Apel i fortë i ambasadës së SHBA-së për protestën

March 15, 2019 13:06

Apel i fortë i ambasadës së SHBA-së për protestën

Një ditë para protestës së opozitës që do të zhvillohet përballë kryeministrisë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada e SHBA i bën thirrje të gjithë aktorëve të tregohen të vetëpërmbajtur dhe të shmangin dhunën.

Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë, ambasada e SHBA i konsideron të zgjedhura në mënyrë legjitime. Ndërsa për djegien e mandateve të opozitës, thonë  se ata hoqën dorë nga detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë dhe duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën.

Reagimi i ambasadës së SHBA në Tiranë:

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

 

 

b.b/dita

March 15, 2019 13:06
Komento

3 Komente

  1. Komentuesi March 15, 14:15

    Bravo!Nje gozhde e madhe 20 pondeshe,te ngulur ne trupin e raskapitur te opozites,kryesisht Berishes,Bashes,Metes dhe Monikes.Eshte shume domethenese,se deptutetet e opozites dogjen mandatet,duke lene pas dore interesat e qytetareve,por te lene ata qe duan te punojne per perparimin e shqiperise.Nuk ka ku te veje me mire se kjo thenje kaq e madhe.Respekt dhe falnderim per Ambasaden Amerikane ne shqiperi.

    Reply to this comment
  2. Xha Braho March 15, 18:23

    Pershendetje Ambasades amerikane per qendrimet e saj principiale ne funksion te shtetit te se drejtes. Krenare per miqesine me kete vend mik.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?