Anthony Fauci tregon arsyen se pse Evropa e ka më në kontroll situatën me koronavirusin se sa SHBA-ja

July 31, 2020 17:59

Anthony Fauci tregon arsyen se pse Evropa e ka më në kontroll situatën me koronavirusin se sa SHBA-ja

Anthony Fauci është pyetur se pse Evropa e ka situatën më në kontroll në krahasim me SHBA-në sa i përket luftën ndaj pandemisë globale të coronavirusit.

Ai tha se ishte një pyetje mjaft komplekse, por përshkroi disa nga faktorë kontribuues, raporton CNN.

Doktori së pari theksoi se shumë vende evropiane u mbyllën më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nëse ju shikoni se çfarë ndodhi në Evropë, ata u mbyllën pjesërisht ose ndaluan së vepruari për 95 për qind”, tha mjeku.

Sidoqoftë, “kur në të vërtetë shikoni se çfarë bëmë, edhe pse u mbyllëm, edhe pse ajo krijoi një vështirësi të madhe, ne në të vërtetë funksionalisht u mbyllëm vetëm rreth 50 për qind në kuptimin e tërësisë së vendit”, shtoi 79-vjeçari.

Ai gjithashtu vuri në dukje se disa shtete kishin sukses më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve për rihapjen sesa të tjerët “Disa u ndoqën me shumë kujdes dhe disa jo”.

Ndryshe, SHBA-ja ka njoftuar se 4.58 milionë njerëz janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë mbi 674 mijë njerëz.

 

l.h/ dita

July 31, 2020 17:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim