Anri Sala sot në festivalin tek “Reja”, ja surprizat që rezervohen për publikun në mbrëmje

May 23, 2018 11:06

Anri Sala sot në festivalin tek “Reja”, ja surprizat që rezervohen për publikun në mbrëmje

 

Programi i së Martës në Festivalin e Resë nis në orën 20:00 me Danc Teatër nga Kompania CUBE (Austri), me artistët Christian Ubl, Fabienne Gras dhe Laurie Fouvet. Pjesa “Unë jam nga Austria si Wolfi”, është një solo performancë (vallëzim tre pjesësh) që reflekton jetën personale të artistit, me nota humori. Si një emigrant edhe si kërcimtar, ai sjell atdheun e tij- Austrinë, vendlindjen e tij-Vjenën, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, duke i vendosur si një paralele ashtu edhe në konflikt me njëri- tjetrin.

Nata do të marrë një drejtim krejtësisht të ri, por jo më pak interesant.

Të gjithë do të mblidhen për praktikat e lashta të meditimit nga Bhakti Marga dhe thirrjet shëruese Om. E harruar në kohë, kjo teknikë e lashtë na ndihmon të kthejmë energjinë negative në pozitive, të mbështesim mirëqenien tonë emocionale, mendore dhe fizike dhe kultivojmë më shumë gëzim, dashuri dhe paqe në botë.

Ndërkohë sot në mbrëmje, artisti shqiptar me famë botërore, Anri Sala, do i bashkohet Festivalit “Cloud Fest”, që mbahet për dhjetë ditë rresht tek “Reja” pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Anri Sala njihet për numrin më të madh të ekspozitave të realizuara në mbarë botën dhe numrin e madh të objekteve të ekspozuara në to. Artisti më i spikatur në bienalet e mëdha ndërkombëtare, “rrëmbyes” i dhjetëra çmimeve ndërkombëtare, do të bëhet këtë herë pjesë e një festivali në vendin e tij që do të ketë performanca të ndryshme artistike të luajtura nga 120 artistë nga 15 shtete të ndryshme të botës.  Anri Sala do të eksplorojë marrëdhëniet midis muzikës dhe narrativës, arkitekturës dhe filmit për të prodhuar vepra në të cilat një medium merr cilësitë e një tjetri. Një pikë konceptuale e nisjes për të marrë përsipër janë dy vepra muzikore të njohura, të lidhur me një histori mes politikës dhe kulturës, Marseillaise dhe Internationale.

l.h/ dita

May 23, 2018 11:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*