Antikomunistë!

Ilir Metaj November 28, 2014 11:34

Antikomunistë!

“Si e dalloni nëse dikush është komunist? Një komunist lexon Marksin dhe Engelsin.

Si e dalloni nëse dikush është antikomunist? Një antikomunist e kupton Marksin dhe Engelsin”    

Ronald Regan.

 

Edhe ne shqiptarët,që po kërkojmë rrugëdaljet tona të dhimbshme nga kjo humnerë ku na kanë hedhur liderët, në mënyrë që të përfitojmë nga eksperienca e rrugëtimit drejt majave të kombeve të tjerë, ca fakte duhet t’i dimë e, pastaj, duhet t’i kuptojmë.

Duhet TË DIMË…

Diku nga fundi i tetorit, në Romë u hap për të pritur vizitorët, bunkeri i Musolinit, pranë ish rezidencës së tij në “Villa Torlonia”. Një bunker rreth 60 m i gjatë, hiper-teknologjik, me mure betonarme 4 m të gjera, dyer antigaz dhe sistem ajrimi. Në fakt, bunkeri u rihap pas mbylljes gati 6 vjeçare për shkak të arsyeve të mungesës së sigurisë. Pas punimeve të kryera, ai tashmë pret vizitorë nga gjithë bota, që janë aq të shumtë në numër, sa është e nevojshme të prenotosh për ta vizituar të paktën një javë më parë.

Kryebashkiaku i Romës, Marino, ishte shumë i lumtur për rihapjen e këtij bunkeri-muze, pasi ai përbën një atraksion turistik më shumë listën e atraksioneve të tjera të kryeqytetit italian, që në fakt edhe pa të janë të shumta në numër.

Nga fundi i dhjetorit të 2008-s, kryebashkiaku i Santanderit në Spanjë vendosi të heqë statujën prej bronxi të diktatorit Franko hipur mbi kalin e tij, që qëndronte në një prej shesheve kryesore të qytetit që prej 44 vjetësh.

Kështu pra, statuja e njeriut që shtypi Spanjën për gati 36 vjet në një prej regjimeve më vrastare të historisë, u hoq nga sheshi … për t’u ekspozuar në një muzeum rajonal. Santanderi nuk mund të injoronte faktin se, përsa kohë qëndroi në shesh, statuja ishte një prej objekteve më të fotografuara të turistëve të shumtë kureshtarë.

Një tjetër bunker i famshëm dhe mjaft i vizituar nga turistë të shumtë është bunkeri sekret i Stalinit. Një bunker që Stalini e ndërtoi në fshehtësi të plotë si një vend emergjence në rast rreziku, ku komanda sovjetike merrte vendimet. Bunkeri lidhet me një nënkalim prej gati 17 km me Kremlinin. Tashmë ky bunker është një muze i kompletuar me sende personale të Stalinit, pjesa më e madhe e të cilave janë origjinale.

Në bunker të duket sikur je kthyer në kohë me “Makinën e kohës” të filmit të famshëm të Simon Wells. Salla e madhe e mbledhjeve me kapacitet deri në 115 veta duket sikur po pret mbledhjen e rradhës.

Duhet TË KUPTOJMË…

Shembuj të tillë të kthimit të relikeve të diktaturave në produkte turistike janë të njohura në botë. Ka aty brenda mjaft pragmatizëm ekonomik dhe bën mirë të ketë. Por, në fakt, unë mendoj se arsyeja më e rëndësishme e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së këtyre objekteve nuk është qëllimi turistik. Sidomos për kombe si i yni, për të cilët historia ka qenë një shtrigë e keqe.

Pra, këto objekte, duhet të na shërbejnë më shumë ne, krijimit të memories sonë protektive, sesa turistëve. Ato duhet të jenë aty, që brezat e ardhshëm jo vetëm TË DINË, por, ç’është më e rëndësishmja, TË KUPTOJNË PSE-në e ekzistencës së tyre, PSE-në e tragjedisë së këtij populli të sëmurë për një kohë të gjatë me tumorin e komunizmit.

Vetëm duke ditur dhe kuptuar, brezat e rinj do të jenë në gjendje të krijojnë reflekse reaktive kundër diktaturave, çfarëdo trajte të re e të kamufluar të marrin ato. Vetëm kështu brezat e rinj do të dinë të dallojnë poshtë trukut të rradhës gongallat e plakura por të paatrofizuara ende, të diktatorit që rri gati në pritë.

Duhet pra jo vetëm TË DISH, por edhe TË KUPTOSH, në mënyrë që historia të fillojë të jetë një nënë e mirë më në fund për këtë komb.

Sepse nëse di dhe kupton, kombi u del zot fateve të tij dhe nuk kthehet në një komb qaraman që, për shkak se nuk është në gjendje të mësojë nga historia e tij dhe e të tjerëve, përsërit pa fund të njëjtat gabime e pastaj, për këtë fajëson të tjerët që e lanë në mëshirë të fatit. Historia u përket kombeve të ditur dhe të zgjuar dhe të dy këto asete kultivohen edhe përmes muzeumeve të së keqes. Janë pikërisht dështimet e zbuluara ato që vlejnë si leksione të gjalla për mosdështimin, dhe jo mbulimi me harresë i tyre. Këto “gjurmë” reale janë histori dhe historia jonë është e rëndësishme jo vetëm për të njohur dhe për të kuptuar ngjarjet dhe ndryshimet e ndodhura në kohë, por mbi të gjitha për të krijuar një “urë” midis së shkuarës dhe të tashmes; në mënyrë që çdo ngjarje historike, qoftë pozitive apo negative, të mos i humbasë kujtesës sonë, duke reflektuar kështu mësimet e duhura për të ardhmen.

Sepse “barku nga diktatorët dalin, ende nuk është shterpëzuar”. Prova?

Të fundit e rrëzuam diçka më shumë se një vit më parë.

 

Ilir Metaj November 28, 2014 11:34
Komento

20 Komente

  1. Enea November 28, 11:39

    Brilant Ilir si gjithmon.

    Reply to this comment
  2. aneta November 28, 12:01

    qarte, sakte, bukur. shkrim i mencur qe ndricon mes brockullave te erresuara nga urrejtja qe po thone shume “intelektuale” ekraneve te tv e faqeve te gazetave.

    Reply to this comment
  3. "Horri i Bulevardit" November 28, 12:22

    Shkrim i bukur dhe teper realist.
    Koha perseritet, ne fund te 44-tres, kur palacot dolen te humbur, filluan te vishen si puntore me kasketa, per te treguar se ishin aktiviste te luftes.
    Edhe ne Kosoven e pasluftes se fundit, dolen “trima” te veshur me uniformen e UCK-se, neper rruget e prishtines dhe si hienat, kerkonin shtepite e zbrazura te serbeve dhe kur i gjenin, hynin brenda dhe te tjerave dyer u vinin tabelen e famshme O e Xanun UCK.
    Ishin keta qe ne kohen e luftes, mes mjerimit te popullates, qe shisnin nje liter vaj deri ne 15 marka, nje paqete cigare 10 marka, nje minut ne cel. Deri ne 5 marka.
    Dhe ja ku jemi perseri ku historia perseritet, dalin ish-at e sigurimit, qe me ndihme e pushtetit te djeshem, moren gjithe ekonomine ne dore, sot na dalin antikomuniste dhe antienveriste dhe shembulli me tipik, ne te gjithe Europen Lindore ish komuniste, eshte vete Sali Berisha, nje puthador i diktatures, nje vizitor i perhershem i familjes se diktatorit, nje denoncues i kolegeve te tij, nje ish spiun i rrezikshem i sigurimit te shtetit, sot na shfaqet si antikomunisti me i flakte.
    Shikoni sakatin qe eshte president, nje vullnetar i Enverit, qe kerkonin te derdhnin gjak, qe vrane vajzen 5 vjecare, ne krevatin e saj, me plumbat qe shtinin ne ajer tek shkolla e bashkuar, per te trembur demonstruesit qe kishin zaptuar rruget e Tiranes. Sot ky sakat na del antikomunist dhe antienverist.
    Antikomunist dhe antienverist na doli edhe djalka i bibliote-cares e bukura Lule e Saliut.
    Antikomunist dhe antienverist kemi edhe ketu komentues, qe per cudi,i dine te gjitha bemat e diktatorit, i dine deri ne detaje, cudi si dujet do te jete Sulo Grafeci, i shnderruar ne antikomunist dhe antienverist.
    Nastro bej te fala Sulos.

    Reply to this comment
    • albano November 28, 13:39

      TI OR HOR I BULEVARDIT TE VAQARRIT NUK E KE MESUAR MIRE HISTORINE …TA KA TREGUAR BABI QE ENVERI E PRUNI NGA FSHATRAT ..UNE JAM TIRONS . I KAM DITUR PISELLIQET E ENVERIT QE NE KOHEN E QEMAL STAFES .MISTO MAMES …ME GUERILASIT …DHE KUR VETERANET E SHKOLLA NA TREGONIN PERRALLA ME VINTE PER TE QESHUR …POR NGA FRIKA SE HAPJA GOJEN …KAM PASUR 2 XJAJALLARE PARTIZANE DHE BABAI ME KA TREGUAR CFARE LUFTE KANE BERE .. NENA IME TIRONSE ME KA TREGUAR PER DREDHITE E ENVERIT PER TE MARRE PUSHTETIN ….PRANDAJ LEXOJE HISTORINE NE ITALISHT OSE FRENGJISHt ;;pastaj shkruaj POR DUHET TE DISHE DICKA QE BABAI JOT KA HARRUAR OSE NUK E DINTE …SE PA AMERIKEN ANGLINE KURRE NUK DO TE EXISTONTE L N C .. EDHE STALINI JU QANTE AERIKANEVE NE 42 SE DONTE QE TE FILLONIN LIRIMIN E EUROPES ..SEPSE AMERIKANET I CUAN FORCAT DHE CLIRUAN AFRIKEN ITALINE DHE PASTAJ NE 6 QERSHOR TE 44 SULMUAN FRANCEN NE NORMANDIE …. DHE KETO GJERA NUK MI KA TREGUAR VETERANI NE SHKOLLE QE NA RRENTE ME PERRALLA …I KAM LEXUAR NE FRENGJISHT ..NGA GOJA I HISTORIANEVE FRANCEZE ANGLEZE RUSE … PO TE DUASH TI NXJER NJE KOPJE DHE TI COJ …KESHTU TE HAPESH SYTE …SE E SHIKOJ SHPESH SHKRUAN GJERA TE REMDOMTA TE SHPIFURA …MERCI .DHE DIL HERE PAS HERE NGA VRIMA .NGA KATUNI ..

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" November 28, 14:40

        O sulo i Gradecit, tani e mora vesh qe qenke edhe allvanos, biles qeke ne tironas zotnija jote, sa karatsh je ta dime te pakten, se dhe Dash Pezen, megjithse kam respekt per te i thone tironc i vjeter, megjithse baba i ka le ne Peze te vogel.
        Per luften, skam pas nevoje te lexoj frengjisht, apo italisht, se keta frengjisht foles dhe anglishtfoles, jane ata qe na kane ndare 5 copash.
        Pse shko kaq larg o tiranasi 34 karatsh, bashkekohesit i ke patur ne Shqiperi, po te ishe i interesuar kaq shume i pyesje.
        Jo ne Vaqarr, por kur shkonim ke Vorri Bomit, u bojshim gati nji jave se na u dukte larg.
        Hajt tpast lala, futi nji vorbull grosh.

        Reply to this comment
        • albano November 28, 16:36

          kam pase shoke tek vorri i bomit ;; BOI T FALA DI JASHARIT …DHE KASACIT ..TE VJETER … POR KUR TE SHKRUASH PER HISTORINE TELUTEM LEXO PAK ME SHUME …JAM TIRONS QE NGA 1800 ..DHE GJUSHIN TIM E NJIHTE E GHITHTE TIRONA ..

          Reply to this comment
      • persekutuar-denuar November 28, 16:12

        Lere mos u merr me kete VEMJE enveriste se njeh vetem gjuhen e MUTIT dhe te KAKES qe ka mesuar ne Partine e Punes.

        Reply to this comment
  4. Shoku " Shpati " November 28, 13:08

    O Liro , tu prish pak qejfi tani qe nuk u denua Shpetimi apo jo …E kishe marr me shume yrrysh kete punen e gazetarit me iden e ndonje thele ne zgjedhjet e ardhshme vendore . Po meqe qenke kaq anal’ ist i mire , hiq dore nga dr i turizmit te ” mbretereshes se turizmit ” meqenese e ngrite turizmin ne Vlore ne nivelin e mbretereshes !!! Po si ste vjen turp o ditetzi , del edhe ne panaire dhe mburresh me fotografi se rrealiteti eshte per faqe te zeze !

    Reply to this comment
  5. info analitike November 28, 14:51

    Ky pamflet eshte nje reklame per Bunk Art, i financuar nga shteti per llogari te mikut Bollino, per te cilin edhe zv. Kryeministri Peleshi e kishte te veshtire te shpjegonte si e qysh e fitoi tenderin per admninistrimin e “bunkerit te Enverit”.

    Reply to this comment
  6. Auron Aliaj November 28, 15:17

    Ke ke qar kete shkrim Ilir si gjithmon. Pen goditese plot logjik e arsyetim. Shyqyr allahut qe ka djem si ty vlora qe ia ngren emrin. Te perqafoj.

    Reply to this comment
  7. vlonjat vlore November 28, 15:23

    Pushka top Ilir. Ke radhn per komandant djal.

    Reply to this comment
  8. plaku November 28, 15:55

    Sa per dijeni edhe shume vende demokratike si Zvicra, Amerika,Anglia etj. kane bere bunkere shume te medhenj per udheqeqjet e tyre ne kohe te veshtira. Ju siguroj se ne Tv gjerman “Phönix” kam pare bunkeret qeveritare zvicerjane, amerikan, angleze etj.
    Mendoj se eshte gabim te mendosh se bunkere kane bere VETEM regjimet diktatoriale.
    Sa per Ronald Reganin, ai ka qene vetem nje Artist dhe per sa i perket ekonomise ai se bashku me Thacerin ishin per nje ekonomi te tregut liberal me sa me pak rregulla dhe ishte pikerisht kjo politike qe shkaktoi fillimin e krizes se madhe ekonomike ku jemi edhe sot.
    Regani dhe Thaceri ishin te fameshmit liberalet e rinj qe donin sa me pak shtet, taksa te ulta dhe sidomos nje finance pa rregulla qe shkaktoi krizen ekonomike aktuale. Ky trim ishte per shitjen pa kufi te prodhimeve financjare dhe per kapitalizmin kazino i cili shkateroi parimin e konkurences kapitaliste ne kuptimin qe ne se nuk kishe sukses, dilje me humbje dilja nga tregu ose te gllaberonte ndonje konkurues i suksesshem.
    Ky trim beri qe ne se nje banke del me humbje, kapitalizmi kazino, humbjet te socjalizohen ( paguhen nga taksapaguesit ) dhe fitimet te ndahen nga shefat e bankave. Dihet se kur plasi kriza ne shtator 2008, falimentimi i Lemon Brothers, bankat e medha kishin frike ti jepnin dhe merrnin borxh nga njera tjetra sepse nuk dinin se sa prodhime financjare te semura kishin ne portofolet e tyre. Pra lindi fenomeni “to big to fail”. KJo sepse bankat shume te medha, qe nuk kishin me leke rezikonin te mos jepnin me kredi per ekonomine reale, pra papunesi, mbyllje fabrikash etj. Ne keto kushte shtetet u detyruan ti rifinanconin keto banka pre duke i shpetuar me leket e taksapaguesve.
    Sa per komunizmin : Ajo ishte nje teori e mrekullueshme dhe menyra e venjes se saj ne jete, SOCJALIZMI REAL, deshtoi me te drejte sepse ndergjegja e njeriut nuk do te arrije dote ne nivelin mbi e cilin Marksi bazoi teorine e tij.

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit November 28, 16:13

    bunkeri i pare muze eshte ne mes te Romes dhe quhet Colosseum. Brenda kishte arenen e gladiatoreve, zgerdhihej e zbavitej kopeja e sehirxhinjve. Vriteshin ca qenie humane, por zbavitja ishte e siguruar ama. O z.Ilir,e kupton ti ç’do te thote strehm antiberthamor? Do te thote qe jane shpenzuar miliarda dhe nqs ke tre strehime te ngjashme te ketij lloji atehere s’u be qameti te kthesh njerin ne muze,se ke rezerve dy te tjeret. Pra,te besh muze te tille eshte luks per vendet e zhvilluara,qe kane mundesi te bejne strehime te tjera(ne mos i kane bere,se nuk na i thone mua dhe ty),por jo ne.Ne kemi mundesi veç te forcojme ate qe kemi se nuk kemi eshtra te ngrejme te reja.Psh,ne rast lufte,se nuk i dihet,ku do strehohet shtabi i pergjithshem?Tek pub “Mumja”?

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" November 28, 17:50

    O dosje enveriste, mundohu sa te duash te tregohesh antienverist, vete ato qe vete ke treguar dhe atje ku ti paske patur mundesine te futesh neper tunelet qe vetem te besuarit mund te futeshin, me njohurite gati te pabesueshme, per ndyresite e rregjimit, qe vetem ti paske patur akses te futesh.
    Dhe ne ketyre ndrikullave i themi or nastrudin me gjithfarlloj emrash, kurvllek, ne i themi pushtllek, i themi edhe surzez ketyre njerzve, qe masakruan cdokend qe i dilte ne shteg, prandaj te them, mos je gje Sulo Grafeci o derdimen, qe je bere gazi i forumit.
    Kam te tjera epitete per ty or mut dhe kake, por po pres reagimin tend, qe e marr me mend se si di te jete, reagim kurvash.

    Reply to this comment
  11. SuloKapedani November 28, 18:02

    Z. Ilir si gjithmonè i saktè nè mendime e gjykime.nje shkrim i tillè duhet tu shèrbejè edhe atyre qè janè tè lèkundur nè mendjen e tyre ,tè kthjellohen e tè shprehen qartè.Sipas Vacllav Havel i cili ka cituar se”mè i rrezikshèm èshtè komunisti qè bèhet antikomunist”ne e kemi parè mirè dhe e kemi pèsuar prej tyre.Besoj se duhet tè mèsojmè shumè tani.Dhe me tutje do thosha qè historia mè e saktè mèsohet nè gjuhèn e nènès dhe tè kombit tènd.

    Reply to this comment
  12. era November 28, 19:33

    Bravo djalosh per shkrimin!

    Reply to this comment
  13. nazim November 28, 19:44

    Ti e thekson ne menyre shume te kulturuar Z. Metaj qe historia eshte histori dhe nuk mund te fshihet sikur nuk ka kezistuar. Fatkeqesisht, jane disa forca brenda dhe jasht vendit tone qe duan te shuajne ate qe ndodhi ne 50 vjet sikur nuk ka ekzistuar. Dhe si e theksoni ju ne kemi tendencen e mohimit. Sic u mohuan shume gjera dje, ashtu po sot mohohen cfare ndodhi dje, dhe skuptojme qe futemi ne nje cikle mohimi te vetvetes dhe historise se vendit.

    Reply to this comment
  14. M A R K O November 28, 23:38

    Me antikomuniste evidentohen komunistet me te qelbur…Berisha Nishani Kaqi o sa shume plera jane…

    Reply to this comment
  15. Damiano Damiani November 29, 03:49

    ” Pra, këto objekte, duhet të na shërbejnë më shumë ne, krijimit të memories sonë protektive, sesa turistëve. Ato duhet të jenë aty, që brezat e ardhshëm jo vetëm TË DINË, por, ç’është më e rëndësishmja, TË KUPTOJNË PSE-në e ekzistencës së tyre, PSE-në e tragjedisë së këtij populli të sëmurë për një kohë të gjatë me tumorin e komunizmit.”
    Z Ilir Metaj ! I pari njeri i semure qe duhet sheruar je vete ti. Ti, dhe shume te tjere si ti, qe ju ka marre rryma me vehte ( mainstream ) duket se jetoni ne nje bote tjeter. Bunkere si ai qe permend ti ( I Shqiperise ) ka pasur dhe ka ne te gjithe boten, ne SHBA dhe vendet e Europes Perendimore. Vetem budallenjte nuk marrin masa per kohe lufte. Vetem budallenjte nuk marrin masa qe shtabi drejtues i luftes te jete ne nje vend sekret dhe sa me i siguruar per drejtim. Vetem budallenjt ( por edhe maskarenjt ) mund te besojne se ndertimi i bunkereve te tille eshte dicka e drejte dhe legjitime kur behet nga kapitalistet por na qenka e gabuar dhe ilegjitime kur behej nga komunistet. Vetem budallenjte dhe maskarenjt nuk e dine se tunele per mbrojtjen ne rast lufte ka pasur cdo qytet i Shqiperise, jo vetem per komandat drejtuese luftarake por edhe per popullsine. Shko ne Zvicer apo Suedi ( ose pyet ndonje shqiptar te ditur te atyre aneve ) dhe do te mesosh se edhe atje ka bunkere dhe se, edhe atje, edhe sot, behet stervitje ushtarake ( zbor ) nga popullsia civile. Nuk mund ta sheroni shoqerine shqiptare pa sheruar vehten tuaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*