AP prezanton Arben Dukën, Dojaka: Koha që Gjirokastra të përfaqësohet nga bijtë e vet

Redaksia Online May 22, 2013 14:03

AP prezanton Arben Dukën, Dojaka: Koha që Gjirokastra të përfaqësohet nga bijtë e vet

Mesditën e sotme në qytetin e gurtë të Gjirokastrës Aleanca Popullore ka prezantuar kandidatin për deputet, poetin Arben Duka. Kreu i AP-së, Artur Dojaka, e ka vlerësuar zotin Duka si një nga vlerat e këtij vendi dhe si kandidatin më dinjitoz për qarkun e Gjirokastrës. Dojaka në një intervistë për median lokale “Alpomedia” tha se është koha që politika të ketë në gjirin e saj bijtë e këtij vendi dhe të jetë e përfaqësuar sa më denjësisht.

 

Zoti Dojaka, kush është Aleanca Popullore?

Aleanca Popullore është një nga partitë e koalicionit “Aleanca Për një Shqipëri Europiane”. Është një parti e pozicionuar tashmë fuqimisht në të gjithë qarqet e vendit, një prej të cilave është dhe Gjirokastra. Në këtë parti janë të përfshira 12 organizata dhe parti politike, numri i të cilave po shtohet çdo ditë.

Ndalemi pak te kandidatët. Njëri prej tyre është Arben Duka. Përse kjo zgjedhje?

Biri i Gjirokastrës dhe poeti i njohur, gjatë të gjithë aktivitetit të tij letrar por jo vetëm, nuk e ka fshehur kurrë që është biri i Gjirokastrës, madje e ka promovuar fuqimisht këtë. Si rrjedhojë kjo është një vlerë e shtuar për mbarë politikën. Ne s’kemi pasur asnjë dyzim për këtë kandidat.

Kandidimi i Dukës ishte një zgjedhje e poetit apo juaja?

Ishte një bashkëbisedim i kryesisë së Aleancës Popullore dhe vetë zotit Duka, i cili edhe pse ka pasur probleme shëndetësore, nuk i tha jo idesë për të qenë kandidat i AP-së në Gjirokastër.

Përse duhet të votohet zoti Duka në Gjirokastër?

Nuk mendoj se do duhet të kërkojmë arsye pse duhet votuar Arben Duka, pasi nuk e vë në dyshim që poeti Duka do të jetë deputet i Gjirokastrës në parlamentin e ardhshëm. Ai është një njeri me vlera të ndershmërisë, vlera që ne si Aleancë Popullore i kemi në themel të parimeve tona. Ka ardhur koha të promovojmë vlerat e vendit tonë, vlera të papolitizuara dhe fatet e këtij vendi t’i marrin në dorë bijtë e tij, siç është rasti i Gjirokastrës.

Mendoni se do të keni mbështetjen e PS-së në këtë qark? Rama kërkon mandatin e katërt në Gjirokastër…

Siç e keni ndjekur në media, AP është ndër forcat kryesore të koalicionit. Ne jemi në koordinim të plotë me kolegët e tjerë. Fitorja e opozitës është e sigurt. Ne nuk bëjmë dallim me kolegët e koalicionit, por nuk dua ta fsheh se prezantimin më dinjitoz për Gjirokastrën e ka Aleanca Popullore, pra është Arben Duka.

http://www.youtube.com/watch?v=1RLAEXMpb7I

Redaksia Online May 22, 2013 14:03
Komento

14 Komente

  1. Gim cami May 22, 14:11

    Bravo o poet i madh do jesh krenaria jone ne parlamentin e ardhshem ze i forte i gjirokastres

    Reply to this comment
  2. fidaho May 22, 14:21

    E MERITON ! Gjirokastrite, Votoni ndergjegjen e lire,Votoni Zerin tuaj, jeni me fat qe kini mundesine te Votoni nje njeri real,te vertete,te lire e te pavarur. Mos na zhgenjeni,jo vota per “vemje” por vote per nderin e laberise A.Duka.

    Reply to this comment
  3. Dike Mullai thote- May 22, 14:25

    Mirenjohje dhe URIME Z.Dojaka! Me Vendimin Tuaj per Arben DUKEN-Deputet ne KUVENDIN e ardheshem, i keni shtuar Vlerat Aleances Popullore. Ne shume Rrethe e Qarqe,ku nuk nuk mund te Votojne per Arben DUKEN, kam besim e shpresoj se do te Votojne per Aleancen Popullore. Suksese!

    Reply to this comment
  4. Argita May 22, 14:29

    Mori fund koha e idriz idrizit qe e shiti ceshtjen came

    Reply to this comment
  5. Bertoja Shkodër May 22, 15:16

    Dukeni politikan serioz Z.Dojaka,dhe mendoj se Aleanca Popullore do të jetë një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve.Çamët nuk do gënjehen më nga Mashtrim Idrizi.
    Përsa i përket poetit Arben Duka,së pari i uroj shumë shëndet dhe së dyti i uroj që me votën e popullit të Gjirokastrës të zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
    Respekte Z.Arben Duka

    P.S.Se mos kur të zgjidhesh deputet,harron zanatin e vërtetë..haha

    Reply to this comment
  6. Illo May 22, 15:49

    Abaz Dojaka dhe vëllai i tij Xhaferi , kanë qënë dy nga nxënësit më të shquar të gjimnazit të Gjirokastrës , në vitet 50 të shekullit të kaluar . Karakterin dhe kulturën e provon gjimazi . Me këtë dua të them se zoti Artur, vjen nga një trashëgimi gjenetike , që garanton besushmëri dhe zgjidhje intelegjinte . Fakti e tregon , me kandidaturën , që paraqet . Poeti Arben Duka , e ka të dokumentuar me veprën e shkruar se cili është . Njeri refraktar nga ç’do lloj padrejtësije dhe i aftë , për të treguar rrugëdaljet më racjonalet e mundshme . Në vitet e tranzicionit , zëri i poetit Duka , është më i shquari , në korin e ngjirrur të krijusve letrarë të tranzicionit . Po qe se do të duhej të krahasoja me dikë , do të kisha gjetur emisjonin e Top-Channell ” Fiks Fare ” . Të dy kanë mbetur në vijën e parë të frontit , kundër prapësive , që kanë sjellë pushtetet e të dy krahve të politikës së tranzicionit . Të dy kanë kritikuar drejt për drejt , në emër të njerzve në nevojë , pavarësisht nga përkatësitë , nivelit pasuror dhe kulturor të njerzve . Artur Dojaka dhe Partija e tij e re kanë zgjedhur një kandidat me nivel të lartë përfaqësimi . E falnderoj zotin Artur Dojaka , për mundësinë reale , që u jep votusve të dëgjojnë nga foltorja e Parlamentit , zërin e tyre përfaqësus . Illo

    Reply to this comment
  7. L. May 22, 16:03

    I uroj fitore,poetit Arben Duka!Plotsohet edhe një hapsire e lënë bosh nga poeti i shquar Dritëro Agolli! Të kontribuosh ne parlament për Rilindjen dhe zgjidhjen edhe të ceshtjes kombetare të Cemerise,nuk do të thotë aspak të jesh vetëm cam,por atdhetar i madh!Arben Duka plotson shumë boshlleqe të trasheguara qellimisht per të bllokuar abuzivisht te drejten e shenjtë të Camerise martire!Kontribuoj nga larg per këtë spektakolare gjetje të z. Dojaka dhe partisë së tij shpresedhënese!

    Reply to this comment
  8. labi May 22, 16:10

    Nuk mund te votoj per dy motive 1-Sepse jetoj jashte;2-Pasi nuk jam gjirokastrit,I uroj poetit dhe nuk e egzagjeroj kur mendoj qe eshte nje Poet Atedhetare suksese dhe po te doje zoti ta kemi deputet ne parlamentin e ri,nje kshille per gjirokastritet :LARGONI RRULIN DHE E ZEVENDESONI ME Duken.

    Reply to this comment
  9. Gramoz May 22, 16:17

    te kesh arben duken prane eshte njesoj sikur kesh engjellin nga pas …..njeri me tru njeri me talent njeri qe i ka kushtuar nje jete te tere artit dhe letersise ne vecanti .ti do fitosh larg qofte ne se nuk fiton ,,,do te thote se ne qenkemi te prirur nga keqja zoti dojaka kam degjuar per dhe familien ,,,,tuaj familje…patriote por dhe zgjedhja e benit tone te mbrekullushem ja ngre vlerat morale ju dhe partise tuaj zoti ju bekofte te dyve…….

    Reply to this comment
  10. Hektor Bregu May 22, 17:41

    Suksese Arben Duka…e meriton nje karrike ne parlament.

    Reply to this comment
  11. Naftetari May 22, 17:46

    E mo poet i madhe i madhe do te mbetesh gjiyhmone le te dekorojene Kozin se ty te ka dekoruar nje popull i tere Urime per kandidimin.

    Reply to this comment
  12. saja May 22, 21:02

    eriun e ndershem arben dukado jete turp I madh qe ne gjirokaster te fitojne perseri dy bythlepiresit ruli e ksera.do jete ne nderin e gjirokastriteve te votojne nj

    Reply to this comment
  13. sotiriaqis May 22, 22:15

    ………….

    Reply to this comment
  14. fatmir agolli May 23, 07:21

    Me vjen shume keq qe nuk jam nga Gjirokastra,te votoja poetin e madh , Arben Duka

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*