Bie reputacioni i Barak Obamës pas krizës në Krime

March 30, 2014 18:10

Bie reputacioni i Barak Obamës pas krizës në Krime

Anketat e fundit të realizuara në SHBA, tregojnë se vendimet që Obama po merr në krizën e Ukrainë, i kanë ulur reputacionin e tij. Ndërsa Rusia e ka marrë nën kontroll Krimenë, presidenti Barak Obama po vihet përballë proves më të vështirë të politikës së jashtme për të si president. Ashtu sikurse të gjithë presidentët amerikanë, Obama është preokupuar me shume sfida paralelisht. Për ekonominë, Presidenti Obama kohët e fundit nënshkroi një urdhër ekzekutiv që zgjeron numrin e punonjësve që u takon të marin pagesë shtesë në se punojnë me orar të zgjatur. Në fushën e politikës së jashtme, mes vizitorëve të kohëve të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ishte edhe presidenti palestinez dhe kryeministri i Irlandës. “Ka shumë pak vende të botës, ku lidhjet mes popujve janë kaq të forta,” tha zoti Obama. Ai gjithashtu po vazhdon mbështetjen e ligjit për sigurimin shëndetësor.
Kriza e Ukrainës ndodh në një kohë kur niveli i miratimit për presidentin po shënon nivele të reja të ulëta, thotë Carroll Doherty e qendrës së anketimeve “Peë Research”. “Niveli i miratimit për punën e presidentit ka rënë në 40 për qind, jo një shenjë e mirë për një president në vitin e 6-të në pushtet, i cili do që partia e tij të fitojë vende në Kongres.” Presidenti, po ashtu ndeshet me kritikat e republikanëve në Kongres, të cilët duan të mbahet një qëndrim më i ashpër ndaj Rusisë, si senatori Bob Corker: Shumica e ekspertëve parashikojnë se republikanët do ta ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe besojnë se demokratët do të përpiqen shumë për të ruajtur shumicën në Senat. Zoti Obama shpreson ta sfidojë prirjen historike, sipas së cilës në mandatin e dytë presidentët zakonisht humbasin vende në Kongres gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit.

March 30, 2014 18:10
Komento

10 Komente

  1. ARUSHA March 30, 21:13

    OBAMA MBETET PRAP I MIRE SE KA DURIM DHE NUK FILLON LUFTRA

    Reply to this comment
    • nastradinhoxha March 30, 21:37

      Po te ishte ne kohen e Millosheviqit do te kishte lejuar qe serbet t’i benin kosovaret fertele dhe do ta kishin zhdukur Kosoven nga faqja e dheut. Pak a shume sic po bejne me Sirine, ku denuan nje popull te tere te largohet i lemerisur nga vendi i tij vetem sepse Obama eshte nje President mendjelehte qe genjehet lehte nga lajkat dhe keshilltaret e tij si John Kerry, te cilet luajne me fatin e popujve sikur te ishin letra bixhozi. Prandaj mos fol brockulla pa dogane se do te sanksionojme ne komentuesit e tjere ne DITA, te cilet e quajne Obamen si Presidentin e radhes LOLO qe kane zgjedhur gabimisht amerikanet ne kohe decizive, njesoj si Presidenti budalla Bush Xhunjori, qe nuk e dinte se ku bie Afrika ne harten e Botes.

      Reply to this comment
  2. Marin Gashi March 30, 22:22

    Reputacioni i barack Obames nuk ka arsye qe te bjere per problemin rus te Krimese. Nese ka renia te reputacionit te tij ka ardhur nga fakti se premtoi shume ne fillim te zgjedhjes se tij si President i United States, por nuk realizoi asgje. Shkaku: kapitalizmi ne U.S. eshte i ngurtesuar shume fort dhe nuk reformohet me.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 31, 09:19

      VR !!! Z. Marin gashi? A mund ta zhvilloni pak më tej idenë e “kapitalizmit të ngurtësuar” amerikan? Nderime!

      Reply to this comment
      • Marin Gashi March 31, 12:16

        Z. Pellumb, shkova tek doktori i “familjes”, pasi isha me grip. Me dha receten dhe pagova detyrimin 30 dollare. Kura qe me dha doktori jo vetem e nuk me sheroi, por me dha komplikacione, duke me rritur sheqerin ne gjak. Ashtu i semure shkova tek i quajturi”doktor i familjes”. Ai me dha nje kure tjeter dhe une pagova perseri detyrimin 30 dollare. Kura tjeter me beri pak efekt, por problemet me Diabetin mbeten po ato qe ishin. rastesisht e takova doktorin ne Supermarket. Biseduam mbi gjendjen time shendetesore dhe me dha disa keshilla. U ndame si miq. Pas nje jave me vjen fatura e doktorit ne shtepi, ku duhej t’i paguaja 30 dollare. E pyeta ne telefon se c’ishte ajo fature? M’u pergjigj: “Per konsulten qe beme ne Supermarket?!”
        E solla kete shembull per te thene se ne SHBA mjekesia eshte nje nga bizneset me te eger. Nuk po flas ketu per shfrytezimin shtazarak elektronik qe u behet punetoreve nga pronaret e kompanive private…Kishim planifikuar te vinim ne Shqiperi per dy jave me leje. Gruaja ime punon turni i trete bukepjekese ne nje restorant dhe kerkoi leje. Sipas llogarive elektronike, per nje vit pune, asaj i takonin nje dite e gjysem leje me pagese dhe 13 dite e gjysem, jo vetem pa
        pagese, por duhej te derdhte ne arken e kompanise dollaret per sigurimet shoqerore. E pra, gruaja ime ka mbaruar Universitetin e Tiranes per ekonomiste dhe ka punuar llogaritare ne institucione te rendesishme ne Tirane. Ketu ka mbaruar kolegjin per Account (Llogari), por nuk gjen dot pune ne profesionin e saj dhe, me kete rast, po provon ne kurriz ate qe ka mesuar ne teori: shfrytezimin e eger kapitalist.

        Reply to this comment
        • Horri i Bulevardit March 31, 13:15

          Sistemi gjerman i shendetesise, eshte sistemi me i perparuar dhe me i sigurti, gjithashtu edhe me humani.
          Kete sistem ne e kemi patur ne kohen e komunizmit.
          SHBA, ka sistem shendetesie, vetem per ata qe kane te ardhura te mjaftueshme.

          Reply to this comment
  3. Fighter March 31, 08:07

    Revani i Putinit vjen pikerisht se Obama eshte vecse nje lekurezi ne Shtepine e Bardhe, ka psikologjine e skllavit dhe ariu rus e shfrytezon kete. Te duash paqe duhet te jesh gadi per lufte- thote nje fjale dhe Obama midis luftes dhe turpit zgjedh te dyten, por do kete te dyja mbi shpine, edhe turpin edhe luften.

    Reply to this comment
  4. lisi March 31, 13:20

    Si mund të hapë luftë Obama me Rusinë se përse 2 milionë rusë të Krimesë duan të rrinë me Rusinë dhe jo me Ukrainën?Tek e fundit, rusët e Krimesë zbatojnë të drejtën e tyre për vetëvendosje, me referendum, pasi para vitit 1954 ata ishin me republikën Ruse në BRSS.Pse, kaq e lehtë qenka të nisë lufta?Obama nuk është gjuetar i paligjshëm peshku me dinamit në Lezhë!
    Presidenti i SHBA-ve është de facto kryetar i kësaj bote të globalizuar.Ai ka leva të tjera të tërheqjes së veshit.Presidentët e Amerikës janë njerëz të mëdhenj, por dhe me tipare të spikatura individualiteti.Disa janë më kauboj, në kuptimin e mirë, disa më tolerantë në dukje.Por ata të gjithë lëvizin me një platfotmë mbarëbotërore.
    A nuk ishin ata, bashkë me të tjerë, që ndriçuan kombin tonë me Pavarësinë e Kosovës, me të drejtat në rritje të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi etj.?I vetmi president i SHBA-ve që ka vizituar Shqipërinë nga ku deklaroi pavarësinë e Kosovës, është Xhorxh W. Bush.Ashtu si dhe babai i tij ish-president.Për ne shqiptarët BUSHËT janë mbi presidentët e tjerë në kuptimin që e kanë pirë një gotë ujë në sofrën tonë!E këshilloj komentuesin e mësipërm “nastradinhoxha” të shkojë e të pijë një kafe te rruga “Xhorxh W. Bush” në qendër të Tiranës.

    Reply to this comment
    • nastradini March 31, 20:40

      Bush BABAI i tha amerikane ne nje apel para se te zgjidhej Bush XHUNJORI si President:

      “Mos e zgjidhni djalin tim per President se eshte budalla dhe nuk ben per kete detryre. Mezi ka mesuar ne shkollen e mesme dhe shkollen e larte e perfundoi me LEKAT e mia.”

      Por ja qe nuk e pyeti njeri dhe Bush XHUNJORI u President dhe i coi SHBA-s ne krize ekonomike dhe per pak sa nuk falimentoi kete Gjigand te prodhimit dhe teknollogjise.

      Mos e ngaterro Bush dallkaukun me Presidentin Klinton qe shpetoi Kosoven nga Millosheviqi, sepse gjate Klintonit SHBA-s kishin rritjen me te larte ekonomike gjate 10 vjeteve te fundit.

      Reply to this comment
  5. gjovalin March 31, 13:52

    pa mohuar rolin hegjemon te SH.B.A. ne bote dhe vecanerisht ne rimekembjen e europes rusi ka dy merita te vecanta ne historine e tij si shtet e si perandori. e para ishin luftrat e vazhdueshme ruso-turke qe e dobesuan dhe i dhane tatepjeten perandorise osmane , se dyti -ishte ariu rus qe me lufte dhe me nje diplomaci te rafinuar dermoi fashizmin e nazizmin dhe duke i futur ne lufte aleatet hileqare te perendimit si SH B A DHE ANGLINE TE CILET PRISNIN QE RUSET TE DEMTOHESHIN NE LUFTE ME HITLERIN DHE KETA DEBILA TE GEZONIN FITORET E SAJ.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank