Marifetet e Spiros…

January 29, 2016 22:31

Marifetet e Spiros…

Pikat kryesore

  • Deri në 1500 euro me një dorë merrnin në formë dietash, stafi i ministrisë, pa dalë kurrë nga Shqipëria. Shpërdorimet dhe vjedhjet e fondeve në Ministrinë e Punës, kanë qenë të konsiderueshme edhe për dietat brenda vendit. Mësohet se për një vit, 95% e fondit të Ministrisë i përcaktuar për këtë shpenzim, është përfituar nga vetëm 8 persona, pjesë e “grupit” të z.Ksera
  • Gjatë fundit të vitit 2010, por edhe në vazhdim, mësohet se me nota verbale të Ministrit të Punës, janë dërguar në SHBA persona të cilët nuk ishin zyrtarë të kësaj ministrie. Këta persona paguanin deri në 10 mijë euro personi, për t’u trafikuar drejt SHBA-ve.

Hetimet per Spiro Kseren u paralajmeruan qe kur Kleves Bitro, ish-shefi i tij i kabinetit u dënua më 27 Korrik 2014 me 3.6 vite burg.

Tenderi ku ai kishte falsifikuar dokumentacionin shkonte afro 200 mijë dollarë, ndërsa të gjitha letrat e tenderit rezultuan se ishin bërë pasi ishte gjetur kompania fituese dhe pasi ishte kryer edhe puna madje.

DITA botoi ne 4 gusht 2014 për herë të parë faktet e abuzimit.

Behet fjale per dosjen “1 Maji”, me sakte një miting për 1 Majin të dëshiruar fort nga Berisha si kundërmiting për grevën e urisë së opozitës që po zhvillohej asokohe në çadra në Bulevardin e Tiranës.

Ministrisë së Kserës iu dhanë me urgjencë rreth 200 milionë lekë për të organizuar me shpejtësi “mitingun festiv të 1majit”. Asnjë hyrje-dalje në magazinë nuk rezulton, në “miting” u përdorën disa flamuj të mbetur nga “festat” e mëparshme.

Të 200 milionë lekët avulluan.

Kabineti i Kserës ka firmosur letra sipas të cilave janë bërë shpenzime për aktivitetin. Por asnjë i tillë nuk provohet. Të gjitha janë fiktive, e gjithë procedura është e pambështetur, 200 milionë u zhdukën me një dorë.

Por nuk është kullufitja e vetme me letra false.

Kopertina DITA, 06 tetor 2013

Kopertina DITA, 06 tetor 2013

Gjatë fundit të vitit 2010, por edhe në vazhdim, mësohet se me nota verbale të Ministrit të Punës, janë dërguar në SHBA persona të cilët nuk ishin zyrtarë të kësaj ministrie. Në notat verbale të përgatitura nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, përfshiheshin përkundrejt pagesës që u jepej zyrtarëve të kësaj ministrie (hetuesit pohuan lidhjet me vetë Ministrin)  persona të cilët nuk kishin asnjë lidhje me Ministrinë e Punës.

Këta persona sipas dëshmisë në fjalë, paguanin deri në 10 mijë euro personi, për t’u trafikuar drejt SHBA-ve.

Vetëm në fund të tetorit 2010, dy persona (një vajzë e re rreth 27 vjeç nga Elbasani dhe një djalë i ri) kanë marrë vizë ne ambasadën amerikane, sikur të ishin punonjës të ministrisë, gjasme me qëllim pjesmarrjen në një aktivitet që zhvillohej në SHBA.

Gjetja e aktiviteteve që zhvilloheshin në SHBA bëhej nëpërmjet internetit nga Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, dhe prej këtij momenti fillonte skema e gjetjes së personave përgatitja e notave verbale, dërgimi në ambasadë si punonjës të Ministrisë etj, pra shitja e vizave amerikane për qëllime përfitimi.

Këto nota verbale nuk rregjistroheshin me një numër të caktuar në protokollin e Ministrisë (në to bëhej shënimi me numër ekstra), madje në protokoll nuk depozitohej dhe ruhej asnjë kopje e tyre. Gjithë kjo me qëllim që zyrtarët të mos kishin asnjë gjurmë për përfshirjen e tyre në këtë trafik vizash (pasi rregulli kërkon që nëse një shkresë ruhet në protokoll, ajo duhet të jetë e sigluar nga punonjësit që e kanë përgatitur atë).

Madje për këta persona janë shpenzuar fonde për udhëtimin, qëndrimin apo dietat nga buxheti i shtetit, sikur ata të ishin zyrtarë të atij institucioni. Kjo do të thotë që “grupi” i Ministrisë, përveç pagesës për vizën, ka vjedhur edhe fondet e buxhetit të shtetit që janë dhënë me urdhër shërbimet për këta persona.

Personat jo zyrtarë të kësaj ministrie, të dërguar në SHBA me nota verbale të Ministrisë së Punës, mësohet se nuk janë kthyer më në Shqipëri, çfarë provon ekzistencën e këtij aktiviteti të paligjshëm ndërmjet zyrtarëve të saj.

Deri në 1500 euro me një dorë merrnin në formë dietash, stafi i ministrisë, pa dalë kurrë nga Shqipëria.

Shpërdorimet dhe vjedhjet e fondeve në Ministrinë e Punës, kanë qenë të konsiderueshme edhe për dietat brenda vendit. Mësohet se për një vit, 95% e fondit të Ministrisë i përcaktuar për këtë shpenzim, është përfituar nga vetëm 8 persona, pjesë e “grupit” të z.Ksera.

Edhe faturat që provojnë shpenzimin e kryer për fjetje apo udhëtim për udhëtime brenda vendit janë të falsifikuara. Për këtë ka patur një kontroll të dyanshëm tek subjektet që pretendohet se kanë lëshuar këto fatura.

Spiro Ksera me siguri nuk është i vetmi. Por skandali ka nxjerrë shumë detaje në sipërfaqe.

Një prej tyre të le pa fjalë: Ish-ministri i Berishës kishte ndërtuar brenda në Ministri ngjitur me zyrën e tij një apartament luksoz me sallon, kuzhinë, dhomë gjumi me tualet, TV etj, me pamje suite të shtrirë në 120 metra katrorë.

Kopertina DITA, 20 tetor 2013

Kopertina DITA, 20 tetor 2013

Në kompjutera, veçanërisht në atë të drejtorit të tij të kabinetit, tashmë në arrati si person në kërkim janë gjetur “xhevahire” të tjerë.

I gjithë ish-kabineti i Kserës rezulton i përfshirë në firmosjen e dokumenteve kompromentues. Dëshmitë e dhëna gjatë marrjes në pyetje të disa prej ish-punonjësve të pyetur, japin detaje të skandalit. Prokuroria tregohet e rezervuar, por në një ministri që ka patur numër punonjësish dhe fonde nga më të lartat e ish-qeverisë Berisha, informacionet dalin shpejt.

Hetimet kanë nxjerrë që ministri përdorte shpesh një shprehje për anëtarë të stafit që nuk pranonin të firmosnin dokumente abuzivë: “Nuk bëhen pjesë e grupit, nuk meritojnë të jeni pjesë e jona”. Kurse drejtori i kabinetit, Kleves Bitro kishte një shprehje në gojë sa herë që ndonjë jurist me përvojë e merrte mënjanë për ta këshilluar.

“Epo burgu për burra është” – përgjigjej zyrtari i lartë sa herë dikush skandalizohej me shkresat që pranonte të firmoste.

Për të mos folur për zhdukje masive të fondeve të paraplegjikëve dhe për shtimin e “invalidëve” gjatë fushatës zgjedhore me tre dhe katërfish. Disa nga të dhënat që sugjerojnë hetimet janë vërtet tragji-komike. Vetëm në një fshat figurojnë “invalidë” më shumë seç ka patur ndonjëherë të punësuar e gjithë zona.

Tre juristë mësohet se janë shkarkuar pasi nuk kanë pranuar të firmosin “letrat e 1 majit”. Nuk pranuan të bëhen “grup” – siç do thoshte ish-ministri. Një prej juristeve të shkarkuara mësohet se me kopje të letrave fiktive në duar  ka shkuar edhe tek Departamenti i Antikorrupsionit në Kryeministri, tek z.Ivi Kaso dhe tek z.Sali Berisha vetë më pas.

Ka denoncuar çfarë po ndodhte, por…i thanë që nuk ka shkelje. /Dita/

January 29, 2016 22:31
Komento

66 Komente

  1. Sta lini October 4, 20:13

    Paske logjike K… meqenese e ngaterron ne j
    Kete QERRATAIN, qe nuk ka vjedhur (sipas gjygjit partizan te morracakeve te kuq) e pushkatuan ???

    Reply to this comment
  2. zen zeni October 4, 20:17

    Po sekuestrimin e pasuris ku e kemi …..x nje milion euro bej une burg tre vjet

    Reply to this comment
  3. usa October 4, 20:27

    Spirakua esht shok i Koqos se PS-se, ju komunistat jeni hajdutet, Berisha esht qelibar, burre shteti. Pelcisni po deshet!!

    Reply to this comment
    • horri bulevardit2 October 6, 10:33

      te dhifsha spirot koqot e vangjelet. po nga ana tjeter te dhifsha salinjte, hasanet, islamet, myslymet… Nuk po flasim per filogrek apo filoturq ketu, mos i gatarroni muhabetet. Hajdutet nuk kane as parti, as kombesi. Jan hajdut. dhe ne njerezve te ndershem na nxihet dita kur degjojm kto muhabete

      Reply to this comment
  4. L.Itali October 4, 20:30

    Një shenjë pozitive e funksionimit të shtetit!Të arrestuarëve tu ruhet e drejta e ankimimit,ballafaqimit dhe të intervistohen edhe avokatët e tyre,nëse publikohet deklarimi i prokurorisë!Edhe mafjozët e arrestuar në Itali u ruhet e drejta njerzore bile avokatët e tyre deklarojnë në publik.Kështu dhe medjat thithin lexues…Duhet kuptuar se shkeljet e ligjit duhen ndëshkuar! Por janë thërrmija nga buka e madhe,pasi krimi,korrupsioni notonte gjer ne familje të Berishës,ndaj dhe BE kerkon luftë kundër tij të pranohet Shqipëria kandidat në BE!…Duhet pastrim i thellë dhe disifektim i Kastes Berisha!

    Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur January 30, 09:00

      Po ca shenja leshi ka ketu or mik…ky shtet eshte i dhjere mga kembet tek koka…po nuk u futen brenda salinjte me edvinet shqiperia nuk behet kurre….arrestimi i kseres sec me kujton ate ‘arrestimin’e nexhmijes…..nqs ed piktori donte te bente shtet nuk bente koalicion me ilir hajdutin…ose le te filloje te veri drejtesi per 21 janarin meqe ngjarjet u zhvilluan ne mes te dites e ne mes te sheshit e ne sy te nje kombi te tere…
      vec dyshoj tek keta rilindasit me tre lapsa gjithashtu rdhe tek ata demokratet me dy gishta perpjete sepse keta jane pjelle e qoftelargut enver dhe nuk deshirojn te bejne nje shtet dinjitoz per shqiptaret…

      Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi October 4, 20:45

    Prokuroria duhet te arrestoje dhe ata te kopesë se “agimit të artë” qe paguheshin nga ministria e kserës pa qënë punonjës të saj.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi October 4, 20:52

    VR!!! Duhet t’i kenë lënë për në datën simbolike 21 janar 2014 z.”horri i bulevardit”!?

    Reply to this comment
  7. indinjata October 4, 20:01

    Morali i politikës shqiptare ka qenë dhe është, “Përça e sundo” ndërsa kundërpërgjigja e qytetarëve “Një sy qorr e një vesh shurdh”! Binom i shkëlqyer për një vend “QERRATA”.

    Strumbullari i të gjitha Mënxyrave mbi këtë popull, ka emra konkretë. Në rastin në fjalë, është Sali Berisha, përgjegjësi kryesor i situatave të krijuara dhe sajuara në këtë vend dhe mbi këtë popull, pas viteve 90′.
    Përse e tjerrim akoma fillin??…

    Reply to this comment
    • Open your mind October 6, 07:17

      Spiroja ishte peshk i vogel,po ta krahesosh me peshkaqenin qe udhehiqte qeverine e banditeve.Nuk besoj se historia e kombit shqiptar ka njohur ndonje qeveri kaq shkaterruese dhe banditeske si kjo qe u qerrua.Une nuk besoj ne Rilindjen e Rames,por besoj qe sado e keqe te jete qeverisja e tij,nuk do te arrije kurre te jete aq e keqe sa ajo e kuçedres Sali.Shkaterrimi qe bisha dhe banda e tij i bene Shqiperise ne themel,duhen minimalisht 100 vjet per tu riparuar.

      Reply to this comment
      • taulant October 6, 15:36

        Indinjata.Apliko per prokuror apo kshilltar i Pallosjit ahere do e kuptosh se ka marre fund koha e gjyqeve partizane te babalreve tuaj.Morracak te kuq.Ju jerjoni gjak dhe nuk e kuptoni se ka ndryshuqr sistemi l luftes se kllasave

        Reply to this comment
  8. DREAM October 4, 21:07

    Kleves Bitro eshte maja e aisbergut .
    Buxheti i ksaj ministrie ka qene 59 miliard .Duket absurde por ka qene me i larte se buxheti i infrastruktures . Te gjitha drejtorite ,them te gjitha jane te perfshira ne vjedhje marramendese milionash .SHSHS ,neper qarqe kane abuzuar ne menyren me skandaloze Kane qene ne varesi direkte te Kseres ,dhe jo te bashkive .Duhen hetuar qe nga ato me te thjeshtat si ndihma ekonomike qe u lejonte thjesht blerjen e fotoksines ,qysh aty fillonte gangrena .Vazhdon me K.M.C.A.P , ku pazari me i ulet ishte 500 euro deri te fondet qe jepnin per hapjet e aktiviteteve .
    Do jete shume e thjeshte ,mjafton tu shikohen pasurite e patundshme qe kane blere .
    Gjithashtu nje abuzim i pafre eshte dhe ne marrjet me qira te ktyre godinave ku jane apartemente po te drejtorave ose te familjareve te tyre ku qiraja tejkalon 1000 mije euro mujore ,neper vende qe do mjaftonin 150 mije leke te vjetra .
    Uroj qe kjo mos te jete thjesht nje tymnaje mediatike ,sepse rreziku social ne kte vend eshte shume here me i keq sesa ministria e rendit .

    Reply to this comment
  9. Gava October 4, 21:34

    Bashke me banditin Ilir Ibrahimi, nje kusar i klasit pare, vegel e bibdur dhe spiun e Spiro Kseres, duhen vene hekurat Spiro Kseres.Kane vjedhur ne bashkepunim permbi tre milione euro.Spiro Ksera bashke me ish Kryetarin e Bashkise Libohove, ortakun e vet ne firme kane etvehtesuar nepermjet skemave manipuluese.Dhe si Iliri, si Bexheti, jane bashkepuntore te Spiros tek Agimi i …” Bakerte ” grek… Ne burg qente e lene jashte zinxhirit nga kryekusari Sali Berisha!

    Reply to this comment
  10. SMS October 4, 21:54

    DITA e dashur! Duhet sekuestrim i menjëhershëm i të gjitha pasurive të tundshme e të patundshme, gjithë shushunjave që i kanë pirë gjakun popullit për më shumë se 20 vjet. Nuk është e vështirë të identifikohen këta hajdutë gazetë e dashur!
    Shikohen me sy të lirë gjithë vilat në bregdet se të kujt janë, shihen edhe fuoristradat dhe makinat e blinduara me xhama të zinj. E këta janë doganierë, tatimorë, ministra e drejtorë drejtorish, shefa rendi e të qarkullimit, mjekë kirurgë e farmacistë, gjykatës, prokurorë, noterë e avokatë, kryetarë bashkish e komunash, shefa seksionesh të arsimit, drejtorë aluizni e të regjistrimit të pasurive, e dhjetra të tjerë në këtë palo shtet.

    Reply to this comment
  11. Mimoza October 4, 22:13

    Edhe Spiro Ksera duhet t”i shkoje pas, apo se kapin dot se eshte ne Gjirokaster duke ndertuar fabriken e re te letres.

    Reply to this comment
  12. cukunidha October 4, 22:51

    Me kembe te mbare !
    Organet e krimit ekonomik duhet te intensifikojne punen qe kane filluar.
    Kane material sa te lodhen. Por pas lodhjes do te ndjejne kenaqesi sepse heqin nga administrata e shtetit çibanët plot me qelb qe pervetesojne paret e popullit.
    Nuk duhet lene ne harrese edhe ish ministra si : Ksera,Imami,Ruli, Majlinda etj etj. nga soji i ministrave te Saliut.
    Duhet zbritur poshte tek drejtorat e bazes dhe kryetaret e komunave sepse ata kane qene hallka ku dergoheshin fondet dhe beheshin dokumenta fiktive.
    Por duhet audituar edhe programet e ndryshme me para te donatoreve dhe te Qeverise, si ai i zonave malore qe varej nga ministri Ruli.

    Reply to this comment
  13. Salep i ngrohte October 4, 23:00

    Po babin e Shkerdhenit kur do ta arrestojne ?

    Reply to this comment
  14. siri sulejmani October 5, 00:28

    Mësime nga jeta: Nga tregëtia vjen mirësia, por lind edhe mania, që është më e tmerrshme se varfëria… Njeriu me te cilin flet dhe nuk të shikon në sy, fsheh në shpirt ligësi… Pushteti që krijohet me shokët, miqtë dhe krushqinë, përjashton ndershmërinë dhe drejtësinë… Nëse jetën të lirë dhe dinjitoze nuk e jeton, mbetet absurd çdo nocion… Kujdes kryetar, ata që servilshëm të rrethojnë, në rastin më të parë kolltukun ta rrëzojnë… Cilido popull që me naivitet krijon individë tabu, përfton psikologjinë e inferioritetit, e cila vret guximin analitik ndaj të vërtetave në zinxhirin e historisë së tij… Siri Sulejmani.

    Reply to this comment
  15. g.meta puke October 5, 00:28

    Ja pra pse uleret Berisha… Ben zhurme dhe mjegull qe te ndalen keto arrestime…
    Deklaratat që bën çdo ditë ish-kryeministri, z.Berisha, janë shumë shqetësuese dhe destabilizuse për vendin. Bën thirrje që të ngrihemi në këmbë ose të jemi gati. Ore ti z.deputet, për çfarë të bëhemi gati ose të ngrihemi në këmbë? Pse bën thirrje ekstremiste? Po cili është ai që të ndjek pas? Ky popull i ka provuar dhe stërprovuar ato gjëra që ke bërë ti dhe tani jemi mbushur me mend. Populli shqiptar nuk do prishje dhe shkatërrim të vendit të tij, por do qetësi, mirëqenie, punë dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ti këto nuk i ke në gjak, prandaj them se je me një minoracë shumë të vogël për të mbështetur. Jo thirrje në dëm të shqiptarëve dhe të vendit tënd… G.Meta, Pukë.

    Reply to this comment
  16. antikusari October 5, 00:33

    Ed Rama,

    nuk vjedhin kelyshet e greqise pa marre pjesen e majme Qeni baba dhe Bucja nene.

    Pra shikoni Qenin Ksera nje debil klasik qe pengonte bashkepunimin e Ministrise se Punes me organizatat nderkombetare si ILO dhe EU. Ndyresire greke e felliqur qe vidhte se bashku me vartesit e vet dhe pagunte qente e punesuar greke kunder Shqiperise.

    Kontrolloni ndihmat ekonomkie se shkojne per lesh dhe atyre ne nevoje ju futet gishti ne goje.

    Reply to this comment
  17. tani October 5, 04:06

    Uleret, shan,gerthet plaku Mere se po i vjen rradha .

    Reply to this comment
  18. reli October 5, 06:34

    po ja ndjemn bytha friken xha sales prandaj uleret si ai i cmenduri te tregimi i astrit cermes. po ishalla po vjen ajo dite qe te lexoj ne gazet qe eshte arestuar dhe vet koka e korrupsionit sala me flete

    Reply to this comment
  19. KADAFF October 5, 07:30

    I KA KAP LLALLA JO TAHIRI,SA PËR DIJENI.

    Reply to this comment
  20. patriot October 5, 07:38

    ESHTE NJE SHOW QE KA BERE GAGACI BUJAR LESKAJ, MESA DUKET KA FRIKE PER NJE RENIJE TE SHPEJTE NGA 84 VOTAT E KOALICIONIT QEVERITAR….PO JA MBAJTI BYTHA TE NXJERRE INSPEKTIMET NE MINISTRITE E TJERA, POR GJETI TJA FUSE GREKEVE, TE VETMIN MINISTRI QE MBANTE ERA NJERZILLEK. SHKO BUJAR NXIR SHITJET E ARMEVE, POLICEVE, USHTRISE, KTYEMINISTRISE, APO STA MBAN SE TE VE KOQET NE KANDAR BERISHA.

    Reply to this comment
  21. arvanitasi October 5, 08:54

    Bravo qeveria, ashtu duhet te gjithe ata qe kane vjedhur parate e popullit ne pranga. Edhe tu konsfiksohet pasuria sepse kane boshatisur arken tone. Eshte arka e popullit ajo. Ne e duam te mbushur ashtu sikur kemi dhene taksat tona dhe e kemi pasur plot.

    Reply to this comment
  22. ardi October 5, 09:51

    Ne europe,personat qe merren me abuzime te fondeve publike denohen me burg dhe me gjobe.Vlera e gjobes e barararte me damin e bere plus vleren e kostos te organeve te cilat e kane zbuluar dhe denuar kete veprimtari.
    Ne artikullin e mesiperm nuk lexova emrat e subjekteve private nepermjet numrave bankare te te cilave kane kaluar keto financime te paligjshme.Edhe ketyreve subjkteve duhet ti behet nje kontroll i blanceve,si dhe te denohen per bashkepunim ne kete krim shteteror.

    Reply to this comment
  23. ela October 5, 10:53

    Po kjo F.B qe ka qene ne cdo afere si shpetoi. Bile eshte akoma ne Ministti te Punes.
    Mesa duket per disa eshte prokuroria dhe per te tjere jo edhe pse jane ne nje grup.Mbase Ministri Veliaj do marre masat e duhura dhe ndaj F.B. qe ka qene shume e pushtetshme ne are ministri.

    Reply to this comment
    • Lunxhëria October 6, 10:32

      Po nxirrja emrin të plotë,dreqi ta hajë! Apo duhet “mbrojtur” edhe pas zullumeve (që nuk i ka bërë për ty,por për vete)

      Reply to this comment
  24. Njeriu realist. October 5, 13:40

    Nuk po me pelqen,mbase e kane edhe mire por per mua do te ishte korrekte qe i pari me duar te lidhura pisk duhet te jete titullari i degasterit,pastaj te tjeret vene vete pa e lodhur policine hiç fare.
    Se policia ka shume pune te tjera per te bere a me kuptoni o njerez.
    Shperesojme,Shpresojme dhe vetem shpresojme.Jepi Edi Rama tu befte dita njemije per kete popull dhe qerpiku mos te dridhet per kreminelet qe kane pire gjak shqiptari qe kane ngrene dhe kane pire si derrat dhe fukaraj nuk kishte nje karamele per femijen,se leket ja u rjep Majlinda per te blere Porsh se e ka bythen me maje ajo.Ahhhhh mor vellezer te gjithe e dime se çfar duane keta por akoma do presim,presim,presim,presim.

    Reply to this comment
  25. rb October 6, 01:46

    Te zbulohen e denohen.

    Reply to this comment
  26. mesuesi October 6, 04:25

    Pse cuditeni ! A nuk u tha se guvernatori i banges,zoti Fullani kishte nje dhome te tille te baka ? A nuk u tha se po ky Fullani i bankes se shtetit,i cili nikoqiris leket e popullit,kishte edhe nje ekip volejbolli per femra,te cilat vetem stervitje e ndeshje nuk zhvillonin,po diten e pareve nuk e harronin ?! A nuk e mori vesh ish-kryeministri yne ! E cfar u be? Populli ngelte me 300 leke ndihme per familjet ne nevoj.. Shikoni ,se si tha nastradini,qe nastradini yne ish-kryeminister e ka per qef, SA ME THELLE TE FUTENI AQ ME SHUME RRURREZA DO NXIRNI! Ethemi pastaj ,qe Saliut e daullexhinjeve te tjere nuk ja paskemi ditur te mirat qe i ka bere ketij populli. Pa shikoni ,se ka mundesi qe keto dhoma gjumi neper ministri te jene bere qe ne kohen e Enver Hoxhes ,atij diktatorit te Saliut qe i rrinte prane oxhakut .SHIKONI UDHEHEQESIT DEMOKRAT QE U SHKRIN PER POPULLIN………….

    Reply to this comment
  27. Hena October 6, 06:58

    Shikoni karburantin ne Min te Punes mijera litra qe ka marre Flora si e ka vilen 3 katshe ne Qerret …drejtoresha ka shume per te treguar kur ti vije rradha.

    Reply to this comment
  28. Azemi October 6, 08:02

    Kete shtepin Ksera e ka patur stacion nderzimi !

    Reply to this comment
  29. N Shabani October 6, 09:41

    E cfare komenti te lesh? Nuk e shikoni kjo eshte vetem nje pike uje ne oqeanin e madh te peshkaqenve te Sali Berishes. Ju nuk e keni idene se cfare behet ne te vertete. Ka njerez qe jane ne emigracion dhe jane shendoshe e mire punojne e jetojne jashte dhe marrin pension invalidi ne Shqiperi prej 18 vjetesh dhe ata qe jane te semure vuajne per te marre ate qe u takon me te drejte se leket e tyre i marrin ata qe jane shendoshe e mire. Ketu duhet te filloje kontrollin ministria dhe prokuroria se te gjitha ministrite jane si kjo e Spiro Kseres prandaj bertet gjithe diten ne facebook Sali Berisha se u iku para e madhe nga duart sa kane nxjerre edhe mbesen e tyre gjithe diten ne facebook me gjuhen jashte pa pike turpi.
    Prandaj qajne te gjithe me oiiiiiiiiii gjithe diten ne facebook. Cfare ti bej Edi Rames une qe nuk i ben gjaku nje pare por i pari duhet shkarkuar ai i vdekuri pa hyre ne dhe Bujar Nishani paterica e strehimit te hajduteve te Sali Berishes dhe pastaj te gjithe me radhe nje nga nje se jane si shushunja qe i kane thithur dhe po i thithin gjakun ketij populli. Pa hyre ne burg Sali Berisha me Lulzim Bashen ky vend nuk do gjeje qetesi nga abuzimet dhe krimet e tyre.

    Reply to this comment
  30. e vertete October 6, 10:12

    I gjithe stermullari ne ate ministri ka vetem dy emra Flora Batusha nje ordinere qe nuk duhet te shkeli ne zyrat e shtetit me, se ku ka qene ka lene nam dhe Klevis Bitro te tjeret jane per inerci sidomos Dema qe ska lidhje fare.

    Reply to this comment
  31. marina October 6, 10:15

    Me cudit dalja cdo dite e ish-ve per te komentuar qeverine e re,a shohin e degjojne se c/bema kane kryer,te pakten te heshtin pergjithe keto maskaralleqe qe kane bere.

    Reply to this comment
  32. sopiqoti October 6, 10:40

    JATI TA EKANES KURKUTI O VELA SPIRO? (pse i bere punet kacamak,o vella Spiro?) SIC DUKET JA MORE DOREN EDHE TI SE PSE BERE PJESE NE GRUPIN E SHEFIT TEND QE NUK LANE KUSUR PA BERE.?PO APARTAMENTI PSE TE DUHEJ?APO ATY BEHESHIN MAREVESHJET E VECANTA.-SPIRO KSERA DHE STAFI I TIJ LE TE JENE PIKNISJA E LUFTES SE MADHE KUNDER KORUPSIONIT TE PA NDESHKUAR DERI TANI.NGA SA NDIGJOJME E KEQJA QE KA NDODHUR ESHTE SHESHIT NUK KA PSE TE BEHET VONESE.GODITJA DUHET TE JETE E MENJHERESHME.ESHTE RASTI PER TE PARE DINAMIKEN E PROKURORISE NA LUFTEN E SAJ KUNDER KORUPSIONIT.

    Reply to this comment
  33. Ilir October 6, 10:47

    Ne qfs keta kriminel te kombit nuk shkojne ne burg bashke me kriminelin kryesor Shqiperia nuk mund te ece perpara,keta horra flasin tani per te mbuluar vilat dhe parate e popullit te mjere qe e kan katandisur ne kete gjendje,por kjo eshte me e pakta ,por keta horra kan punuar kunder kombit SHqiptare,keta duhet ti terheqes zvarre sikur terhoqen bustin e ENVERIT.Vrasje tradhetareve te kombit ,vetem keshtu shpeton shqiperia nje hare e mire,nga njerezit anti SHqiptare.

    Reply to this comment
  34. Shqiptar October 6, 11:23

    Ku eshte sali berisha me jargavitrjet e ti, pse nuk flet per ministrat qe paskan ndertuar apartamente lluksi me dhoma gjumi e dushe, brenda minsitrise, si bordello kurverimi?
    Cfare i paskan dashur ato shtreter kurveria e sali berishes, cilat prostituta sekretare e zyrtare te jane shkerdhyer ne ato ambjente?
    Turpi i kombit ajo qeveri e qelbur., dhe kane goje ata zagar te flasin me ne parlamentin e shqiperise!

    Reply to this comment
  35. Mondi October 6, 12:05

    Me sa duket qirje Kseren paska zgjedh qeveria e Rames si dash kurbani te luftes kunder korrupsionit.As qe dyshoj se Ksera dhe te besuarit e tij ne ministri kane vjedhur por vjedhjet e tyre jane nje pike uji ne detin e abuzimeve dhe te vjedhjeve te qeverise qe shkoi.E di i gjithe mileti se mbreti i korrupsionit eshte Berisha familjarisht e pas tij jane Basha,Ruli,Mediu,Jozefina,Majlinda,Pollo e te tjeret me rradhe.Kseroja i bie te jete vetem cakalli ne kete xhungel shtazesh te babezitura.
    Po ngeli korrupsioni deri tek Ksera,jemi aty ku ishim.Vetem pak me lart se burgu disa mujor i Nard Kokes ne 2005.

    Reply to this comment
  36. antishkelzeni October 6, 12:16

    ore po car behet keshtu,po keta qurrash s’kane drejtuar, por thjesht kan vjedhur…!

    Reply to this comment
  37. nora October 6, 12:57

    Ksera me shoke jetojne ne salltanete dhe invalidet dhe te papunet jetojne me lemoshat etij,me 2000 leke ndihme sociale.Ketu do te provohet kjo qeveri,ti futi ne burg dhe tu konfiskoje tere pasurite qe kane vene dhe me ato para te shlyhen borxhet qe kane marre qelbesirat.se dalin e teperojne.

    Reply to this comment
  38. tedi October 6, 13:32

    Ky Murat Mehmeti eshte nga Paci i Tropojes ,muajt e fundit ka qene drejtor ne drejtorine e sherbimit te trupit diplomatik qe ndodhet tek rr. kavajes dhe aty ka bere namin duke vjedhur qindra mijra dollare bashke me tropojanin tjeter Sadri Nezen. Te gjenden ku jane fshehur dhe ti jepen drejtesise

    Reply to this comment
  39. Pellumb zaimi October 6, 13:48

    Vaj vatani e mjérë mileti me këtë cerdhe agimsash te artë! Para pa fund nepër xhepa ministrorësh ndersa shqiptarët s’kane bukë te hanë. Me pensione e paga qesharake shume më të ulta se kosova qe u bë shtet më 1999-ên! Me dhoma e tualete mbreti kur plaka e shkrete e durrsit jetoi dhe vdiq ne lulishte? O mortje! Hajde mere kserën dhe salinë një sahat e më parë. T’u bëfsha o mortje-hajde meri! Por ke dhe të tjerë plot më pas!

    Reply to this comment
  40. Mesuesi October 6, 14:18

    Mos je nga ata te Fullanit apo te Spirodhonit, qe te paskerka bere pershtyoje 2-3 gabime ne te shkruar e jo problemi qe trajtohet ?

    Reply to this comment
  41. mira October 6, 14:26

    z,Spiro i firmoste pushimet nga puna pa i pare fare(Kompanite ose ndermarjet e medha qe benin pushime nga puna kolektive duhetqe sipas kodit te punes te merrnin miratimin ne Ministrine e Spiros) dhe pa marr parasysh se shtimi i ketyre rradheve te te papuneve shtonte njerezit e varfer , nga puna shkurtoheshin ata qe nuk kishin krah te ngrohte , kryefamiljare , ose nga ata njerez qe nuk kishin asnje te ardhur tjeter vec pages se tyre e mbanin familjet.
    Them te rishikohen shkurtimet nga kompanite e nd.private dhe shteterore qe u bene me zell mbas 23 qershorit, te firmosura nga mostra Ksera.

    Reply to this comment
  42. Baba Ali Tomori October 6, 16:20

    Them se nuk do te ndodhe asgje. Nje vrime ne uje. U kujtohet si e kapen Ilir Meten, me ze e me figure dhe nuk ndodhi asgje? U kujtohet 21 Janari ku u vrane 4 shqipetare per shkak te hajdutit Ilir Meta dhe nuk ka ndodhur e nuk do te ngjaje asgje? Le te meremi ca dite me njeritjetrin, le te “zbavitemi” apo te nxjerrim dufin duke “kerkuar” te verteten, pra qe te ndeshkohen Kseret, Imamet e Shejtanet dhe vetem kaq. Degjojeni Baba Ali Tomorin!

    Reply to this comment
  43. Mandi October 6, 16:33

    Kjo skeme korrupsioni me tenderat eshte rutina e perditshme e te gjitha ministrive,institucioneve dhe ndermarrjeve shteterore ne Shqiperi.Ministri apo drejtori ngre nje komision me kryetar sekserin e tij dhe anetare disa vartes te vegjel,merr pjesen e luanit per vete,merr nje shuk te vogel edhe sekseri kurse te tjeret detyrohen qe ose te firmosin ose te pushohen nga puna.Ky rast u kap e u be publik sepse njerezit te cilet u pushuan nga puna pasi nuk pranuan te firmosnin shkeljet paten guximin dhe e denoncuan ceshtjen ne te gjitha instancat.Ata guxuan te denoncojne sepse sic duket Ksera ka qene nje hajdut i vecuar dhe i paorganizuar si nje mafie kriminale.Ne ministrite e tjera mafia kriminale e ben mire punen e vet.Te gjithe firmosin dhe nuk ben kush as gek e as mek sepse mund te ngjase qe tu rrezohet makina kur te dalin per gjueti si Kosta Trebicka apo te gjenden te vetevrare nga depresioni.
    Kjo eshte mafia me te cilen duhet te merret Edi Rama,e para sepse eshte mafie e organizuar dhe e dyta sepse vjedhjet e kasaj mafie neper tendera jane qindra dhe mijera here me te medha se sa keto te ministrise se Kseres.Edhe pse pa denoncues e deshmitare njerezore,deshmia me e dukshme dhe me e qarte e ketyre abuzimeve jane jeta luksoze,milionat dhe pasurite e paluajtshme te cilat zyrtaret e korruptuar dhe abuzive nuk i justifikojne dot me te ardhurat e tyre te ligjshme.

    Reply to this comment
  44. Njeriu realist. October 6, 17:55

    Po te lexoshe te gjitha komentet ,shkrimet ,idete te gjitha te çojne tek nje vjedhje e madhe qe i eshte bere popullit shqiptar.
    Nuk kemi degjuare ne nje fare menyre prononcimin e z.Edi Rama me shqeto dhe drejt per drejte.
    Thirrjet e popullit fukara jane:
    Urgjent verifikim pasurie ligjerishte me specialiste te huaj,sekuestrim,burgosje qofte dhe me i bukuri shqiperise dhe nuk ka nevoje te marre borxh shteti se leket i ka ketu brenda kufirit nga konispoli deri ne tropoje dhe pik.
    Vallahi se si me vjen jo per xhelozi por per nje te vertete reale se jetoj ne nje qytet ku kryetari i komunes behet fjale per qytet me mbi nje miljone banore ne kohe te lire e gjeje me popullin dhe me te gjthe bile edhe me ne shqiptaret sa qe edhe darken me te mire e organizoj per tre çifte shqiptaresh qe mbushen pesdhjete vjete martese .E kam pare me dhjetra here me makinen e tije qe e ngiste vete nga ato me te thjeshtat pa pike pretendimi.
    Sote aktualishte ky person eshte ministri me i suksesshem ne qeverine Letta.
    Po kur kam pare Majlinden me Xhaguar qe shkon ne parlament i thashe vetes: Hapu o dhe se ne shqiperi nuk jetohet me deri sa te njohe qeni te zotin.

    Reply to this comment
  45. I Drejti October 6, 18:26

    Me sa duket ne fjalimin e dates 5-tetor, para bisnezmeneve, kryeministri Rama dha nje sinjal te qarte dhe i kuptueshem nga ne te gjithe. 600-milion dollaret do te paguhen, pikerisht me sekuestrimin e pasurive te luajtshme e te paluajtshme te ketyre hajduteve te pasurise se popullit tone.Te anullimit te te gjitha koncesineve te pasurise sone.

    Reply to this comment
  46. Tani October 6, 23:49

    Duhet zgjeruar 313 .

    Reply to this comment
  47. Nora October 7, 10:32

    Do mbushet arka e shtetit nga gjobat.
    Uroj te mos kete te njejten rruge qeveria e re.

    Reply to this comment
  48. shqipfolësi October 7, 10:54

    Sipas meje, lufta kundër këtij korrupsioni galopant, ka zgjidhje dhe nuk është aspak e vështirë të bëhen verifikimet përkatëse me dokumente.
    Së pari, të sekuestrohen të gjitha pasuritë e pushtetarëve që tejkalojnë pagat në bordero.
    Së dyti, tu hiqet mandati i deputetit të gjithë atyre që janë të përfshirë në afera abuzive.
    Së treti, të futen në burg të përjetshëm të gjithë këta që përvetsuan pasuritë e përbashkëta dhe e lanë vendin me gisht në gojë.
    Ndërsa ky file Ksera ka shumë për të treguar. Le të fillojë me të sipari i të ndëshkuarve…me efektin domino…

    Reply to this comment
  49. gjergji Tase October 19, 18:46

    Turp per ata qe shkruajne genjeshtra dhe mjerane ata qe komentojne genjeshtrat………

    Reply to this comment
  50. ela January 3, 14:37

    Me ate Flora Batushen c u be ? Apo e kane lene ta arrestojne ne 2014.

    Reply to this comment
  51. tomsojeri January 30, 12:15

    U mbars mali e polli nje mi !A ka provuar kush nga ju te bjer ne dor te drejtesis ???A keni par ftyren e vertet te gjyqtareve te ktij kombi ???A shikoni si jetojn ata dhe si notojn ata ne lluks ne kuriz viktimash ??Jan shum per te mos then te gjith te medhej e te vegjel ,ne qytet dhe fshat e qe kan krijuar shtetin e tyre te paprekshem sepse nuk i nget kush,nuk i kontrollon kush ! Esht kjo mbreteri e erresires qe me pushtetin e ligjit ka degjeneruar dhe atrofizuar cdo shpres per te dal nga kjo erresir 30 vjecare !Kto “arrestime” sensacionale ne nje oqean korupsioni qe fillon ne dyert e asaj qe quhet drejtesi esht thjesht nje bomb tymuse ! Godasin nje ish ,dhe mir bejn kur ka pafund te tashem qe vazhdojn pa ju dridhur qerpiku ! Mjer o shqiptar kush ju ka ne dor !!! Flitet per reform ne drejtesi !!!!!Kush do e bej ate???Der ne kte moment e bejn parat !Ato japin vendimin !! Ato pagzojn “fajtorin” nga i “pafajshmi”! Mjer or shqiptar ne cfar duarsh jemi !! Vertet a ka diku ku mundet te ankohesh per vendime flagrante te padrejta gjyqtaresh te koruptuar e mos me drejtoni ne shkallet e saj deri ne majen e piramides qe quhet ministri !!! Jan i njejti”material” i kalbur ! Dikur ,ne ato kohra,u shpiken ato “flret rufet” e luftes klasave e qe i shifnim neper rug ,ne shkolla dhe institucione e sot ky “sulm” i do ber ktyre hienave por ku??? Jepuni rastin viktimave ,krijouni nje mundesi te shkruajn nje “flet rufe” ku te tregojn me emra e fakte korupsionin qe po kalb kombin ! Nuk mjaftojn komentet por krijoni nje faqe ne gazeten tuaj ku ta lexojn ter shqiptaret pa ska gje nese do ju vihet e drejta ne vend se zor te cash kte “mur betoni me “skelet hekuri special” ! Jam i sigurt qe shqiptaret do ken rastin te lexojn “romane” ,te njohin jurist e gjyqtar me “brir”…Esht detyr e medias tu gjndet afer shqiptareve te zhgenjyer………. .

    Reply to this comment
  52. Sulo kapedani January 30, 23:42

    Edhe pasaniket e paraluftes keshtu i kishin vene pasurite,qe u sekuestroi Enver Hoxha por jozefila pretendonte se ishte shtrese e larte tregetaresh para 200 vjrtesh dhe i kishte me djersen e babes, kerkon me çdo kusht “djersen “e babes,duke nençmuar farfanjaket e dieshem dhe te sotem.Prandaj duhet sekuestrimi i ketyre pasurive te hajduteve te liçensuar nga kryekrimineli salehqeni i shpelles,djersa e popullit duhet te shkoje ne vend.Po kush do ta beje kur te gjithe luajne rolin e dhelpres dhe te ujkut?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*