikur në kohërat e tregtisë së skllevërve.

Blerësit kërkojnë kryesisht djem të rinj, të fortë e të aftë për të punuar tokën.

Dy të rinj shiten për 400 dollarë secili.

Ishte rrjeti televiziv CNN që denoncoi shitjen e emigrantëve.

Përmes një investigimi, CNN zbuloi një rrjet të vërtetë të trafikut të qënieve njerëzore, madje edhe një prej personave që shiste emigrantët.

Në foto duket trafikanti i njerëzve që shet një djalë që konsiderohet i fuqishëm, “shumë i aftë për të gërmuar”.

Disa prej emigrantëve e pranojnë hapur përpara kamerave që janë shitur për një grusht parash tek persona që as nuk i njohin.

Ata rrëfejnë gjithashtu se janë dhunuar fizikisht.

Situata e rëndë e emigrantëve në kampet libiane ka ngjallur reagimin e OKB-së, që kritikon ashpër BE për menaxhimin e fluksit dhe paktin me qeverinë libiane.

Trajtimi i emigrantëve në kampet e emigrantëve është çnjerëzor, vlerësoi OKB.

Nuk vonoi reagimi i Brukselit që u shpreh se qëllimi kryesor i misionit në Libi është shpëtimi i jetëve, por duke nënvizuar se ekzistenca e kampeve të tilla është e papranueshme.

November 14, 2017 21:46
Komento

1 Koment

  1. Arben November 14, 22:11

    REZULTAT I PROGRAMEVE TE CIA, PER LIBINE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*