Anketa: 54% e grave dhe 39% e burrave 15-49 vjeç, të papunë

January 29, 2019 13:52

Anketa: 54% e grave dhe 39% e burrave 15-49 vjeç, të papunë

Një anketë e INSTAT e ndryshme nga Sondazhet e Forcave të Punës (AFP) ka gjetur një papunësi të lartë ndër shqiptarët gjatë 2018.

Sondazhi i cili u zhvillua në kuadër të një projekti për gjendjen shëndetësore të popullatës gjeti se 54 % e grave dhe 39% e burrave në moshën 15-49 vjeç ishin të papunë më 2018 dhe madje nuk kishin punuar asnjë ditë në 12 muajt e fundit.

Punësimi është një burim i rëndësishëm i të ardhurave që ndikon ecurinë e qëndrueshme të familjes dhe individit.

Rezultatet e anketës treguan se rreth një e katërta e grave të punësuara 15-49 vjeç (26%) punojnë në pozita profesionale, teknike ose menaxheriale.

Shitjet dhe shërbimet zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit të burrave me (18%).

Në mesin e grave me një universitet ose arsim pasuniversitar, 61% e tyre punojnë në profesion. Një model i ngjashëm është vërejtur me burrat, ku 45% e atyre me një universitet ose punojnë në profesionin e tyre.

n.s. / dita

January 29, 2019 13:52
Komento

10 Komente

  1. Artemisa January 29, 13:56

    Joooooooo nuk eshte e vertete.
    Hapni ERTV dhe do te shikoni qe kjo eshte nje genjeshter tjeter e Saliut.

    Reply to this comment
    • Aurora Boreale January 29, 15:47

      o Arte+Mesia e dashur,
      kaq tokesore e meme+atedhetare,
      ti e ben se E-di,
      apo se nuk E-di,
      qe fale ERTV-se
      dhe ‘Kazanit’ te diskrimuar negativisht me fjale,
      por te paguar bollshem me para edhe buxhetore,
      Saliut i eshte rritur ‘kollarja’ aq sa,
      as ai vete nuk e kishte besuar,
      ne keto ‘kohe’ …

      Reply to this comment
    • Aurora Boreale January 29, 15:48

      o Arte+Mesia e dashur,

      kaq tokesore e meme+atedhetare,

      ti e ben se E-di,

      apo se nuk E-di,

      qe fale ERTV-se

      dhe ‘Kazanit’ te diskrimuar negativisht me fjale,

      por te paguar bollshem me para edhe buxhetore,

      Saliut i eshte rritur ‘kollarja’ aq sa,

      as ai vete nuk e kishte besuar,

      ne keto ‘kohe’ …

      Reply to this comment
  2. mirel January 29, 14:56

    Po c’e duan njerezit punen? Mjafton te punesohen horrat dhe bucet e Rilindjes me nga disa pune. Llogari ne Cayman dhe tendera te pafund per Ulajt dhe serbet.
    Paguajne shqiptaret, dhe me jete po te jete nevoja. Dhe digat po te bien shqiptaret do vdesin me nder per biznesmenet.

    Reply to this comment
  3. sopiqoti January 29, 15:39

    Haroeni ATE KOHE qe qeveria e partia te kapte prej ” veshi” e te shpinte ne pune dhe nuk te linte parazitar.Kapitalizmi eshye ” i eger ” ,semundjen e papunesise nuk preokupohet ta sheroje ne se ky sherm nuk i sjell fitime.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos January 29, 16:51

    Me forcat tuaja.
    Mbyllni edhe Kakavijen mos te vijne Greket ne “Parajsen” islamike.
    Zoti Sopiqoti,atehere ishin nje ne tre spiune,tere jeten ishin te denuar me internime mijera njerez te pafajshem se dikush nuk donte burgun e madh qe quhej Al-bani.

    Reply to this comment
  5. Arben January 29, 17:01

    Shqiperia uropiane.

    Reply to this comment
  6. Pune ka Po ska specialist January 29, 17:34

    Pune ka Po ska specialist.
    Mendoni sikur te mos iknin nga shqiperia me mijra cdo dite se cdo behej

    Reply to this comment
  7. h January 29, 22:51

    Po ato ndihmat që na premtoi gjermania,suedia,amerika që nuk
    kanë ardhur akoma ,pse nuk flisni ?
    Ne nga inati nuk punojmë derisa të mbajnë fjalën dhe të na sjellin
    ndihmat ,ndryshe do bëjmë protesta para ambasadave
    se ato na shkatrruan gjithshka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim