AP: Tekstet shkollore diskriminuese ndaj LGBT, të rishikohen

November 10, 2012 12:55

AP: Tekstet shkollore diskriminuese ndaj LGBT, të rishikohen

Diskriminimi i komunitetit të LGBT, ka qenë në qëndër të vëmendjes së institucionit të Avokatit të Popullit gjatë ditës së sotme. Në një prononcim për mediat zëdhënësja e këtij institucioni ka tërhequr vëmendjen ndaj teksteve shkollore, kryesisht në fakultetin e drejtësisë, pasi sipas saj përmbajnë terminologji jo shkencore dhe diskriminuese ndaj këtij komuniteti.

Duke kujtuar se respektimi i të drejtave të njeriut është dhe një nga 12 prioritetet e BE për anëtarësimin në familjen europiane, Avokati i Popullit kërkon nga autoritetet respektimin e kuadrit ligjor kundër diskriminimit.

Ndërkaq Avokati i Popullit tha gjithashtu se të henën do tu paraqesë një rekomandim të posacëm MASH dhe rektorëve të Universiteteve publike dhe private për rregullimin e kurrikulave dhe do të jetë në monitorim të mëtejshëm për zbatueshmërinë e rekomanimit në vijim.

November 10, 2012 12:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*