Antonio Conte i shpëton tragjedisë!

January 12, 2018 15:05

Antonio Conte i shpëton tragjedisë!

 

Një aventurë e hidhur për Antonio Conte! Teksa po drejtonte stërvitjen e Chelsea në Cobham, rreth 10 kilometra larg Londrës, makina e tij u shkatërrua krejtësisht nga një vetratë që u rrëzua nga çatia e një godine, si pasojë e erës së fortë.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi “The Sun”.

I shpëtoi tragjedisë mrekullisht edhe Steve Atkins, zëdhënësi për shtyp i Chelsea, që në atë moment po shkonte të lëvizte makinën e trajnerit që ishte e parkuar…

Ngjarja u pa nga kamerat e vendosura në kompleks. “Shihet Steve që po shkon drejt makinës së Antonio, pastaj befasisht vetrata bie me një shpejtësi të madhe duke mbushur me copa xhami të gjithë parkimin, – tregon roja e sigurisë së klubit “blu”. – Steve ka ngelur i shtangur nga ngjarja që mund t’i kishte kushtuar jetën, ndërsa makina e trajnerit është shkatërruar.”

Vetrata ka rënë pikërisht nga kati ku është zyra e Conte.

Makina “Nissan” e trajnerit përdoret shpesh edhe nga bashkëshortja e tij.

January 12, 2018 15:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*