Anketa e Qeverisë: 23 % e bizneseve pohuan se inspektorët kërkojnë ryshfet

September 3, 2018 08:54

Anketa e Qeverisë: 23 % e bizneseve pohuan se inspektorët kërkojnë ryshfet

23 për qind e bizneseve kanë pohuar se iu është kërkuar ryshfet gjatë procesit të kontrollit, sipas një anketimi të qeverisë nëpërmjet Ministrisë së Sipërmarrjes.

Ryshfeti u është kërkuar për të mbuluar mungesën e dokumentacionit përkatës dhe mosplotësimit të kritereve ligjore.

Bizneset pohuan se në 66.8 për qind të rasteve inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, por në 33 për qind të rasteve ato nuk e kanë një autorizim kontrolli.

Bizneset kanë pohuar se në 56.5% të rasteve inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime. Gjithashtu bizneset kanë pohuar se gjobat në shumë raste janë shumë të larta në raport me shkeljet e gjetura.

Për të shmangur keqtrajtimin e qytetarëve dhe bizneseve, qeveria ka vendosur që nga ky vit 90 për qind e autorizimeve të jepen online.

Ajo ka nisur një proces për të fshirë 10 licenca, teksa synon të eliminojë 142 dokumente të cilat nuk do të kërkohen më për asnjë shërbim të ofruar nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe institucionet e saj të varësisë.

Rreth 201 dokumente do merren drejtpërdrejt nga platforma elektronike të vete institucioneve publike, përmes ndërveprimit me platformën elektronike e-Albania, ose ndërveprimit dhe komunikimit me institucionet publike përkatëse.

Marrë me shkurtime nga Monitor

s.a/dita

September 3, 2018 08:54
Komento

6 Komente

  1. Zorro September 3, 09:19

    Kjo ankete e zhvilluar tregon nivelin mjeran te qeverisjes Rama!
    Pse duhet bere ankete nga qeveria per te kuptuar se si veprojne zyrtaret e saj?
    Anketa te tilla behen vetem ne nje shtet te korruptuar e jo per te ndeshkuar fajtoret ,por vetem per propagande!
    Nuk kontrollohen te korruptuarit me anketa nje here ne vit!
    Ne ankete nuk ka fakte,emra,etj,por vetem shifra!
    Nje shtet ligjor i kontrollon punonjesit e vet ne cdo hap qe kryejne!
    Dhe viktimat e vetme te korrupsionit shteteror jane populli,prandaj ilaci i vetem per te sheruar semundjen eshte degjimi i zerit te qytetareve!
    Por Rama e ka hequr nga praktika trajtimin e ankesave te popullit nga te gjitha strukturat e pushtetit qendror dhe vendor,pra qellimisht ua ka mbyllur gojen popullit dhe ka nxitur korrupsionin shteteror!
    Keto anketa jane pallavra demokratike we perdor shteti i korruptuar per te mashtruar opinionin punlik!
    Dhe Rama eshte mjeshter ne kete drejtim!

    Reply to this comment
  2. Korrupsi September 3, 09:38

    Vetem pritjet e popullit dhe zgjidhja ne kohe e ankesave te qytetareve nga te gjitha shkallet e pushtetit,jane mjeti i vetem qe shtetaret armiq te korrupsionit te zhdukin qe ne fillese zyrtaret e korruptuar!
    Por Rama nuk eshte nga keta,prandaj tallet duke sajuar forma si portali kryeministror qe ka nxjerre jashte loje te gjithe administraten shteterore e vendore!

    Reply to this comment
  3. tom September 3, 10:48

    anket vjedhesish 100 per qind kerkohet pjese e majme deri aty sa ata qe nuk binden ju mbyllet aktiviteti me masa nga me represivet ne kundershtim me cdo lloi norme ligjore dhe te mbeshtetura fuqimishte nga gjykatat. Ne krye aendron AKU(autoriteti antikombetar i ushqimit)etj.Grabitje jo rryshfet hapur pa dorashka.

    Reply to this comment
    • Gjeloshi September 3, 11:20

      Deklaratat anonime te ketyre bizneseve jane fallco se anketa te tilla nuk merren parasysh nga kryeministri ne se nuk i drejtohen VAR-it (me falni portalit “Shqiperiaqenukeduam”)

      Reply to this comment
  4. Feniks September 3, 11:16

    Pse ben anketa ky shtet kur une i kam shkruar personalisht kryeministrit Rama se UKT vjedh qytetaret dhe si m’u pergjigj”UKT nuk varet nga qeveris”!
    Po populli qe vidhet a nuk eshte votues i kesaj qeverie?
    Po buka qe prodhohet me miell kanceroz serb a nuk e ha populli shqiptar?
    Po qeveria e Rames a nuk eshte e popullit shqiptar?

    Reply to this comment
  5. Arben September 3, 14:46

    Ne fakt eshte 230% ( ku iken inspektori pa kafe), por

    meqenese e ben qeverria pjestohet me 10.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*