Sekretari amerikan i Shtetit: Shqipëria arrestoi 2 operativë iranianë

July 6, 2018 22:32

Sekretari amerikan i Shtetit: Shqipëria arrestoi 2 operativë iranianë

 

Lajmi se autoritetet shqiptare arrestuan disa persona të dyshuar për terrorizëm në mars të këtij viti, konfirmohet sot nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Ai ka publikuar raportin e Departamentit të Shtetit, “Akvititeti operacional i Iranit në Europë”, ku thuhet shprehimisht se, në datën 22 mars 2018, 2 operativë iranianë janë arrestuar në Shqipëri me akuzën e terrorizmit.

Sekretari Pompeo shkruan gjithashtu në Twitter se: “Regjimi i Iranit ka sjellë vuajtje dhe vdekje për botën dhe për popullin e vet. Vetëm në Europë, vrasjet, bombardimet, dhe sulme të tjera terroriste të sponsorizuara nga Irani kanë dëmtuar jetë të panumërta. Shpresoj që europianët ta ngrenë këtë çështje me Rouhani & Zarif në turin e tyre europian.”

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka nxjerrë një deklaratë për sa i përket planit të fundit terrorist kundër mbledhjes së tyre të përvitshme në Paris.

Në një pjesë të kësaj deklarate shkruhet: “… Diplomati terrorist i arrestuar në Gjermani është Asadollah Assadi (47), i cili ka qenë kreu i stacionit të inteligjencës së regjimit iranian në ambasadën e regjimit në Vienë që nga viti 2014. Ai u kishte dhënë urdhrin final terroristëve për të sulmuar mbledhjen e 30 qershorit. Asadollah Assadi kishte zëvendësuar një tjetër diplomat terrorist të regjimit me emrin Mostafa Roudaki.

Mostafa Roudaki shkoi në Teheran nga Austria, dhe u dërgua në Shqipëri në vitin 2017 si sekretar i parë i ambasadës në mënyrë që të merrej me spiunazh dhe veprimtari terroriste kundër PMOI. Për të lehtësuar veprimtaritë e Roudaki-it, Qendra Habilian dhe Shoqata Didehban, dy degë të Ministrisë së Inteligjencës (MOIS), u bënë aktive në Shqipëri nën maskën e veprimtarive kulturore dhe të shtypit”.

l.h/ dita

July 6, 2018 22:32
Komento

6 Komente

  1. XXXL July 7, 01:30

    Paskemi qene shume mbrapa Bote, nashi e morem vesht qe ne Ambasaden Iraniane ne Tirane, ka spiune qe i sherbejne shtetit te Iranit.
    Ky eshte nje provokim i rende ne dem te Demokracise Boterore dhe 3 mije Muxhahedinet qe strehoj Rama ne Tirane pa Referendum apo miratim ne Kuvend, nuk jane me organizate terroriste se Amerika ja u ka rregulluar biografine, por opozita iraniane ne mergim, njesoj si Ajatollah Khomeini qe dergua nga Parisi dhe permbysi Shahun e Iranit.
    Po nga Parisi po pregatiten per te permbysyr ate qe sollen vete ne pushtet disa dekada me pare.
    Irani te marre shembull nga ambasadat e Amerikes, Izraelit te vendeve te BE, te Kines etj qe kane vetem Atashe……. Kulturor dhe per foklor, te cilat nuk merren me te tilla pislleqe, me spiune.
    Sa mbrapa bote paskemi qene.

    Reply to this comment
  2. Arben July 7, 05:24

    Mashtrimin,

    Cfare na ka bere Irani ne????!!!!

    Asgje,.vetem na ka zgjatur doren per miqesi

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 July 7, 11:56

      uau qëni turk na armik me rusin u bë mik sapo sulltani i lëpiu bithën putanës!
      tashti na bëhet mik dhe me iranin sepse prapë sulltani ja lëpiu,jo buthën,iranianëve!!
      he qën turk!!
      në fakt duhet të jesh bushtër!!gjithandej e dredh bishtin!!

      Reply to this comment
  3. Daj vrana July 7, 07:31

    Long life USA and Albania together ❤

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*