Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

November 20, 2020 11:49

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2021

Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021.

Këngëtarja mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar, duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.

Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë.

Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvillua “online”.

Edicioni i ardhshëm i Eurovision do të mbahet në Holandë nga data 18 deri më 22 maj.

Renditja e plotë e këngëtarëve pjesëmarrës:

01.Anxhela Peristeri – Karma 322 pike.

02.Viktor Tahiraj – Nene 266 pike

03.Gjergj Kacinari- Me jep jete 245 pike

04.Fejstina Mezini – Kush je ti…. 188 pike

05.Uendi Mancaku- Vesi i shpirtit 137 pike

06.Franc Koruni – E moren boten 135 pike

07.Agim Poshka – Vendi im 122 pike

08.Sardi Strugaj- Ka me t’ba me kajt 97pike

09.Stefan Marena – Meteor 82 pike

10.Xhesika Polo – Me mbron 78 pike

11.Florent Abrashi – Vajze 76 pike

12.Dorela Gjylbegu – Vashezo 75 pike

13.Mirud – Nese vdes 71 pike

14.Klint Collaku – Do Tia dal 66 pike

15.Xhiljola Haveniku – E lire 62 pike

16.Kastro Zizo – Vallja e jetes 61 pike

17.Davis Xherahu – Peng 58 pike

18.Kamela Islamaj – Kujtimet 52 pike

19.Enxhi Nasufi – Njesoj 50 pike

20.Erik Lloshi – Jo 47 pike

21.Evi Reci – Tjerr 29 pike

22.Orgesa Zaimi – Valixhja e kujtimeve 26 pike

23.Inis Neziri – Pendese 25 pike

24.Fatos Shabani – Ty 13 pike

25.Manjola Nallbani – Ora e jetes 11 pike

26.Era Rusi -Zjarri im 0 pike

 

j.l./ dita

November 20, 2020 11:49
Komento

8 Komente

  1. Bravo. Nji perfaqsuese dinjitoze e Shqiperise November 20, 14:29

    Nuk e kam degjuar kengen.
    Titulli –Karma ,
    tingellon melankolik ,si nji thirrje per Drejtesi,
    qe do t’i shkonte nji Balade.

    Anxhela Peristeri eshte si Angel i Muzikes na bot kurjoze te kerkojme ne Youtube,
    nqs eshte hedhur aty .

    In bocca a Lupo…

    Reply to this comment
    • Ate thuaj ... November 20, 17:24

      Salo e klikova ne Youtube .

      Per Anxhelen nuk kam asgje.
      Ajo eshte nder me te mirat.
      Kenga ka nji Text deri diku te panushem .
      Muzika mjerishte nji shetitje ne Vend te Panjohur.
      Nji pjate turrli sade.
      Fasule serbe patate egjyptiane,piperka shqiperie,
      patrixhane spanje,

      dicka passhije,mjerishte.
      Shqiperia eshte ne Krize te Madhe per Kompozitore .

      Mjerishte…

      Reply to this comment
  2. mirel November 20, 16:49

    Dale kur te dali me ndonje mantel te hedhur kraheve dhe me flatra ne skene. E kane zakon te vishen dhe kuq e zi.

    Reply to this comment
  3. thug motherfucking life in this biotch, ( Trismegistus) November 20, 17:17

    Po grubi laberia, qunat e tepelënës, dhe ad syziu si gjiza e bardhe sa pike kishin dhe pse u skualifikuan?
    Po transparencen pse e kishit harruar ne shtepi? Dhe a eshte my vend I pare me hapje te pare, apo disa here te la gamba. Pasi sikur ka fituar njehere nje kenge maxhike me mik dhe me dik kjo.

    Reply to this comment
  4. Ate thuaj ... November 20, 17:26

    Sapo e klikova ne Youtube .

    Per Anxhelen nuk kam asgje.
    Ajo eshte nder me te mirat.
    Kenga ka nji Text deri diku te pranushem .
    Muzika mjerishte nji shetitje ne Vend te Panjohur.
    Nji pjate turrli sade.
    Fasule serbe patate egjyptiane,piperka shqiperie,
    patrixhane spanje,

    dicka passhije,mjerishte.
    Shqiperia eshte ne Krize te Madhe per Kompozitore .

    Mjerishte…

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 20, 19:11

    1.kenge e bukur, 2 sharm dhe simpatike, 3 ze fantastik. ishalla kualifikohet per ne finale, se padiskutim qe do te perserise suksesin e Anjeza Shahinit, ne mos edhe me mire.

    Reply to this comment
  6. demo November 22, 13:43

    Me te pa papa ty?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim