Anti-dhjetoristi Zheji dhe një replikë e ashpër nga ish-bashkëjetuesja dhjetoriste

December 13, 2014 20:15

Anti-dhjetoristi Zheji dhe një replikë e ashpër nga ish-bashkëjetuesja dhjetoriste

Në Shqipëri ndoshta nuk e njohin shumë Ilenja Mëhillin. Por motrën e saj Erla Mëhilli, me siguri. Qenia e Erlës në PD, i dedikohet motrës së saj “të panjohur”. Por në fakt Ilenja është një nga studentet e dhjetorit dhe nga rreth 300 firmëtarët e themelimit të PD-së. Sot, 24 vjet më pas jeton në Romë.

Nuk është atmosfera e dhjetorit që e rikthen atë në vëmendje, por një status online, me tone të ashpra ndaj një shkrimi të Artur Zhejit botuar dje. Dhe nuk është thjesht reagimi i një lexueseje të Zhejit. Ilenja dhe Arturi kanë qenë thuajse bashkëshortë. Ata kanë jetuar bashkë në Romë për 9 vjet.

Shkrimi që ka irrituar Ilenjën quhet Kukullat e Dhjetorit dhe aty Zheji shkruan:

“Lëvizja dhjetoriste ishte një Lëvizje Kukullash… Dhe ka ardhur koha, koha që në të vërtetë ka kaluar ka kohë, që të thuhet e të pranohet një herë e mirë se në Shqipëri, në Dhjetorin e vitit ’90 nuk ka patur as revolucion dhe as përmbysje natyrale të Diktaturës komuniste. Ishte Sigurimi, që krijoi simbas një skeme në tavolinë, “pluralizmin demokratik”, simbas porosive të “Udhëheqjes”. Për të pilotuar ndërrimin e sistemit, por njëkohësisht për të lënë në duart e “partishme” resurset ekonomike, resurset e influencave dhe monopolin e kryeveprës së tyre monumentale: “Monopolin e Dosjeve”…”

Zheji zhvlerëson dhjetoristët dhe shton se Berisha ua ka nxjerrë tashmë fundin:

“…I kam njohur dhe i kam prekur “dhjetoristët” të gjithë ose 99% të tyre. Pikëza të një turme në valëzim dhe kaq. Të ndërtosh sot mitin e tyre, ashtu si edhe dje, do të thotë të gënjesh, thjesht për përfitime politike imediate, në kurriz të historisë. “Dhjetoristët” nuk kanë më dhjamë për të tiganisur farsa të reja. Doktori ua nxori fundin prej kohe..” – shkruan ai.

Madje, Zheji mendon se nëse hapen dosjet, shumë dhjetoristë do rezultojnë ish- bashkëpunëtorë të Sigurimit:

“…Mendoj se, nëse do të ketë një hapje të vërtetë Dosjesh, të cilat Sigurimi i Shtetit, nuk dihet se si, por i ka ruajtur të pahapura deri më sot, në cilësinë e “Sekretit Shtetëror”, e pra nëse do të ketë një transparencë të tillë, të cilën e dyshoj, “Dosja e Dhjetorit” do të jetë Kryevepra, për të cilën grafomanët e shumtë shqiptarë do të kenë subjekt për qindra libra. Por ndërkohë, “Dëmi Historik” është kryer…”

postimIsh-bashkëjetuesja e Zhejit, dhjetoristja Mëhilli, duket më shumë se e zemëruar. E kontaktuar nga DITA ajo konfirmon një status ku përzihet raporti me autorin dhe qëndrimi ndaj tij:

“…E gjej vërtet të turpshëm artikullin “Kukullat e Dhjetorit” të Artur Zhejit. Në bashkëjetesën time në Romë me të që zgjati 9 vjet, e mendoja ndryshe. Tërësisht ndryshe. Mendoj që është një mënyrë e tij e turpshme për të tërhequr vëmendje dhe për t’u bërë një personazh i përfolur qoftë edhe për disa ditë.

Ai harron që të gjithë e njohim, edhe pse askush nuk guxon tia thotë, që ai është si ato kukullat e fryra që shiten në dyqanet e seksit që fillimisht e kishte në duar Berisha, pastaj Nano, pastaj prapë Berisha, për të kaluar në fund në duart e Metës. Tani po kërkon dëshmpërimisht të jetë sërish me Ramën. Kukull e fryrë dhe e shpërdorur, së cilës i mjafton të jetë me dikë që ka pushtetin për momentin, pa patur rëndësi kush është.

I turpshëm artikulli tij, i turpshëm mendimi. Nuk pajtohem në asnjë mënyrë. Dhe sot, 24 vjet më pas, mund të konfirmoj atë thënien që të “nuk e njeh dot kurrë plotësisht atë që ke apo kishe pranë”. TURP”

Artur Zheji dhe ish bashkejetuesja e tij, Ilenja Mehilli

Artur Zheji dhe ish bashkejetuesja e tij, Ilenja Mehilli

 

 

Koment: Dhjetorët e një kukulle (që kësaj here tha atë që duhet)

Ai ka ndryshuar dhjetra herë këtyre viteve,me një kameleonizëm politik që ka rivalë vetëm pak vetë. Drejtori i RTSH-së që e siguroi postin duke kërcyer në buzuqe me kryeministrin Nano; i akuzuar në media për abuzime financiare me detyrën, prokurorime të drejtpërdrejta për makina dhe pajisje të blera që nuk mbërritën ndonjëherë në RTSH, për keqpërdorim donacionesh nga Kina e Europa, nga Pakti i Stabilitetit; drejtori pra, ditën që u konfirmua rezultati humbës për socialistët pas zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005,e leu fasadën dhe muret e televizionit publik me ngjyrë blu.

Kuptohet që Berisha, edhe pse ngjyra blu mund ta hutojë nuk e hëngri këtë truk, dhe e largoi. Por pa ngacmuar asnjë nga dosjet dhe kallëzimet, përkundrazi. Sepse Berisha nuk i ngacmon dosjet, por i tund ato.

Pastaj i angazhuar me LSI-në, deri dhe kandidat i pasuksesshëm për deputet në Durrës, Zheji emërohet drejtor i ATSH-së në tetor 2009. E vazhdon këtë detyrë duke mos ngurruar t’i thurrë ca më tej ditirambe Lulzim Bashës. Shkroi i entuziazmuar për punët e mira të Bashës në 100 ditëshin e parë si kryebashkiak, madje  i thoshte publikut që “Basha do të dyfishojë vërtet Bulevardin dhe do bëjë që brenda 2013-ës në Qytet të dëgjohen rrotat e hekurta dhe kërcëllitëse të tramvajit”, etj (shkëputur nga artikulli Frika “Basha”).

Ndodh që situata politike ndryshon, por ai nuk e humb toruan. Pati një periudhë, e quajtur “qokat e fundit” të qeverisë Berisha, kur në korrik gusht 2013 u bënë ca emërime të shpejtuara dhe u dhanë ca liçensa e leje, konçesione e tendera etj. Atëherë ndodhi që vajza e Zhejit, emërohet në moshën 28 vjeçare sekretare e parë e ambasadës sonë në Itali, aty ku është rritur e ka jetuar që nga mosha 5 vjeçare. Shumëkush lëvizi më pas, por jo Gerarta.

Zheji ishte kategorikisht kundër vizitës në Edi Ramës në Beograd pas ndeshjes së futbollit, sepse “do të humbasë pika dhe mbështetje të brendshme të jashtme”. Pastaj shkroi se Rama e shtoi ndjeshëm popullaritetin. Ndoshta sepse shpreson që të bëhet sërish drejtor i RTSH-së.

Kushedi se ç’qëndrim do të ketë më vonë për Lëvizjen e Dhjetorit. Por mbetemi shpresë plotë se me kaq shumë zigzage e akrobaci, bën vaki që dikur të na përputhen prapë mendimet. Si këtë herë. Sepse ajo lëvizje ishte vërtet e inskenuar dhe e drejtuar nga ish-Sigurimi. Me heronj të rremë që për ca kohë kanë qenë edhe heronjtë e Arturit.

December 13, 2014 20:15
Komento

49 Komente

  1. Andi December 13, 01:39

    O Mhill mos boj sikur nuk e ke ditur kte qe thot zheji. Sa shm dhjetorista te infiltruar ka patur aty. Edhe Rama kot flet , thjesht ben presjon per te futur opoziten ne parlament.

    Reply to this comment
  2. Smajli December 13, 02:19

    Pikes i ka rene Zheji,ka thene nje te vertete ,qe se luan topi,lereni mor meillat,zagaret e berishes,ka te ngjare ose !00% llenja te jete vete ne listat e ish sigurimit.O njerez kame komentuar edhe me pare,kam qen ish i persekutuar,dhe ne ato kohe kame qene en qytetin e studentit,lere si vajten punet,tamam si nje skenar i mire organizuar,pa devijur kerkund.Se po te ishte ndryshe,pra te mos kishin qene kukllat e ish sigurimit,do ishte bere nje kerdine,me keqe se ne Rumani me Causheskun…….Nexhmija sote nuk do kakariste me te bijte se do kishte kthyer parkonjte njesoj me ato qe vrau i shoqi.Sa per bisede,ne lagje kisha nje punonjes sigurimi me detyre te larte ne ate kohe andej nga Veriu,dhe si komshi kishim shkuar mire(them une se nuk di cfare ka shkruar kjo meret veshe vetem kur te celen dosjet),erdhi ne ato dite dhjetori ne shtepine e tij ,dhe sic kan bere zakonishte keto sigurimsat,kur jane ne pushtet te rrjepin,kur jane pa pushtet bejne si dreqi vete,erdhi dhe me pa ne rruge e dinte qe isha pjese e levizjes demokratike,me takoi perzemersishte dhe me ftohi per kafe te cilen e pime ne nje lokal ne qender te qytetit,aty ne bisede me tha se kishin qene ne nje mbledhje te rendesishme,ku Hekuran Isa lesh peqini i kishte kerkuar qe te therasin bashkpuntoret dhe ti fusin sa me shume ne ne P,D,pra kuptoheni vete o komentues te nderruar

    Reply to this comment
  3. Litari December 13, 02:31

    Ky tip si plenc-deri me dy sy si kacalli kaq….

    Reply to this comment
  4. Çarli December 13, 03:04

    Çarli nga Florida mendon se Zheji ka shume te drejte ne pershkrim e levizjes ne fjale. Nuk ka asnje dyshim, se pluralizmi politik nuk ishte veper e studenteve, as e pedagogeve te tyre, por e vete sistemit. Çarli gjithashtu deshiron te mos perzihet ne pershtjellimat e shpirtit te trazuar mëhillian, pasi pyet veten si nuk i mjaftuan zonjushes 9 vite qe ta shfrynte kukullen. Çarli ne kete pike aludon se zonjusha ne fjale perfundimisht nuk ka ditur te shfryje ne ate kohe, mbase ka mesuar tani, ku i dihet. Çarli, si i pari qe eshte ne perpjekjen per te qullur nje koment ketu, ju pershendet te gjitheve nga larg!

    Reply to this comment
    • kolonel December 13, 16:50

      Ja fut kot se nuk ja ke idene fare, din aq sa mund te degjosh neper kafenete lloqe me fshatare e druvaret e zbritur nga shpellat. Nuk ishin te gjithe sigurimsa, pati sigurimsa por dhe agjente te huaj, dhe te huaj mos kujto ndonje kinez apo zezak, por rraca jone bastarde qe kishte shitur gjakun, ca per pare e ca per fe, dhe ca se ishin rrace tjeter mbeturina te perdhunimeve greke e serbe qysh gjate luftes pare.

      Reply to this comment
  5. arif December 13, 03:04

    O lumo e o deto,bej bashke e piethe ne to.

    Reply to this comment
  6. Emigrant December 13, 04:28

    Me vjen keq qe paske pasur kaq prane nje si ky

    Reply to this comment
  7. Samir December 13, 04:47

    Eh, kur njerezit nuk kane shtylle kurrizore! E me e keqja kujtojne se çfaredo qe thone perben te verteten, ose variantin e te vertetes, qe te tjeret duhet ta besojne pamedyshje. Si nuk e vjen turp per ate derdellitje cmirezeze, ku pranon se me teper ishte i mahnitur e i perulur para nje punonjese te ambasades italiane, se sa te bente njeqind metra me tutje ku ishin mbledhur studentet dhe mijra qytetare. Nje mi gjirizesh qe krenohet se nuk eshte mashtruar nga nje cope djathi iluziv.

    Reply to this comment
  8. Fan December 13, 05:41

    Personalisht jam pergjithesisht dakord me ato qe thote Zheji per Djetorin dhe Dhjetoristet .

    Por megjithate goce RESPEKTE per pershkrimin qe i ke bere ish mikut tend, nje sahanlepires

    i mencave politike.

    Reply to this comment
  9. Kris 1 December 13, 05:43

    Me nje fjale per seks eshte tamam vegla e duhur.
    tashti Lind pyetja,a ka nevoje Rama per lodra seksi me nje vit martese?

    Reply to this comment
  10. bbb December 13, 06:38

    Kush ka jetuar ne veren e vitit 1990 ne Tirane, e di mire se skenari i “studentve” pritej te ndodhje. Pershperitej se “pritni sa te vijne studentet ne shtator”…dmth regjimi po pergatiste nje “levizje studentore”. Ne fakt Zjeji ka gjetur nje metafore fantastike duke i quajtur “kukullat e dhejtorit”. Ose me mire te themi kukullat e dhjetori=kukullat e Ramiz Alise. Aq e vertete eshte kjo saqe ata pak individe qe me siqeritet donin nje levizje te tille demokratike u menjanuan apo u vrane…Shembulli me i paster eshte Arben Broci…Natysisht qe sic thote Zheji me shume te drejte, hapja e disjeve te sigurimit, do nxirrete te palarat ne shesh, sepse spiune te sigurimit do dilnin “intelektualet” e Ramizit, si Berisha e Pashko, studentet “pishtare te demokracise” si Azem Hajadri e Ilir Meta por edhe ish burgaxhinj sigurmsa si Pjeter Arbnori…Eshte dmth nje corbe e ndyre qe gatoi Ramizi

    Reply to this comment
  11. Christ December 13, 08:04

    E kam ndjekur Artur Zhejin ne shume emisione. Kam ndjekur fjalet,mendimet dhe qendrimet e tij ne vite. Zheji & Co,jane nje race e veçante medikoresh qe s’kane asnje vlere,asnje mendim, asnje formim intelektual,politik apo estetik. Jane thjesht individe qe kane pasur privilegjin te jene bij personash “te njohur”, te privilegjuar gjate sistemit te kaluar, fodulle e te percipte, ordinere e vanitoze. Persa i perket, “kembimit te flamureve”,kete gje shqiptaret “me emer” e kane pasur zanat prej shekujsh e nuk eshte vetem Artur Zheji i tille. Ne Tirane e gjetke, gelon nje ushtri e tere njerezish te kollarisur e te pa vlere, pa ideale, vagabonde politike, publiciste e gazetare te deshtuar, maskarenj egoiste, hajdute dhe mercenare partish te cilet e kalojne jeten duke u bere sherbime, njerezve e klaneve me influence e mafies. Eshte nje race e ndyre dhe e e peshtire njerezish e cila e ka marre dhe vazhdon ta marre ne qafe Shqiperine dhe shqiptaret, eshte nje llum i piste, nje qelb i rrezikshem qe vazhdon te jetoje ne çdo qelize te jetes se neveriteshme shqiptare. Nje prej tyre eshte Artur Zheji !

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 13, 13:39

      Christ? Një koment elegant,kini të drejtë? Madje është më shumë se një llum pa ideale skota arturiste që komenton!? Eshtë vegël antishqiptare? Por në këtë rast “ajka e llumit ” thotë një të vërtetë për “kukullat”!? Jo sepse e do të vërtetën por sepse kërkon ta përdorë atë si kapital për para dhe politikë? Nderime!

      Reply to this comment
    • Edi December 13, 13:49

      Krist ke bere nje koment te perkryer,me te vertete kjo qendron,ata( zheji me sojin e tij) po marrin ne qafe shqiperine

      Reply to this comment
  12. "BALASHI" December 13, 08:19

    Eshte nje njeri i pa skrupull. Keshtu me eshte dukur gjithmone. Pa shtylle kurrizore. Nje pjanec qe s’ di as vet se ç’ flet. Eshte shume i lodhshem kur diskuton, se me doren e majt kap veshin e djatht. Ai harron se njerezit jane kaq te lodhur nga broçkullat e pa fund sa, nuk te degjon njeri qe per nje pasazh te vogel te mbash nje fjalim aq te gjate. Thjesht nje megalloman e servil i peshtire.
    Ti moj Llenja ke shume te drejte qe shprehe ashtu pwr kete pianec te semure mendor. Qe s’ e ke njohur nuk te ka faj njeri, por edhe te njihen keta tipa nuk eshte e thjeshte… Une as doren nuk i kam dhene ndonjehere ne jete, por kete pershtypje ma ka krijuar ai me ato qe e kam pare e degjuar ne ekrane. Ai mendon se ka te drejte ai qe flet i fundit dhe me shume se te tjeret.
    Bonoparti thoshte: “Burri duhet ta kete zemren ne koke!”. Ai nuk e ka ne koke zemren, por ne xhep.

    Reply to this comment
  13. info analitike December 13, 08:22

    Ia ka prishur mendjen Cili te shkretit Zheji qe valevitet sa majtas djathtas sipas udhezimeve.

    Reply to this comment
  14. plaku December 13, 08:23

    Nuk e di por ne fjalet e ish bashkejetueses gjen vetem mllefin e nje femre te braktisur. Kjo grua do te ishte me bindese ne se do te na tregonte dicka te re qe te kundershtonte faktet qe jep Zheji. I gjithe populli e di se “levizja dhjetoriste” ishte nje Produkt i Ramiz Alise per dhenjen e pushteit ne tavoline. Ishte kali i trojes ne shoqerine shqiptare. Per kete veprim te Ramizit une jam dakord sepse beri ndryshimin pa derdhur gjak shqiptari. Kuptohet se kete gje Ramii e beri se pari per te shpetuar lekuren e vet dhe familjes, por sidoqofte ishte ne fund te fundit nje levizje shume inteligjente shahu.

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi December 13, 13:26

      Plaku? Po merem vetëm me frazën tuaj të fundit “…lëvizje inteligjente shahu”??? Por do shtoja “jo e Ramizit por e një skenari me origjinë qysh nga KGB e famshme”!? Është akoma gjallë njeriu që e ka lexuar dhe e njeh? Ka ekzistuar si projekt në kqppsh qysh në vitin 1964-65!? Nderime!

      Reply to this comment
      • plaku December 13, 16:47

        Pellemb zaimi,
        Ka shume mundesi qe ti ke te drejte per projektin e viteve 64-65 te kqppsh-se. Populli i shkrete kishte vetem celesat e kashtes ne dore dhe nuk i dinte pelivanlleqet e qeverise qe do hante bar dhe nuk do hiqte dore nga parimet.

        Pershendetje

        Reply to this comment
  15. Altin Gjata. December 13, 08:51

    Pomor e edhe un nuk e duroj dot kete.por per kete ka then te drejten dhe ase nje gje te re .kete e di i gjidh populli qe pd u formua nga regjimi komunist i ramizit ata nuk ishin rinia shqiptare por sigurimsat e komunistet e devotshm te atij regjimi si puna e saliut . Kjo zonja ka nje rreagim inatcor dhe jo me fakte kundershtuse kunder shkrimit.

    Reply to this comment
  16. Albanian December 13, 08:55

    Te komnetosh per studentet e dhjetorit ’90 tashme eshte si ajo shprehja “qe trima trima pas lufte ka me shumice”. Dhe Zheji, per cudi tani pas 24 vitesh i erdhi goja e te flase per kete pune. Nese ai permend shpesh sigurimin e shtetit, me siguri ka qene pjese e tij. Dhe shkrimi i tij eshte vetem nje menyre per te ndaluar hapjen e dosjeve, duke u munduar te beje te gjitha palet me balte, pasi edhe emri i tij do te jete ne ato dosje.
    Edhe persona te tjere qe tani lehin e thone qe levizja e Dhjetorit ishte e dirigjuar nga R.Alia, ne ato kohe sapo kan lindur, por kushdo qe e ka perjetuar ate kohe, e din mire se nuk eshte ashtu. E din mire, sepse studentet ne ate kohe nuk kishin pare tanke as ne zboret ushtarake, nderkohe qe R.Alia studenteve ju nxorri tanket per ti terrorizuar ata. Sigurisht sot esht e lehte te flasesh, a me keq te lehesh per ate periudhe, por kush nuk ka qene pjese e asaj levizje, me siguri ka qene pjese e sigurimit ose e PPSH qe qeveriste vendin.
    Dhe keta lehësa te sotem duhet ta dine mire, qe nje popull qe nuk ka memorje vdes, dhe kjo eshte semundje tipike shqiptare, per fat te keq.

    Reply to this comment
  17. Vladimir December 13, 08:56

    Zheji &co na fyejn te gjithe ne qe i jetuam vitet 80. Une nuk dua te ve ne dyshim projektet e Ramizit, por te harrosh qe ne Shqiperine e atyre viteve ishte krijuar nje shtrese njerezish te shkolluar e me gjuhe te huaja, qe ju rrinte ngushte kostumi i Nexhmies dhe i Ramizit, qe jetonin me ngjarjet perrreth dhe qe e shtronin perdite pyetjen: Deri kur keshtu? Te injorosh kete realitet objektiv te asaj periudhe do te thote se ose nuk e ke jetuar, ose deshiron ti konsiderosh shqiptaret dele dhe veten te ditur.

    Reply to this comment
  18. BJORN December 13, 09:30

    Hera pare qe Turi flet nje gje reale

    Reply to this comment
  19. Lul December 13, 10:19

    Mhilli ono paske bere zgjidhjen e duhur qe paske ikur,por me thyerjen e heshtjes seq na kujton per veq Zhejt te ndrituren Erla Mehillin 2 se ciles akoma nuk ju kan thare lotet nga ikja e diktatori, pa te ofenduar ty si nje bjonde qe tash me shkelqimi nuke te duket mund te them pa frik se motra e juaj i ka turperuar jo vetem Mehillat e fisit tuaj po nje pjese e mire e shqipetareve e urrejne pak me shume o pak me pak se liderin e saj kriminrlin Berisha…tani qendro ne heshtjen tende ne rome dhe lere Erlen ti pastroj jashteqitjen diktatorit.

    Reply to this comment
  20. antonio December 13, 10:19

    Po turi o sahan lepirs sic jan nje pjes e analistave shqiptar qe sa me njeren dhe me tjetren parti po pse mo te gjith studentat ishin spiuna dhe ato qe iken me ambasadat spiuna ishin , po keto te bllokut ishin bura te mir qe e cun popullin te tolloni .po spo e kuptoni qe po bohet ish blloku prap ka me fillu tolloni prap

    Reply to this comment
  21. Ardi December 13, 10:27

    Ne levizjet e dhjetorit rol deciziv luajten edhe ndermarjet industriale te kryeqytetit.Emisaret e Ramizit u shperndane ne keto ndermarrje duke prapaganduar qe mos te mbeshteteshin studentet sidomos gjate greves.Ndodhi e kunderta,gje e paparashikuar nga regjimi.Studentet e dine shume mire porosite qe dhane pardesybardhet per te dale nga greva,sic dine edhe kush i tha mos te terhiqen por nuk e kane akoma kurajon ta thone.Kjo levizje kishte edhe idealistet e vet te cilet fishkellyen fjalimet e dy pardesybaedheve ne Q.Studenti.Pra eshte lehtesisht e kuptueshme se kush ishin misionieret e regjimt.

    Reply to this comment
  22. GLADIO December 13, 10:55

    MEHILLI KA PLOTESISHT TE DREJTE NE ATO QE THOTE MBI ZHEJIN, POR EDHE ZHEJI KA PLOTESISHT TE DREJTE NE ATO QE THOTE MBI LEVIZJEN E DHJETORIT. FAKTI QE DHJETORISTET NE VAZHDIMESI NUK SHFAQEN ASNJE LLOJ KARAKTERI, POR U PERDOREN NGA BERISHA, DUKE LEPIRE MENDEREN E TIJ E DUKE PESHTYRE KEDO QE CENONTE PUSHTETIN DHE INTERESIN E BERISHES (PERFSHIRE DHE NJERI-TJETRIN), TREGON QE PROTESTA E TYRE EDHE PSE E SINQERTE, ISHTE PJESE E NJE PLANI TE ORKESTRUAR ME KUJDES NGA PPSH-JA.
    TE GJITHE DHJETORISTET DESHTUAN TURPSHEM DHE SOT MBAJNE PERSIPER BARREN E SERVILIZMIT, TE NENSHTRIMIT NDAJ PADRONIT, TE VENERIMIT TE KULTIT TE INDIVIDIT, TE KORRUPSIONIT, TE TRADHETISE, TE KRIMIT, TE PIRAMIDAVE, TE ’97, TE SHKATERRIMIT TE USHTRISE, TE BORXHEVE MARRAMENDESE, TE PUSHKATIMEVE POLITIKE PA GJYQ, TE SHITJES SE TERRITOREVE, TE SHKATERRIMIT TE INSTITUCIONEVE, TE TRIBALIZMIT NE POLITIKE ( VETE MOTRA E ZONJES MEHILLI EDHE PSE PA ASNJE VALENCE POLITIKE, U KATAPULTUA NE SFERAT ME TE LARTA TE POLITIKES PASI KISHTE BERE XHIRON E TE GJITHE XHAMBAZEVE BERISHISTE, DUKE U BERE ME VONE GRUAJA E ME IDIOTIT MES TYRE ).
    NE LISTEN E ATYRE 300 DHJETORISTEVE QE FIRMOSEN LINDJEN E PD-SE, KA SHUME QE ME URTESI, PAS KONTRIBUTIT TE TYRE NUK KERKUAN LAVDINE APO CMIMIN MBRAPA, POR ZGJODHEN TE NDERTOJNE JETEN E TYRE MES VESHTIRESIVE, LARG INTRIGAVE DHE KULISAVE POLITIKE.
    RESPEKTI IM SHKON PER TA! JANE PJESA ME E NDERUAR , ME E PAPERLYER, ME E NDERSHME, ME IDEALISTE, ME PATRIOTE, ME PUNETORE, ME E PASTER E ASAJ LEVIZJE.
    URIME KUDO QE TE JENE!

    Reply to this comment
  23. Kris December 13, 11:23

    Pashe,vetem per pak kohe,top story! Pesha e rende, e analisteve ,megjithate anonte nga Koli, sy shtremburi ose cakeri ! Mu kujtuan piruetat e Zhejit! Kujtoni emisionin qe hapi ne TV para zgjedhjeve .Servil, 24 karatesh! I misheroj ,keto qenie zvaranike, qe i puthin doren kujt paguan me shume! Llenja ,qe vjen nga fjala Mullenje,zog, eshte edhe ajo nje qenie nje qelizore si amebat, qe nuk arriti te njohe te gjithe te diturin Arthur! Por, une mendoj, se ata ,kane pas gjetur tenxherja kapakun! Si ky cifti, ka me fadroma, ne Shqiperi! Te gjithe analistet,qe dine “gjithcka”,jane sahan lepires te shkalles se larte! Lubonja,Vasjari,qe mundohej te kundershtonte shefin,apo numurojini vete jane zvaranike, qe mundohen te fluturojne! Respekte per studentet e dhjetorit!

    Reply to this comment
  24. Hm... December 13, 11:41

    do gjykojme Zhejin apo cfare thote ai? Asgje nuk eshte sic duket… dhe sesa skenar i sigurimit (monizmi ishte diktature por nuk e shiste aq lehte sovranitetin) ishte dora e zgjatur e UDB dhe Asfalise greke dhe frytet po ia shohim sot qe vendi eshte ne ne kete derexhe – prona e shkaterruar, kohezioni social ne krize, asnje industri serioze vendase, pasurite natyrore te dhena me koncesione allaafrikane etj etj. Se u qame per njeriun e ri dhe spiunat e kohes por harrojme se njeriu demokratik vret, pret, perdhunon, drogon, abuzon… i ben te gjitha dhe behet deputet pastaj. Mire e ka Zheji por nderkohe ben mire te beje dhe nje apologji per veten se ka qene sejmen i se keqes kaq here.

    Reply to this comment
  25. Sokrati December 13, 11:43

    Dalja sot e fotove te Enverit, enveristet me shall komunist, dekorimet e eksponenteve te diktatures, me nje fjale mos denimi me ligj i diktatures dhe diktatorit tregon se ato dhjeroristet e 1990, duke perjashtuar ato qe u vrane se ishin te vertete antikomuniste, te tjeret ishin e jane Dhjet-Torriste qe sot pas 24 vjetesh nuk thone dot parrullen popullore Enver-Hitler!

    Reply to this comment
  26. suli December 13, 12:05

    Artikull i sakte i Zhejit.Edhe une jam i mendimit qe jo 300 “studeht te dhjetorit a janarit i quajm si te duam por edhe 30.000 nuk mundeshin ta rezonin ate sistem teper te eger dhe te organizuar deri ne ate far feje sa nuk mund te imagjinohet.Pra kjo eshte veper e sigurimit qe ne pershtatje me situaten nderkombetare dhe te asaj teper te veshtir te vendit tone me urdher te Ramizit ngjiti ne sken dhe ingranoi gjith spiunet alla sali e Co.Te mendosh a te thuash se regjimin e rezuanapo dobesuan apo broçkulla te tjera keta 300 student ku gjysma sigurisht ishin spiun duhet te jesh o idjot o naiv e budalla.

    Reply to this comment
  27. plaku i mocem December 13, 12:05

    Lereni Zhejin,ai u perplas sa majtas djathtas,por vetem budalla nuk eshte.

    Reply to this comment
  28. Shoku '' Shpati '' December 13, 12:16

    9 vjet jane shume mendoj per te kuptuar apo vleresuar dike , aq me teper kur e fut edhe ne shtrat !!! Zhei ka te drejte. Biles , duket sikur jemi nga viti 1988-1989 , ndoshta kukullat zevendesohen me njerez reale !

    Reply to this comment
  29. aaa December 13, 12:17

    sa njohe paska kojo vajz per lodrat e seksit duhet ti ket ven ne pune??

    Reply to this comment
  30. Kalimtar December 13, 13:01

    300 studente, shumica femije komunistesh, rrezuan me nje greve urie nje regjim me 300000 spihune, 180000 ushtare, 10000 police, 60 mije te vrare te burgosur e te internuar, 600000 dosjesh?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Duhet te jesh rrote, te besosh nje gomarllek te tille!

    Reply to this comment
  31. bert December 13, 13:03

    Ky eshte Zheji.
    Pershkrim me te mire smund ti behej.
    Vajza e njeh mire.

    Reply to this comment
  32. Pëllumb zaimi December 13, 13:05

    Christ? Një koment elegant,kini të drejtë? Madje është më shumë se një llum pa ideale skota arturiste që komenton!? Eshtë vegël antishqiptare? Por në këtë rast “ajka e llumit ” thotë një të vërtetë për “kukullat”!? Jo sepse e do të vërtetën por sepse kërkon ta përdorë atë si kapital për para dhe politikë? Nderime!

    Reply to this comment
  33. ENVERI December 13, 13:34

    Kjo Mehilli me cilin bashkejeton tani?

    Reply to this comment
  34. e verteta December 13, 14:12

    Shoh qe Mhillit i paska ngelur hatri nga Zhei.Pune e saj por e verteta eshte se dhjetori yne i 90-tes ishte 4-5 vite larg dhjetoreve te ish vendeve komuniste dhe dosmosdo qe ishte loje e sigurimit te shtetit, kgb-s e udb-s.Keta te gjithe me Sale e kompani jane si ata trimat pas lufte.Dhjetori i 90-tes eshte nje muaj i dhjere si gjithe te tjeret ne shqiperi qe hyn e del meurdher te gjithkujt pos shqiptareve.

    Reply to this comment
    • Dardan December 13, 20:04

      Dhjetori nje muaj i dhjere
      Kemi thene, muaj i zi
      25 dhjetor’ te tjere
      Ne krye i dhjeri Sali! (nga Ballada e bardit longobard)

      Reply to this comment
  35. erion December 13, 18:48

    Shume zhurme per asgje.Artur Zheji ka thene nje te vertete qe tashme e dine te gjithe.
    Nuk kuptoj vetem perse zonja Mehilli ka bere nje koment ne italisht per nje ceshtje qe mund ti interesonte vetem ndonje shqiptari

    Reply to this comment
  36. SuloKapedani December 13, 19:51

    Dhjetoristat e 90-ès u trajnuan dhe u drejtuan nga ish sigurimi i shtetit,por pjesa me e madhe ishte turmè pas sigurimsave nga pakenaqèsia e krijuar me qèllim per te permbysur regjimin,mbasi nuk kalohesh drejtpèrdrejtè.Te tille dhjetorista si Turi ka patur dhe ka shumè tè cilèt rrèmbenin edhe kockat e mbetura nga lekejtè e mèdhenj por duke parè qè ato tè jenè me palcè tè majme.Minjtè bredhin hale mè hale ,qeni kazan me kazan dhe servilat bythlèpires parti mè parti e gjithèandej !

    Reply to this comment
  37. Hekurani December 13, 22:55

    Shkrimi i Artur Zheit nje shkrim i goditur…kurse zonja nga Roma nje Hyjene e plagosur…

    Reply to this comment
  38. M A R K O December 14, 01:21

    Artur Zheji si nje i thi(derr) i mplakur i Zadrimes…

    Reply to this comment
  39. Epiriiiii December 14, 11:09

    Zheji ka te Drejte qe i quan Dhjetoristet (te shkurt muhabetit te) Dhjer, se ne te Vertete te tille dolen, PD doli 1 Parti e REGRESIT e Deshtimit me ata qe mbeten apo e moren apo qe ishin ne krye. por Njekohesisht edhe kjo Zonja a Zonjush Mhilli ka Plotesisht te Drejte qe e quan Zhejin 1 KAMELEON qe shkon ne Shtrat me me te Fortin me te Pasurin me te Pushtetshmin, Troc muhabeti ky Zheji eshte Dashnor i Interesit. Jane qe te 2 pale pa Klleqe COP COP

    Reply to this comment
  40. Ardi January 31, 16:58

    llenja Mehilli..pak inteligjence e dyshimte juaja,te bashkejetosh me dike 9 vjet e mos ta njohesh ?!
    Dy gjera jane ose ju jeni njesoj e i jeni pershtatur njeri tjetrit ate periudhe bashkejetese,ose ato qe ka thene Zheji jane ne pjesen dermuese te verteta dhe shume si juve nuk ju vjen mire nga nje e vertete e hidhur.

    Reply to this comment
  41. M A R K O February 15, 18:18

    Mish thiu ka hanger boll Zheji.. nje ate dose e ka lan pa hime e pa hirre..shitofte zana

    Reply to this comment
  42. M A R K O February 15, 18:19

    Mish thiu ka hanger boll Zheji.. nje ate dose e ka lan pa hime e pa hirre..shitofte Zana, çarap kuqin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*