Anti – Shpifja

December 18, 2019 16:28

Anti – Shpifja

Nga Bedri Islami

 

Ka  disa kohë që vëmendja e mediave është përqendruar tek ligji i ri, i njohur si Antishpifja, i cili, si duket, po përgatitet të kalojë sot Kuvend dhe që, fare mirë, mund të ketë emrin e nismëtarit dhe këmbëngulësit të tij, shefit të qeverisë, Rama.

Ka shumë pikëpyetje rreth këtij ligji, kundërshtime të pafund, nga njerëz të mediave, publicistë, OJQ – që pak i pyet njeri, opozitarë – që kundërshtojnë pa e ditur mirë përse bëhet fjalë, ashtu si ka mbështetës nga qeveritarë, që po të ishin në opozitë do e kishin kundërshtuar; ka mendime të vlefshme, ashtu si ka edhe thirrje pa adresë, përplasje në studio dhe kolegë që kurrë nuk kanë qenë të një mendjeje kur ndodhen në studio dhe bien në një mendje kur janë jashtë saj, përplasje pa fund dhe, ndërkohë, një grup deputetësh, që me urdhër nga lart, do e miratojnë, si zakonisht pa e ditur se përse e ngrenë dorën.

Ka disa pyetje që duhen bërë:

A është kaq e rrezikuar media jonë, sidomos ajo e shpërfaqur në portale, nga mashtrimi, shpifja dhe gënjeshtra?

Duhet të jesh naiv të besosh se nuk është e rrezikuar! Është dhe do të vazhdojë të jetë, edhe pas miratimit të ligjit antishpifje. Nuk ndodh vetëm tek ne, ndodh kudo… edhe në shtete me ligje të rreptë, edhe në fushata presidenciale, edhe në bursat bankare.

Në Shqipëri mashtrimi është vulgar, dhe, si i tillë, megjithëse mund të “klikohet”, ai nuk përbën atë që mund të quhet thelbi i këtij ligji, që, edhe pa qenë ai, në Shqipëri, ka nene dhe procedura që e dënojnë shpifjen, mashtrimin, gënjeshtrën.

Ende pa u miratuar ligji, vetëm javën e fundit, janë dënuar shtatë portale për shpifje kriminale. Të gjitha me ligjet që kemi, këto të sotmit. Pra, një korpus ligjesh ekziston dhe ndoshta është i mjaftueshëm.

Përse Edi Rama po vrapon tani të miratojë këtë ligj?

Ka disa arsye. Të shumta, mund të themi. Që nga ato, të rëndësishmet, politike, mund të themi, e deri tek më ciniket e mundshme.

Në gjashtë vite, si rrallë herë, i gjithë shteti është përqendruar në një dorë të vetme. Të shefit të qeverisë. Financat,  ekonomia, bujqësia, punësimi, politika e jashtme, ushtria, tenderët, PPP-të e famshme, OJQ-të, një pjesë e rëndësishme e mediave, rrugët, buxheti, koncesionet, në fund, edhe tërmeti, dhe citimi i kuranit apo i biblës.

Asnjë nga pronarët e mëdhenj të mediave të mëdha nuk e ka kundërshtuar ligjin “Rama” dhe as që guxon ta kundërshtojë, nëse nuk janë vetë sponsorë të këtij ligji. Ata vetë janë të nënshtruar. Nëse, në disa media shtypi, apo emisione TV, bëhen debate të zjarrta, ujët për t’i shuar ato, përmes heshtjes, e kanë pikërisht pronarët. Nëse nuk e bëjnë, ata i dinë pasojat. Nëse mediat, pronë dhe kanal i opozitës, po e ndalin gjithë turrin e tyre tek portreti politik i Ramës, kjo nuk ka të bëjë me ligjin, por me betejën që vazhdon prej kohësh, duke vënë gjithçka në lëvizje, deri tek viktimat e tërmetit. Një opozitë që mendon të vijë në pushtet përmes vdekjes, është vetë e pajetë.

Edi Rama nuk e ka me këto… është mundësia e fundit ligjore për të dëshmuar më tepër se sa forcë në krijimin e një ligji, sipas parimit të shpallur “kap çfarë të kapësh”, kur ende i ka të gjitha mundësitë, të cilat ia dhuroi kundërshtari i tij politik, duke deleguar në parlament, jo mendje, por numra.

Është herë e parë që shteti po i tregon medias forcën, përmes një ligji, i cili, edhe pse mund të miratohet, është antikushtetues. Ai i vendos mediave kufirin deri aty ku e do shefi i qeverisë, krijon një artificë gjykatësish, të cilët do e tundin kërbaçin, sa herë do u bëjë shenjë shefi i qeverisë; do të krijojë gardhimin e mediave, sepse mund të digjet kushdo, edhe ai që dyshon për një rast edhe ai që shpif për një rast tjetër. Nëse dikush do të fillojë të investigojë dhe të hedhë hapat e para të zbulimit të një skandali, a do të mund të ndëshkohet nga ligji antishpifje? Megjithëse një institucion i besuar që monitorin Shqipërinë u kishte dërguar të dhëna të sakta disa mediave rreth pikëpyetjeve të një fondacioni, pak kush synoi të hetojë, pasi, si kurrë më parë, njeriu që duhej të investigohej, qoftë edhe për të hequr dyshimin, ishte në krahun e majtë të shefit të qeverisë. Po sikur nesër të duhet të investigohet apo, edhe më tej, të hetohet, vetë shefi i qeverisë, për koncesionet e çmendura, për PPP-të shkatërruese, si  një humnerë financiare, për rritjen galopante të mbështetjeve financiare që u bëhet oligarkëve pranë tij, për bosët që po shfrytëzojnë barbarisht pasuritë minerare, naftën, kromin e bakrin, për  gjakun e derdhur të minatorëve nga babëzia. kush do e mbrojë një gazetar të zakonshëm, me një pagë qesharake?

Edhe kur Rama i drejtohet një qeni të rrugës si opinionist apo analist, askush nuk proteston, askush nuk e braktis, askush nuk largohet nga ecja pas tij, pasi, edhe nëse kanë dëshirë ta bëjnë këtë, urdhri i shefave të mëdhenj është i qartë: ndiqeni pas!

E deri kur?

Cili ka të drejtë ta perceptojë e trajtojë një media si “kazan”, si “ bjerrakote”, kush do e përcaktojë dënimin ndaj saj, cila trupë do të jetë gjykatësja e parë, që, edhe nëse nuk dënohet më pas, i vë asaj damkën e një medie pronë e shpifjes?

Shtypi shqiptar, në fakt, më shumë se i besuar, është i pabesuar. Ai nuk është dëmtuar aq shumë edhe kur një ish president i digjte redaksinë, as kur ia mbyllte hyrjet dhe vendoste policë si roje, as kur i dënonte me burg disa sysh, por kur i bënte ata të pabesuar. Tani, duke shpallur ligjin antishpifje, shenja e dyshimit do të vihet mbi të gjithë, sepse, për një tekë të AMA-s,  ose një urdhër dhënë asaj, gjithkush mund të jetë viktimë e këtij ligji – antiligj. Përmes këtij ligji, ndikimi i mediave nuk do të rritet, por do të bjerë edhe më tej; ndëshkimi do i vijë nga humori i shefit të qeverisë dhe, megjithëse përbetohet se nuk lexon asnjë radhë, mund të jetë i vetmi shef qeverie i tillë, ai e di se, ashtu si ka ardhur në pushtet përmes mbështetjes së mediave, ashtu edhe do të ikë prej saj. Lufta që i ka shpallur mediave do të vazhdojë gjatë, shumë gjatë, përfitimet e ligjit do të jenë shumë më të pakta se sa humbjet, frika dhe droja prej tij do të jenë më të mëdha se sa hapësira që mund të hapë, e vërteta do të jetë shumë më e vogël, dhe përplasjet mes një strukturë që kthehet në gjyq dhe të gjykuarve, do të jenë shumë më rrezikshme.

Edi Rama, me mjeshtëri po e kthen vëmendjen mediale nga tërmeti, pasojat dhe parandodhitë e tij tek përplasja me mediat, por këtë nuk e bën vetëm për sot. Ai mendon shumë përtej saj. Dhe do e bëjë këtë para krijimit të gjykatës kushtetuese, e cila do ia kthejë përsëri në tryezë, por që, deri atë kohë, do të ketë kurbanet e saj, disa të merituar e të tjerë, të vënë në shënjestrën e një strukture, që fare mirë mund të jetë e verbër.

A mund të jetë, pas miratimit të këtij ligji, fati i një portali në duart e një grushti nëpunësish, qofshin në AMA apo në AKEP?

A mund të përsëritet historia e ligjit “berishian” i cili vendoste censurën mbi mediat dhe që u shfuqizua vetëm në vitin 1997, kur vetë Berisha iku nga pushteti?

A duhet të ikë dikush nga pushteti që ligji të shfuqizohet edhe një herë?

Ligji “Antishpifje Rama” është në kohën e fundit që të jetë ashtu si dikur ai vetë ka shkruar: i qartë, i saktë, që të ketë lirinë e duhur.

 

*****

Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

December 18, 2019 16:28
Komento

16 Komente

  1. Z December 18, 16:33

    Bedri ke marre fund!

    Reply to this comment
    • KAMIKAZI DIGJITAL December 18, 17:07

      Zoti Bedri betohem me jete se jam shume me teper se ju Edi ramist por eshte e turpeshme qe hordhive shqupiste dhe antishqiptare jeni bashkuar dhe ju se pakti ne Rezonance.
      .
      1000% JAM I BINDUR SE PAS KETIJ LIGJI ANTISHPIFJE( JO TE NEVOJSHEM) QENDROJNE SEKTE QE PUNOJNE NE BODRUME AMBASADASH TE MIQVE DHE ARMIQVE..
      .
      OSE ME KETE LIGJ DUAN TE FUSIN NE GRACKE EDI RAMEN PER TI DHENE SHQELMIN E FUNDIT..
      .
      OSE BEJNE PLUHUR DHE MJERGULL QE NE VEND TE FOKUSOHET SHOQERIA CIVILE DHE SHTYPI TE BANDA BERISH-BASH-META…..DHE EDI RAMA ME IMPOTENCEN E TIJ KRIMINALE

      .
      megjithate nuk ka zog kurve ne bote te thote vetem nje rast shpifje nag qytetari Edi Rama..
      .
      kurse nga krahu tjeter jane tonelata shpifje nga hordhite berishiste ku keto ketu poshte jane bizarre

      FAKTI NR 1
      Makinat luksoze të Ermal Hoxhës? Berisha poston foto të një sportisti te vdekur …Veprim makabër
      http://www.gazetatema.net/…/makinat-luksoze-te-ermal-hoxhes-berisha-p...
      Jan 21, 2015 –

      Sali Berisha ka postuar dje disa foto makinash luksoze të një te vdekuri, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.(nipit te Enver Hoxhes)

      Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.

      Të paktën 6 prej 8 fotove ai i ka marrë në internet dhe 2 cope i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.

      Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.

      Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.

      Kushëriri i parë i Kukajt, Mendriti u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm dhe pervers.

      “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.

      “Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm dhe kriminal. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, për këtë monstër.
      Shënim:
      Ndërsa kanibali berishë postonte makinat e nje te vdekuri ( i ndrite shpirti ne qiell) nje tjetër Monstër ka bere mbi 100 komente te Dita & Tema duke thene se me ne fund u zbulua ‘FLORIRI I FSHEHUR I ENVERIT”
      FAKTI NR 2
      .

      Restorantet në Gjermani s’janë të nipit të Enverit, por të Bigut
      29/01/2015, 08:49

      Ermal-Hoxha-2

      Pas restoranteve në Gjermani, s’është nipi i Enverit, por ai i Bigut furrtar nga Kruja. E vërteta e restoranteve me xhiro miliona dollarë, që shesin pica me 4 euro dhe kanë në meny sufllaqe greke dhe që nuk i përkasin Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit, dhe si ra në grackë për shkak të emrit media online. Në Shqipëri ka 143 Ermal Hoxha

      Gjithçka filloi me një shkrim botuar së pari në “Channel One”. “EKSKLUZIVE NË “CHANNEL ONE” – Orbis: Ermal Hoxha aksioner në 3 restorante. Në “Pizza paradies” u qarkulluan 13 mln dollarë”, thotë titulli i lajmit. Ashtu si çdo gjë që publikohet virtualisht si lajm në vend, edhe kjo mori menjëherë dhenë dhe u kopjua masivisht. Kush pyet për të drejtë autori?! Kush pyet edhe nëse autori në këtë rast është gabim apo nuk i ka verifikuar informacionet. Diku shoqëruar me pikëpyetje, sikur kjo shenjë pikësimi që shpreh dyshim e shpëton mediumin nëse zbulohet që është duke shkruar një gënjeshtër, e diku pa pikëpyetje fare lajmi ka marrë me siguri qindra e mijëra lexime në pak orë.

      Botimi shoqërohet me fotografi dhe faksimile të restoranteve dhe deklaratave fiskale të një personi me emrin Ermal Hoxha. Pa verifikuar nëse bëhet fjalë për Ermal Hoxhën, të arrestuarin për trafik kokaine, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Pa parë gjatë për saktësinë e informacionit, në merak për numrin e klikave, publikimet virtuale morën si shpeshherë për kot. Është një gjë që ndodh rëndom çdo ditë në mediat virtuale. Komentet e lexuesve poshtë publikimeve se njihnin një Ermal Hoxha, që nuk ishte Ermali që zbuluan mediat online, nuk duket se i lexoi njeri. Përkundrazi, operacionet financiare të restoranteve u lidhën menjëherë me kohën e operacionit “Xibraka”.
      .
      epilog;
      Dyshoj se hartuesit e ligjit antishpifje jane e njejta dore qe donte te sillte ne Shqiperi LHL e Asadit ku gjate rrethimit te K/ministrse ne nendor 2013..pame dhe Bash Berishes qe guxoi ti shkelte “vijen e kuqe” Arvizuse” me deshire e ketij te fundit..
      .
      Pse o Bedri per inat te vjerres tuaj do te flesh me mullixhiun e Viqidolit…..
      .
      Me intelektin qe ke duhet te merresh me faktin se kush jane ata
      ‘GARANTE NDERKOMBETARE TE DHJERE
      QE PO I VENE NE DORE KETE BOMBE RAMES….

      .PER TA BERE KURBAN PER HERE TE DYTE..

      KEQARDHJE !!

      Reply to this comment
  2. Edhe Gurin edhe Arren December 18, 17:25

    Pa gjykate te larte,pa gjykate kushtetuese,pa drejtesi,mbyllja e gojes eshte edhe nje hap tjeter drejt konsolidimit te fuqise absolute.Ku do ankohesh ti,kush do te mbroje ? Drejtesia imagjinare ? Rrjedhimisht po hape gojen do quhet shpifje mbasi ti ne radhe te pare nuk mund te sigurosh fakte ligjore, pa le me ti mbrosh ato.

    Reply to this comment
  3. tomas December 18, 17:53

    ketu nuk eshte thjesht problem I ligjit,qe edhe vete Rama e kupton qe eshte jashte standarteve demokratike.Problemi eshte qe Rama eshte xhongler ,hipnotizuez,qe do te terheqe vemendjen breda e jashte me deshtimin e qeverisjes se tij.Si mik I Erdoganit Europa dhe Amerika e kane fiksuar kete,pavaresisht qe polite diblomatike nuk I a thone.Ne se ben sikur nuk kupton eshte fatkeqesi per popullin qe te vazhdoje te hiqet zvare ne listat e ushqimit.(Gazeta dita shiko keto lista )

    Reply to this comment
  4. tomas December 18, 17:54

    mjaft per sot.Thank you!

    Reply to this comment
  5. Ρrushi December 18, 18:06

    ΕNise me titullin “antishpifje” dhe e mbarove me rrezikun e “fjales te lire”, nderkohe ze ne goje edhe ndonje gazetari te tipit “investigativ” i guximshem (do te desha te kishim por vecse gazetare investigative nuk ka Shqiperia) . Sa per sharlatane , te tille gazetare kemi nje mase jo te vogel, me mbi 90% te saj , sepse gazetare normale (dhe ketu vendos dhe zotin Bedri) i kemi me pikatore sa gishtat e dores..Mos ki frike z. Bedri, me drejtesine qe po reformohet dita dites dhe jave pas jave. Vete Rama deri tani as e ka mare mundimin qe ta manipuloje per interesat e tij. Po te ishte i tille do te ndikonte ne gjyqin qe hapi e jema e tij karshi shpifjeve te Saliut dhe qe gjykata pa pike turpi i dha te drejte Saliut si nje njeri qe nuk mban pergjegjesi penale. Mos na hap barkun, se po preket fjala e lire, kur vete e pohon se dhe ky ndryshim ligji nuk do te sjelle ndryshimin ne cilesi te informacionit te vertete karshi publikut.

    Reply to this comment
    • shpiragu December 22, 01:06

      Z. Bedri, me vjen keq per ty, i kam lexuar me respekt shkrimet e tua me pare. Po i je qepur Rames , po e shqyeni bashke me opoziten, dhe milioneret gazetare.Kohet e fundit dukeni i cuditshem

      Reply to this comment
  6. fteri December 18, 18:14

    merru me punë Bedri ,mos harxho energji kinetike kot së koti ,jo më shpifje kundër Ramës ,ai është kryeministri më i mirë pas 90 tës.Shyqyr që nuk u pashë të bashkuar me protestuesit e llumit të Zhejtë ,dhe sharlatanët e Saliut e Ilirit .Ky ligjë është i vonuar ,ai duhet miratuar ,që të dashë shapin nga sheqeri .

    Reply to this comment
  7. Gezimi December 18, 18:32

    Bedri Islami, si nje gazetar nga me te devotshmit pro-Rama prej kaq vitesh tani kur shkruan per kete ligj Anti-shpifja Rama ke detyrimin se pari me lexuesit tuaj qe te shprehesh PRO kesaj pakete ose KUNDER dhe te dalesh ne proteste si koleget e tu. Teori koti “elagu, s’e lagu” sa per te bere nje shkrim nuk te nderojne.
    Pozicionohu Bedri, o me Anti-shpifjen Rama ose Anti-RAMA. Ne profesionin qe ke nuk mund te jesh asnjanes, se paku kesaj here.

    Reply to this comment
  8. tomas December 18, 19:12

    deshironja ta mbyllja per sot ,por”prushi”qe eshte Rama dora vete,e kam the diku qe eshte nje qen qe kafshon te zotin(Fatos Nano).Eshte dicka interesante vjen koha dhe ballafaqohen mendimet e idete online.Kam nje pyetje:Kush eshte ky Zoti Bedri ?

    Reply to this comment
  9. tomas December 18, 19:18

    Nuk kam kenaqi te lexoxoj artikuj te gjate(mundet qe ai qe shkruan paguhet me numrin e rreshtave,do ishte kenaqesia ime ta benja kete pune ne se dita ma jep kete mundesi).

    Reply to this comment
  10. Zigur Qarri December 18, 20:04

    Dhe kur mendon se inisiatori i ketij ligji eshte kryeshpifesi,kryemashtruesi,kryehajduti,skizofreni drogaxhi Edvin Escobar D’Rama,
    kupton,se deri ne ç’pike ka degraduar morali i shoqerise shqiptare.Shtetin tone e drejton nje pevers,e prezantojn injorantet dhe
    llumi shoqerise shqiptare,qe eshte instaluar ne çdo zyre.Shqiperise i duhen te pakten 50 vite,per kthimin ne normalitet.”Në datën
    23 Nëntor 2018,drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama, i dendur me kokainë pasi pa emisionin “Të Paekspozuarit”,më 22 Nëntor, ku
    paraqitej një investigim për procedurat e tenderit të Unazës së Re, bëri një video selfie, duke e akuzuar gazetarin Ylli Rakipi,
    gazetarin Andi Bushati dhe opozitën për “shpifje”, lidhur me projektin e Unazës ku banda e tij ishte përgatitur për të vjedhur
    miliarda Lekë.Drogaxhiu pevers D’Rama,e shoqëroi këtë akuzë ndaj gazetarëve, me sharje dhe ofendime nga më të ulëtat, duke
    i cilësuar si “kokëboshë”, “të paditur” dhe fjalët e tyre si “lehaqenie”.

    Reply to this comment
  11. Umor Ishti December 19, 05:50

    Ta kete shkruar Bedriu yne kete artikull tua?! Me duket shume i dobet. Do i kene vjedhur firmen, apo, kush e di si e ka patur hallin i varfri.
    Zgjohu Bedri Islami…, Bedrio! Zgjohu bre se e ke dhjere!

    Reply to this comment
  12. Lili December 19, 07:24

    Hut! Shpifje eshte cdo gje qe shkon kunder interesat e KM

    Reply to this comment
  13. Umor Ishti December 20, 19:49

    @Lili, ke shume te drejte: Te martosh nje vajze ne gazete me nje nga ministrat e qeverise eshte shpifje po te jete vajza jote, or nuk eshte shpifje po te jete vajza e KM. Kjo e fundit nuk eshte shpifje sepse eshte kuner interesit te KM.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim