Anketa e frikshme, INSTAT: 80% e shqiptarëve duan të emigrojnë

December 29, 2018 18:27

Anketa e frikshme, INSTAT: 80% e shqiptarëve duan të emigrojnë

Pas largimit të të rinjve, mjekëve dhe infermierëve si dhe efektivëve të policisë, mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit. Kjo është anketa e fundit e INSTAT i cili është publikuar.

Nga anketa rezulton se arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve janë ato për mundësi punësimi, arsyet familjare për bashkim familjar, si dhe për qëllime studimi.

Fakti që nga sondazhi 80.4 % ikin për çështje punësimi, kjo tregon që kemi probleme me tregun e punës, me përshtatshmërinë, dinamizimin e tregut të punës, me rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, për politika aktive që ta zgjerojë frontin që njerëzit të përthithen brenda nesh, këtu. Edhe pse janë larguar shumë nga Shqipëria, ne sërish kemi nivele të larta të papunësisë“, thotë sociologu Gëzim Tushi për KlanTv.

Sipas sociologëve, ky është një sinjal i frikshëm që kërkon marrjen e masave emergjente në vend.

Nevoja për të përputhur nivelin arsimtar me tregun e punës, është nevoja kryesore, duhet të përputhet kërkesa me ofertën. Që të iki familja tërësisht do të thotë të shkulësh rrënjët dhe ky është një sinjal më i frikshëm, por e keqja më e madhe është që po largohet edhe shtresa e mesme e shoqërisë dhe kjo tregon mungesë të cilësisë së jetës në vendin tonë”.

Valët e emigracionit po japin pasoja komplekse në vend duke sjellë plakje të popullsisë, si dhe po krijojnë vakume për fuqinë punëtore në Shqipëri. Sipas Tushit, nëse ky emigracion do të vazhdojnë, atëherë do të përballemi me probleme të mëdha të karakterit financiar.

 

v.l/ Dita

December 29, 2018 18:27
Komento

7 Komente

  1. uskania December 29, 18:39

    Ham-hum-ham ham ham! Kush është ai durimmadh, i cili pëlqen të banojë në një fshat qenësh????!!!!

    Reply to this comment
  2. Me durim December 29, 19:10

    Po ç’te keqe ka qe duan te largohen? le te ikin, une kam 28 vjet qe kam ikur dhe ja ; shqiptar jam, kur dua vete ne Shqiperi, pavaresisht protestave per pushtet qe bejne atje. Kush te doje te rrije, kush te doje te iki. Probleme eshte se Europa nuk i mban te gjithe me shume se tre muaj, realizoni kete qe ti mbaje sa te duan dhe do shikoni se si do kthehen shqiptaret ne Shqiperi. Ku keni hallin se kush do paguaj taksa per ju, pa nuk u behet vone per shqiptaret.

    Reply to this comment
    • 777 December 30, 22:20

      Ka te drejte “Me durimi”,se sipas llogjikes se tij edhe po t’i shkoje gruaja atij me 20 hamshore cdo nate dhe t’i bjere miliona,ajo prap ne shtepi do vije dhe prap e tij eshte!
      He doni me sagllam se kaq?

      Reply to this comment
  3. Jimi December 29, 19:50

    Cfare problemi ka nese shqiptaret duan te emigrojne!? Jane dy kategori njerezish qe emigrojne ! Ka nga ata qe emigrojne per te siguruar jetesen dhe qe keta jane me te shumtit, sic ka edhe nga ata qe duan te shetisin boten, pasi me punen e kryer ne kete vend, kane krijuar nje kapital te mjaftushem per te kenaqur veten, apo per tu ngulur ne nje vend tjeter me kushte me te mira per te banuar. Keta qe kaq shum shqetesohen per largimin e shqiptareve, mos e dine se Shqiperia eshte parajsa tokesore dhe qe cuditerisht keta njerez qe largohen nuk e dine!? Edhe kerkuam me insistim levizjen e lire te njerezve, edhe cuditemi pse njerezit largohen!? Hajde merre vesh kete pune? Pyesni pinjollin e qoftlargut dhe metresen e tij pse rrine me shume jashte se ne Shqiperi ?

    Reply to this comment
  4. Lili December 30, 06:47

    Tregun e punes,jo jo disa si ministresha Anilaj tre pune i bejne per nje dite…..pa permend boardet ku marrin prape disa 11 here.
    Jojo pune ka ,po vetem per disa happy fews qe njohin kryepolitikanin…..

    Pffff e shtet thone se jemi to ba…

    Reply to this comment
  5. FORSTER December 30, 14:13

    Ne SHqiperi jo 80% por 100% e popullsise duan te ikin se pushteti eshte ne doren e mafies.

    Reply to this comment
  6. Adih December 30, 23:54

    Mos shkuarja e prones tek pronaret ,paralizon investimet serjoze .Fai eshte i katovicareve pardesy bardhe te Ramiz Alise .Ky eshte shkaku i vertete ,i papunesise ne shqiperi .Kjo eshte nje nga 5 pikat kryesore ,detyre shtepie qe i ka rekumanduar BE si kusht ,anti shqiptareve politikane shqiptare .Pra kjo eshte arsyeja e pare per hikjen e shqiptareve larg trojeve te te pareve te tyre.. Duhet sa me pare , te formohet SPAK ,dhe te filloje te zbatohet kushtetuta shqiptare ,ku deri me sot , eshte shkelur me kembe nga neokomunistet hajdute e te pa pergjegjshem te ketyre 28 viteve .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*