Anulimi i Lotarisë Amerikane, nisma e Trump shkon në Kongres

November 2, 2017 17:37

Anulimi i Lotarisë Amerikane, nisma e Trump shkon në Kongres

Një ditë më parë presidenti amerikan dha një deklaratë të fortë kundër programit të Lotarisë Amerikane DV Lottery. Trump ka kërkuar anulimin e programit me pretendimin se ka sjellë terroristë në SHBA. “Terroristët vijnë në vendin tonë nga e ashtuquajtura “Diversity Visa Lottery Program”, shkruan Trump.

Ndërkohë mësohet se në Kongres ka mbërritur nisma konkrete për rishikimin e programit. Anulimi i Lotarisë kundërshtohet nga demokratët që krijuan programin por ata janë pakicë në Kongres dhe Senat.

Tashmë mbetet vetëm të presim se si do të vendosë legjislativi amerikan lidhur me programin në fjalë që nëse do të anulohej do të vriste shpresën e miliona njerëzve, përfshirë edhe shumë shqiptarëve.

November 2, 2017 17:37
Komento

1 Koment

  1. Epo kjo pune! November 2, 18:45

    ore mire e keni qe e quani shprese por te pranojme me kete rast se me koken matane, vret shpresen ketu dhe ibret po e bejme kete vend, brez koti qe voton plehra ne politike dhe pastaj ha fara dhe pastaj thote nuk behet ky vend… nga do behet, nga kafja! Deshtuam si brez….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*