AP: Në Kuvendin e ri me 4 deputetë, nuk ka më pazare me çështjen çame

Redaksia Online June 4, 2013 15:52

AP: Në Kuvendin e ri me 4 deputetë, nuk ka më pazare me çështjen çame

Aleanca Popullore do të përfaqësohet në Parlamentin e ri me katër deputetë, të cilët nuk do të tradhtojnë kurrë çështjen çame dhe nuk do të pranojnë asnjë lloj pazari me interesat kombëtare. Ky është objektivi i partisë së re të çamëve për katër vitet në vijim. Në një deklaratë për shtyp, sekretarja e Përgjithshme e Aleancës Popullore,  Armelina Fushekati, falënderoi sot mbështetësit e saj për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në Kuvendin e kësaj partie mbajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, dy ditë më parë. “Ishin me mijëra ata që iu përgjigjën ftesës sonë në Kuvend. Janë me mijëra ata që na kanë shprehur mbështetje këto ditë me mesazhe dhe në takime të drejpërdrejta me përfaqësuesit e Aleancës Popullore në të gjitha qarqet me komunitet çam dhe jo vetëm në to. Kjo mbështetje mbarëpopullore na mbush me entuziazëm, por edhe me përgjegjësi të mëdha. Ne e dimë që 23 qershori dhe mandatet tona në kuvendin e ri janë vetëm fillimi  një rruge të gjatë ndryshimi të madh”, tha ajo.

Fushekati theksoi se çështjes çame do t’i kthehet dinjiteti i merituar pas 23 qershorit. “Problemi i Çamërisë do nisë të trajtohet në mënyrë të vendosur me dinjitetin e duhur.  Ai do trajtohet si një çështje kombëtare pas 23 qershorit dhe do jetë një çështje serioze politike e shtetit shqiptar. Aleanca Popullore do ketë 4 mandate në Kuvendin e ri dhe do ndikojë hartën elektorale në të gjitha qarqet me përqendrim të komunitetit çam. Deputetët e Aleancës Popullore në Kuvendin e pas 23 qershorit nuk do ta tradhtojnë kurrë kauzën e shenjtë të komunitetit çam. Ne nuk do të bëjmë kurrë pazare me interesat kombëtare. Komuniteti punëtor dhe inteligjent çam meriton shumë më tepër nga sa kanë bërë sikur u kanë dhënë demagogët e tranzicionit. Të ndërgjegjshëm që tashmë jetojmë në dinamikën që ofron viti 2013, të vetëdijshëm për instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare që kemi në dispozicion, ne jemi në këtë rrugë si një forcë e aksionit politik dhe arritjeve politike”, përfundoi Fushekati në emër të AP-së.

Redaksia Online June 4, 2013 15:52
Komento

13 Komente

  1. KLARA June 4, 16:18

    Aleanca popullore do ti ktheje dinjitetin e neperkembur prej pazarit te votave Cameve, duke i kushtuar rendesi ceshtjes Came dhe jo interesave personale.

    Reply to this comment
  2. kevi June 4, 16:19

    Pas 23 Qershorit Camet do te perfaqesohen denjesishte ne parlamentin e ri, duke u degjuar zeri i cdo cami ne parlament.

    Reply to this comment
  3. albana June 4, 16:22

    turp qe partia qe u shtir si came u kthye ne nej parti qe mbeshtet vetem interesat personale dhe klienteliste dhe asgje me shume ku en 4 vite nuk u permend fare qeshtja came…..

    Reply to this comment
  4. ergi June 4, 16:24

    duhet t eket enje parti seiroze came qe mbron te drjetat dhe qeshtjen e tyre e jo parti fantazme qe shtiren si parti per te mbrojtur keto te drejta por nderkohe qe i kane tradhetuar ato akoma pa filluar mire

    Reply to this comment
  5. dea June 4, 16:24

    Camet per here te par do te kene mundesin qe te perfaqesohen denjesisht ne parlament pas 23 Qershorit, qe ceshtja e tyre te diskutohet vertet dhe jo thjeshte te kujtohet e te premtohet vetem ne fushate.

    Reply to this comment
  6. elona June 4, 16:25

    tentativa te tilla te slai ebrishes q ektheu paritne came ne nje parti brenda pd apo parti eksponete qe mbiu vetem per te marre vota came djathtas ka mabruar kjo histori tashme camet do ndryshojen e do bejne zgjehdje reale

    Reply to this comment
  7. arber June 4, 16:27

    ndaj camet nqs kane menduar qe te votojne nje aprti came ne 23 qerhsor duhet te mebshtesin kete parti nqs duan qe ideali i cameve te jete i drejt edhe te luftoje per kauzene tyre

    Reply to this comment
  8. korina June 4, 16:27

    Shpetim Idrizi ka vene ne cdo rast interesat e tij personale mbi interesat e Cameve dhe sot ende u premton me shume mbeshtetje Cameve, po deri sot zotrote pse heshte, kur ne parlament ishe?

    Reply to this comment
  9. klevis June 4, 16:29

    Camet jane lodhur nga fjalet boshe dhe premtimet e kota te Idrizit, ata sot jane te vendosur qe te votojne ate qe vertet interesohet per ceshtjen e tyre.do te votojn AP dhe te majten shiptare

    Reply to this comment
  10. bertin June 4, 16:30

    partia e shpetim idrizit humbi kauzen e saj dhe filloi te merret me brockulla pushteti dhe beri pazar dhe me rezoluten came ndaj eshte turp te votohet ajo parti dhe ai njeri….

    Reply to this comment
  11. danja June 4, 16:31

    Idrizi e ktheu ne pazar te ulet politik ceshtjen Came dhe me 23 Qerhsor Camet do t’ia kthejen me vote proteste, me vote kunder PDIU…Iku koha e Idrizit, ai eshte i sprovuar tasme.

    Reply to this comment
  12. John adam smith June 4, 16:35

    AP do ti jape fund xhonglerit Idrizi i cili besimin e tyre e ka perdorur per interesa te tija personale dhe jo ne funksion te mbrojtjes se ceshtjes came .

    Reply to this comment
  13. O.R June 4, 20:08

    Respekte per AP. Do merrni sa meritoni, por te bindur se me shume se partia fantazm e Koalicionit berishian. Shpresoj dhe besoj se do jeni parti serioze qe do mbroni ate komunitet, por pa pazare. Se jemi mesuar tashme qe parti te lindura per 1 kauz, degradojn e perhen particka te kryetarit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*