Ankorohet në Durrës anija e lashtë nga Katari, promovon Botërorin e 2022

August 25, 2019 16:49

Ankorohet në Durrës anija e lashtë nga Katari, promovon Botërorin e 2022

Pas dy ditësh qëndrimi në Sarandë, veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar kreu ndalesën e tij në portin e Durrësit, pasditen e së shtunës.

Veliera “Fateh Al Khair 4” ishte në dispozicion të qytetarëve për ta vizituar nga afër, ndërsa ka si qëllim promovimin e Kampionatin Botëror të Futbollit, Katar 2022.

Me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një koncert, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në vendin tonë. Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, patën mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku u njohën me velierën, si dhe me kulturën detare të Katarit.

Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.

Lundrimi “Fateh Al Khair 4” për vitin 2019 do të zgjasë katër muaj dhe do të përshkojë rreth 4400 milje, nisur nga Bosfori e deri në Xhenova të Italisë.

Konkretisht destinacionet e tij për këtë vit do të jenë pesë vende të Mesdheut, përkatësisht Turqia, Greqia, Shqipëria, Kroacia dhe Italia.

Sot aktivitetet e lidhura me lundrimin “Fatah Al Khair 4” do të transferohen në Tiranë. Për tri ditë, në sheshin “Skënderbej” në qendër të kryeqytetit dhe tek Parku i Liqenit.

 

j.l./ dita

August 25, 2019 16:49
Komento

4 Komente

  1. Leci August 25, 23:32

    kishte e forte me u fundose kjo anija edhe kta jane tane notare te mire….

    Reply to this comment
  2. Maria virgine August 25, 23:36

    Oh sa me paska marre malli per callma e “burre” me kemishe nate Kto grate te tyne jane apo i kan blere ,se ktyne nuk ju lejohet as me dale ne fotografi

    Reply to this comment
  3. Detar August 26, 08:51

    E nga dreqin e nxoret te lashte kete barke ju more.
    As anije nuk eshte pasi anije jane mjetet e lundrimit ne kapacitet mbi 50 tone.
    Eshte nje tip kaikeje siç ka me bollek nga turqia e arabia e nuk eshte aspak e lashte.
    Nuk e keni idene as se per çfare po shkruani dhe nxirrni ne pah vetem injorancen tuaj

    Reply to this comment
  4. Valbona sako lavire August 26, 20:58

    Anija e lashte nga kakari injoranca po vjen ne shqiperi dhe pritet me flamuj. Rrofte injiranca e callmave. Qe gjejne politikane legena qe heqin breket per dy leke po te pakten mos dilni me flamurin tone me prit callmaxhit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*