Anulohet vizita, Trump nuk shkon në Londër

January 12, 2018 13:11

Anulohet vizita, Trump nuk shkon në Londër

Donald Trump anuloi vizitën në Mbretërinë e Bashkuar, të planifikuar në shkurt, mbase duke i dhënë një ndihmë jo të vogël qeverisë së Thersa May, e përballur me mjaft kundërshtime për këtë nga publiku i gjerë.

Sidoqoftë, arsyeja zyrtare e anulimit të vizitës, si zakonisht e publikuar nga presidenti në “Twitter”, nuk kishte të bënte aspak me faktin që britanikët nuk e duan Trumpin atje.

Një nga qëllimet e vizitës në Britani ishte inaugurimi i ambasadës së re amerikane në Londër dhe pritej që Trump të priste shiritin e ndërtesës prej 1 miliard dollarësh.

Por presidenti amerikan prej kohësh e ka cilësuar ambasadën e re, të porositur nga paraardhësi i tij Barack Obama si një pazar të keq. Në komentin e tij në “Twitter” Trump thotë se ambasada e vjetër u shit lirë, e reja është në vendin e gabuar dhe ai nuk do të shkojë të presë shiritin.

Londra nuk komentoi anulimin e vizitës, ndërsa mediat thonë se ajo po negociohet për në fund të vitit. Minimalisht qeveria britanike ka lëshuar një psherëtimë lehtësimi nga anulimi i vizitës, pas raporteve për protesta masive që priteshin në një rast të tillë.

Mediat amerikane mendojnë se pikërisht protestat e pritshme janë arsyeja e anulimit të vizitës, megjithëse zyrtarisht këtë nuk e pranon askush.

January 12, 2018 13:11
Komento

1 Koment

  1. info analitike January 13, 08:37

    Perfito kriepsiko thirre ne Tirane. Keshtu ke rastin te takohesh me nje tjeter kriepsikopat e do te kenaqeni me barcaleta gallate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim