ANKETIMI: 64% e shqiptarëve nuk ikin dot për pushime, më të varfrit në rajon

June 29, 2020 13:03

ANKETIMI: 64% e shqiptarëve nuk ikin dot për pushime, më të varfrit në rajon

64% e shqiptarëve nuk bëjnë dot as një javë pushime larg nga shtëpia.

Rezultatet kanë dalë nga një anketë e Këshillit të Kooperimit Rajonal, i cili i nxjerr shqiptarët si popullin me pamundësitë më të mëdha për të paguar faturat mujore të dritave dhe ujit, për të paguar qiranë, për të siguruar ushqimet e nevojshme, ngrohjen e shtëpive dhe për të kaluar pushimet një javë jashtë vendit.

Anketa është bërë edhe në 5 vende të tjera të rajonit, si Serbia, Bosnja, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Anketa gjithashtu tregonte se: 26% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të paguajnë ujin, dritat dhe qiratë; 16% e shqiptarëve janë në pamundësi për të paguar huanë.

Gati gjysma e shqiptarëve janë të privuar nga i ngrohti në banesë. Ekspertja e ekonomisë, Dorela Beqaj, ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, ku u shpreh se më shumë se frika nga koronavirusi faktor është se ata nuk kanë më para të kursyera pasi dhe ato pak kursime i kanë shpenzuar gjatë karantinës.

“Tani shqiptarët më shumë se asnjëherë kanë nevojë të punojnë dhe jo të pushojnë” tha Beqaj. Sipas ekspertes së ekonomisë këtë vit pushimet e shqiptarëve do të jenë vetëm fundjavat.

Ndërkohë, pyetjes “A jeni përballur me paaftësi për të përballuar të paktën një javë pushime larg nga shtëpia (nëse doni) gjatë 12 muajve të kaluar”, rreth 645 e shqiptarëve i janë përgjigjur Po, që sërish është përqindja më e lartë në rajon.

Në përgjithësi, për këtë pyetje, të gjithë vendet e rajonit kanë shprehur pamundësinë për të bërë pushime, ku pas Shqipërisë renditet Mali i Zi (48%), Maqedonia e Veriut (46%), Serbia (40%), Bosnjë-Hercegovina (35%).

Në rajon, më lehtë i përballojnë pushimet shtetasit nga Kosova, me vetëm 28% të totalit, që pohojnë që nuk bëjnë dot pushime. Kosova ka si destinacion kryesor për të kaluar pushime Shqipërinë.

o.j/dita

June 29, 2020 13:03
Komento

9 Komente

  1. sali bolleku per familjen e tij June 29, 13:53

    Mos i keni mare te dhenat nga socializmi se atehere ishim te varfer dhe prandaj saliu i bllokut e permbysi varferin dhe na solli bollekun dhe floriririn per moniken.
    Nuk ka mundesi qe ne kapitalizem te kete varferi…

    Reply to this comment
  2. Ylli June 29, 15:17

    Shqipëria e drejtuar nga Edi Rama politikisht e personalisht, po kalon izolimin e më të thellë.

    Jo lëvizje të lirë që ska me BE, po as me viza nuk nuk u lejohet shqiptarëve të qeverisur (sunduar) nga Edi Rama.

    Arritja më e madhe e jona, lëvizja e lirë pa viza, është vënë në rrezik serioz! (Sot as me viza nuk lejohet)!!!!

    Ky është fakt!
    As supozim e as opinion!

    Shkak për këtë izolim duket se është keqmenaxhimi i pandemisë. Asnjë shifër nuk qe e as është e saktë, në kuptimin që të tregojë realitetin.

    Numri jashtëzakonisht i ulët i testeve (kaq sa ka bërë Edi Rama për 4 muaj, Italia e Gjermania i bënë në një ditë të vetme), vetëm përkeqëson gjendjen dhe forcon bindjen që shteti nuk kontrollon asgjë.

    Përtej arsyes pandemi, edhe sikur të nisemi nga teza e mediave qeveritare e cila nuk harron ti kujtojë Europës sa kurvë që është, se “Serbia ka më shumë raste COVID e megjithatë iu hap kufiri”, prap përgjegjës është Edi Rama.

    Pyetja është:
    Përse Edi Ramës nuk po ja hapin kufinjtë dhe Vuçiç po?!

    Edi Rama sikur kishte shokë e miq në perëndim?!

    Po që është edhe Kryetari i OSBE…!!

    E paskan me të personalisht e politikisht pra.

    Ja pra që është më keq teza që “Pse serbisë dhe jo ne”, sesa pandemia e lëmë pa menaxhim.

    Sido që ta vërtisim argumentin, përgjegjës për izolimin më të rreptë që po na imponohet është vetëm Edi Rama.

    Donte të ishte Skënderbeu?
    Ja ku është!
    Të mbajë edhe përgjegjësinë si Skënderbe!

    Izolimi i vendit vjen nga Edi Rama. Kjo tashmë është e dukshme.

    Ndaj jo mandat të tretë, po ndërprerje e menjëhershme e mandatit është zgjidhja.

    Reply to this comment
  3. Arben June 29, 17:13

    PROJEKTI SHQIPERIA UROPIANE, NE LULEZIM E

    SIPER

    Reply to this comment
  4. PO , PO June 29, 17:21

    E kini kthyer permbys te gjitha zoterinj te medias . I Kini vene vetes detyre te nxini gjithecka per Shqiperine . Ne , per shume e shume arsye , nuk e kemi luksin te matemi me vendet me te zhvilluara e te fuqishme ekonomike te kontinentit , gje qe ju e beni ore e cast , sa here u jepet rasti . Edhe sot , qe bota ka ne plan te pare ruajtjen e jetes nga kolera virus , ju “gjeni” rastin per te peshtyre mbi fytyrat tuaja , se perse shqiptaret , sipas idjotesive qe ju mblidhni poshte e lart , 64 % e tyre nuk duan apo munden te shkojne me pushime . Kaq poshte e te neveritur jini bere sa , kerkoni te na bindni qe e gjithe bota sot eshte me b**e jashte neper plazhe dhe , jo vetem pa asnje problem ekeonomik , por as me pandemine , nga e cila vuajtkan vetem shqiptaret ! Na i kini sjelle zorret ne gryke , me keto “lajme” e anketa te sajuara , duke peshtyre mbi vete fytyrat tuaja te pa fytyra ! ! !

    Reply to this comment
  5. Edi June 29, 17:24

    C’fare c’fare po thoni???
    Se 36% e shqiptareve shkokan me pushime?
    Kete zor se e besojne edhe Ethem Lalaj ose ‘FTERI’…

    Reply to this comment
  6. Zigur Qarri June 29, 23:57

    Vitin e kaluar rreth 1 milion shqiptare i kaluan pushimet jashte shtetit duke shpenzuar afro 1.2 miliarde US $…te tjerat jane llogje Kavaje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim