“Anti-KÇK” ngrihet në 26 janar, ja dosjet e para që do të shqyrtohen

January 14, 2020 09:41

“Anti-KÇK” ngrihet në 26 janar, ja dosjet e para që do të shqyrtohen

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, një nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë së re, i cili do të hetojë shkeljet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të ngrihet brenda datës 26 janar 2020.

Me funksionimin e Inspektoriatit të Lartë, mbetet edhe një tjetër strukturë, Byroja Kombëtare e Hetimit, për të finalizuar zbatimin e reformës në drejtësi, e nisur në korrik të 2016 me ndryshimet Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në 26 dhjetor të 2019 i ka përcjellë Kuvendit listën me pesë kandidatë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Lista kryesohet nga Artur Metani me 89.6 pikë, ndjekur nga Eris Hysi 78.3 pikë, Joana Asimi Sorraj 82.5 pikë, Lindita Troja 63.4 pikë dhe Sokol Stojani 89 Pikë.

Sipas ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Kuvendi ka vjetëm 30 ditë kohë për të zgjedhur me shumicë të cilësuar njërin nga pesë kandidatët.

Ashtu si edhe për funksionarët e tjerë të drejtësisë, ligji parashikon që nëse Kuvendi nuk arrin që të zgjedhë Inspektorin e Lartë brenda 30 ditëve, kandidati i listuar i pari miratohet automatikisht.

Në rastin konkret, Kuvendi duhet të zgjedhë deri në datën 26 janar njërin nga kandidatët, në të kundërt, nga data 26 janar Artur Metani do të drejtorë Inspektoriatin për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konsiderohet edhe instrumenti kryesor në luftën kundër grupit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të quajtur ndryshe ‘KÇK’, ‘kap çfarë të kapësh’, për shkak se po shfrytëzojnë maksimalisht kohën që u ka mbetur në sistem para se të përballen me Vetingun, duke bërë kërdinë në drejtësi me vendime arbitrare dhe dukshëm abuzive.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është autoriteti i vetëm përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe për fillimin e procedurës disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ngritja dhe funksionimi i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë do të mundësonte verifikimin e të gjitha pretendimeve për sjellje abuzive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ende pa u ngritur ILD, Komisioni i Vetingut ka vendosur të referojë për verifikim për shkelje të mundshme 12 gjyqtarë dhe prokurorë.

Ata janë Besnik Cani dhe Kostaq Beluri anëtarë të KLP, anëtarja e KLGJ Brunilda Kadi, prokurorët Besim Hajdarmataj, Vladimir Mara, Dritan Peka, Alma Muça, Eloida Goxhi, Esmeralda Keshi (Cami), Zeqir Hoda, kryetari i Administratives së Apelit Tiranë Kastriot Selita si dhe kryetarja e Gjykatës Pogradec Emona Muçi. Të gjithë subjektet në fjalë e kanë kaluar Vetingun.

j.l./ dita

January 14, 2020 09:41
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 January 14, 10:07

    “Anti-KÇK”
    ky ndyrësira që kemi në krye të shtetit tallet,bën karagjozllëk me gjithçka dhe prap votohet në parlametin e tij privat,dhe prapë idiotë të lindur kujtojnë se “ai po punon për ta”!!
    atlete me kostum në pritje në bruksel,këpucë llustrafinë kur shkelmon topin në stadium,banalizon korrupsionin duke e quajtur “kçk”!
    pthu popull debil!

    Reply to this comment
  2. uskania January 14, 11:33

    Hajdutët dhe të poshtrit larg drejtësisë! Madje, edhe në burg me një procedurë ligjore.

    Reply to this comment
  3. spata January 14, 12:03

    A me thoni :Kush e shpiku KCK? Kaq idiota jane teoricjenet dhe propagandistet e luftes kunder KCK,qe skuptojne se keto jane fenomene te asaje qe ka gatuar politika per 30 vjte .A e dini ju pse u hodh kjo teze para popullit te tulatur ? Ka vetem nje fabrike qe i prodhon paudhesit e ketij populli.Politika aktuale qe ndjekin dy forcat kryesore me debilat qe ushqehen me jashteqitjet e tyre .Lufta kunder KCK ,si nje shpikje e Rames eshte vazhdimi i politikes berishjane te ndjekur nga PD qysh ne fillimet e saj. Ajo vazhdon edhe sot e kamufluar nga Rama .
    KCK ndodh ne shtetet kaubojse sic ka ndodhur ne Ameriken e viteve 1700-fillimet e 1900.Atje ku ska fronte pune ,ekonomi te qendrushme , korrupsjon ,vrasje, vjedhje spetakolare si ato te bankave qe edhe sot nuk u dihen autoret ,ku valuta e popullit vidhet e trasferohet ne banka majmu, ku pasurite e popullit behen burime per perfitime pesronale te kupoles dhe kur psikologjia e nje populli mbeshtetet tek pasurimi dhe fitimi i pa merituar.Po u jape vetem nje shembull te kuptoni se si zbatohet teoria KCK.Ka shume biznese qe me ndershmerine e djersen e tyre sigurojne te ardhura dhe fitime.Ka ceshtje te mbetura te krijuara nga mos funksjonimi i ligjit apo te ligjeve ne kundershtim me metodologjine dhe realitetin .Ka struktura te ngritura, qe jane jashte sferes prodhuese e qe ushqehen nga boshlleqet e lena te ligjeve .Nga burokracia e organeve shteterore e administrative ku nuk mund te marresh nje dokument pa paguar .Keta ciban futen kudo duke mjelur pikerishte ato qe permenda me siper .
    Shumica qe e paguan KCK eshte populli i thjeshte plot hadhe e probleme ligjore e administrative .Si funksjonon ne baze kanceri KCK .Hajde hidhu .Ti fiton por dhe une dua te fitoje . Ore zoteri nuk kam .Ja cfare bera sot .I tregon 20 apo 40 mije lek .Boll ke.Hidhu sa ke aty per mua .
    Kjo KCK fantazem e pjelle nga politika ka infektuar pjesen aktive dhe hajdute te shoqerise ne masen.Ne Shqiperi punone 30% e popullsise se afte e punesuar dhe ushqejne 70% politikanet ,hajdutet ,pushtetaret ,kriminelet ,administratat e cdo luks e qejfet e kupoles.Kush do e gjukoje gjithe kete lukuni ujqerish qe cdo dite ulurasin per Drejtesi .Populli kerkon Drejtesi por dhe te inkriminuarit e politikanet citojne Drejtesine. Shembullin e kini te fresket .Me se fundi u arrit qe nje politikan i larte si Basha te akuzohet per lobim elektoral me parat e djersen e popullit. Pse ju hoqen popullit e ju dhane pa e vrare fare mendjen e u depozituan 950mjie valut pa sanje fitim.Si mund te justifikohet ky veprim ku dihet se keto para jane dhene. Rruge e drejte apo e shtrembet zogu doli nga kafazi dhe kakarise ne nje kafaz tjeter e jo per popullin shqiptare .Kjo shembelltyre e hidhur e vendimit qe mori Drejtesia eshte pjes e sistemit te krijuat nga politika per te kapur cfare i ka mbetur popullit fukara .
    Stop ketyre vendimeve nga Drejtesia . KCK eshte ne koken e kesaje klase politike qe po cfrytezon pikat e fundit te resuseve qe i kane mbetur popullit .
    Basha ja hodhi sic do tja hedhin te tjeret por turpi shekullor nuk u hiqet .Damka qe kane marre ne keto 30 vjete demokraci do ti ndjeki nga mbrapa brez pas brezi.
    Rama te fryet e te bertas sa te doje.Populli e di se kush eshte arqitekti i drames shqiptare .Nuk ka me politikane te mashtroje me teori gjendjen e krijuar e te trasheguar per 30 vjete .Populli nuk derdhe me lot se ska nga tu dali .Shpirti i tyre eshte thate dhe shpetimin perpiqen ta gjejne ne hapsirat qe krijon Kapitalizmi boteror .Arratija si shpendet shtergetar ka qene e do te jete per nje popull te tradhetuar thelle nga pinjollet e agenturave te huaja .Tradhetia ,si tipare i ketij populli te carvalitur ,do ta zvogeloje me shume kombin shqiptare.
    Ndal kesaj murtaje qe po kercenon bindshem nje komb.Le te behemi ne te paret qe bota te kuptoje degradimin e saj . Ndal ta degjojne Aleatet tanee bota njerzore qe para syve te tyre po shkaterrohet nje nga popujte me te lashta te rruzullit toksor .Profecite flasin per fundin e botes dhe ne i shohim me syte tona se cpo ndodh sot ne gjithe boten . Duket qarte kafsheria njerzore ndaj njeriut qe po lulezon me shpejtesi ne kete mije vjecar qe kemi hyre .Ska mbetur kohe me nga parashikimet e dijetarve per fundin e njerzimit .Vetem nese mendjet e ndritura do te zgjohen qe ta ndalin kete revansh qe ka marre shkaterrimi njerzor .

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 January 14, 16:51

      spata
      lali,korrupsioni është dhe po bëhet gjithnjë dhe më i madh!!
      gjithë problemi,përfshi dhe ty,kuptohet dhe gazetat e gazekarucët që janë të parët që bien brënda,është se ju të gjithë bini në lojën e dobiçit të burgajetit!!
      ai me djallëzinë e tij prej budallai lëshon mufka dhe ju o burra i mbani në gojë si të pjekura!!
      i teket psikopatit të sajojë idiotësira,të bastardojë,si çështë vetë,çdo gjë e ju e ndiqni pas!!
      fakti i rendjes pas thënjes së tij “kçk”,fakti i propagandimit të saj si një vlerë e shtuar në shoqërinë e kalbur shqiptare tregon nivelin e atyre për të cilët ai prodhon karagjozllëqe!!
      zgjedhjet e qershorit 17 ishin zgjedhjet më skandaloze që mund të jenë bërë në një shtet në këtë planet!në tërë historinë që njöhim!!
      fushatë me karagjozllëqe,me ndyrësi të jashtëzakonshme dhe truderrat e quajtën fitore!!
      nuk e kuptoi askush se nuk ishte fitore,nuk ishte humbje, por ishte një tallje kolosale!
      ajo vërtetoi thënjen se “më jep para se unë të zgjedh për president dhe një thes me patate”!
      një karagjoz u tall me një popull të tërë,me ata që e votuan,me ata që votuan kundër tij,me ata që ndenjën indiferentë,me ne që e denoncuam karagjozllëkun e tij!!
      ai i tha shqiptarëve thjeshtë e qartë NUK VLENI ASNJË PËSHTYMË!!

      Reply to this comment
  4. FORSTER January 14, 22:43

    Po lexojme dhe po shikojme ne emisione televizive se jane ulur kohet e fundit ne nji tavoline te perbashket ,ujqerit e uritur :si Bylyk -Bashi ,Petrit -Vasili ,goca e azem -hajdarit ,apo oktapodi -gjiknuri ,si kujton o popull SHqiptar keta jane sterniperit e te kaluareve duke filluar nga nga Ahmet-Zogu dhe perfundojme tek mjeker -capi Edvin-Rama ,boll u mashtruat nga keta ,s’kizofrene ku per interesin e tyre shesin edhe bythen po te jete nevoja ,zgjithni gjakun e ri ,te cilet studiojne ,ne kushte te veshtira ,se jane perballe dekanit=diktatorit ,gjithashtu jane perballe nivelit sa te afte jane ,se kjo ka ekzistuar dem baba dem ne SHqiperi I afti ne Kohen e merumit ,kapte fshatrat me te largeta te SHqiperise ,kurse ai I dopti kapte Tironen mor jahu kurse sot I afti emigron .injoranti si puna e Klevis-Balliut behet deputet ,mos votoni per figurat e vjetra ,por shikoni figura e reja me begrand per te ardhmen e SHqiperise.

    Reply to this comment
  5. Lalai January 14, 23:21

    Ky i fundit Stojani mos eshte nga Fieri?
    Mos babai këtij …në kohen e Saluqes privatizoi gjysmen e Fierit me letra me vlerë!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*