Apel për kë dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë

Nga Edi Rama July 8, 2013 18:06

Apel për kë dëshiron të provohet për skuadrën e re për Shqipërinë

Zgjedhjet mbaruan me një fitore të gëzueshme spektakolare. Por së shpejti një qeveri e re do të duhet të përballet me realitetin aspak të gëzueshëm të Shqipërisë që kemi premtuar të rilindim.

Unë do të drejtoj qeverinë, por as unë vetëm dhe as vetëm qeveria nuk përbëjmë gjithë skuadrën e re për Shqipërinë. As mund të bëjmë dot të vetëm punën e gjithë skuadrës që duhet të jetësojë reformat e thella të Kuvendit të ri të Shqipërisë.

Skuadra që na duhet përbëhet si çdo skuadër e vërtetë nga shumë pjesë, të dukshme e të padukshme, që veprojnë në shumë nivele për të fituar sfidën.

Fushatën tonë e bëri fantastike energjia e jashtëzakonshme e shumë njerëzve, të njohur e të panjohur. Drejtues, koordinatorë, anëtarë partie të çdo moshe, por edhe dhjetra mijëra vullnetarë e simpatizantë të Aleancës për Shqipërinë Europiane, brenda e jashtë vendit. Në territorin e vendit po edhe në rrjetet sociale.

Prandaj sot ju drejtohem të gjithëve ju, çdo shqiptari të zot e të etur për ndryshim, për t’ju pyetur çfarë mendjeje keni për më tutje. Dhe atyre që dëshirojnë, u lutem të mendojnë çfarë roli mund të luajnë për këtë skuadër, si mund t’i përdorin aftësitë e tyre për të ndihmuar në realizimin e ndryshimit që i nevojitet vendit tonë.

Qoftë atyre brenda qoftë atyre jashtë Shqipërisë, u them se unë dëshiroj fort që më të zotët të përfshihen në përpjekjen për përballimin me sukses të sfidës së jashtëzakonshme që ka përpara qeveria e re.

Themeli i kësaj përballjeje historike me të shkuarën në pushtet që rrënoi Shqipërinë është rimëkëmbja e sistemit institucional të republikës sonë, me një vizion demokratizues, vullnet shtetndërtues dhe sjellje të re me administratën.

Në kryeministri po edhe në çdo ministri e agjenci shtetërore, ne do të kemi nevojë për prurje të reja energjish dhe aftësish njerëzore të harmonizuara me eksperiencën e gjithkujt që në zyrat e shtetit gjendet sot për arsye të meritës, e jo thjesht për shkak të lidhjeve të gjakut, teserës apo korrupsionit me tribën në fuqi.

Shumë struktura të vjetra do të zhbëhen dhe një sërë të rejash do të ngrihen, për të çuar përpara projektet e programet prioritare të qeverisë që të ecim më shpejt në rrugën e Rilindjes e të bashkimit të Shqipërisë me Familjen Europiane.

Ja pse sot unë kërkoj ndihmën e kujtdo që mund të ndihmojë, që projekti i votuar nga 1 milionë shqiptarë në 23 qershor të kthehet në një histori suksesi shoqëror për gjithë shqiptarët. Verdikti i asaj vote dikton që asnjë njeri i zot në këtë vend, të mos mbetet pa një mundësi për ta tentuar shansin e vet të pjesëmarrjes në skuadrën e re për Shqipërinë.

Kemi nënvizuar me forcë në fushatën tonë se konkurenca dhe merita do të jenë vlerat që do të na udhëheqin për të çliruar energjitë, pasionet, idetë e vullnetet e ndrydhura të njerëzve në të tatëpjetën e rrënimit të këtij vendi. Dhe jemi votuar masivisht që të ecim më shpejt për t’i rilindur këto vlera të vdekura prej kohësh.

Prandaj është e qartë besoj se shumë mund të provojnë, por jo kushdo mund ta marrë detyrën që synon.

Ky është një apel për çdo shqiptar të mirë e të zot pa dallim dhe në asnjë mënyrë një premtim për punë në shtet për të gjithë.

Shpresa ime është që përmes këtij apeli të marrim mbrapsht shprehjen e interesit të kujtdo që beson se ka aftësitë e duhura, për të mbuluar pozicione e zbatuar detyra në skuadrën e re për Shqipërinë.

Shumëkush mund të mos e mbërrijë menjëherë synimin.  Por duke bërë aplikimin e vet secili bëhet pjesë e përpjekjes fisnike për ndërtimin e skuadrës së re që do t’i japë vendit një drejtim të ri. Dhe duhet ta dini gjithashtu se kjo nismë e re, na mundëson nisjen e krijimit të një baze të dhënash për burimet njerëzore të këtij vendi. E cila do të kthehet hap pas hapi në një rezervuar online ku jo vetëm sektori publik po edhe ai privat, mund të kërkojnë vijimësisht njerëzit e duhur për nevoja pune të caktuara.

Kjo bazë të dhënash do të bëhet e përdorshme nga qeveria qysh në shtator. Por përmes kësaj baze edhe çdo aplikant do të marrë vazhdimisht informacion, për konkurse që lidhen me formimin e vet apo për shumëçka tjetër që do të nevojitet t’ju mbajmë në kontakt.

Më poshtë keni në dispozicion një formë aplikimi ku përveç të dhënave tuaja bazë dëshirohet edhe shprehja e interesit, me një letër motivimi të kërkesës për kontributin që mendoni se mund të jepni në realizimin e projektit fitues të 23 qershorit.

Një fjalë e fundit… Unë dua të bëj gjithnjë më të mirën që asnjë shqiptar i mirë dhe i zot të mos ndjehet jashtë loje në këtë vend. Pavarësisht se si ka votuar.

Edi

http://www.edirama.al/dergo_cv/

Nga Edi Rama July 8, 2013 18:06
Komento

33 Komente

  1. Aa July 8, 18:25

    Ku eshte aplikimi?

    Reply to this comment
  2. Mark uk July 8, 18:52

    Bashkohni shoke me ne cete,se atje o shoke kemi folet.Populli ju votoj leri parullat komuniste.Apo doni te thuani cka thot partia bene populli,c don populli bene partia..Buze Adriatikut rreze leshon shqiperia,fanar I pa shuar ne na prine partia.E keqja eshte se nuk mund te thuash se na pengon apozita.Ke 84 deputet e ministry sa te duash.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F July 8, 22:27

      Ndyresire dhe ujk me zile ! Mbylle ate hale se qelbe dynjane! Ti mor mbetje e fosileve zogisto-balliste, nuk mund te ironizosh kenget e atyre qe sollen lirine dhe e rrjeshtuan Shqiperine ne kampin e aleances antifashiste boterore, kur eterit tuaj benin orgji bashke me grate e tyre ne repartet e ushtrise nazi-fashiste. Prandaj ti je veç nje bastard dhe asgje me teper.

      Reply to this comment
    • Kuqeziu July 9, 07:55

      Ti mor mark uk ne te gjitha komentet bie ere funderrine. Per fatin tend te keq e dime kush je por do te presim dhe ca qe ta mbushesh kazanin e plehrave plot dhe pastaj te te zhytim ne të. Gjithe soji yt prej gjirizi antishqiptar do te kete emer e mbiemer. Te garantojme per kete. Nuk nervozon asnje njeri me mutesirat e tua. Thjesht zbrazesh, por nga psikopatia nuk shpeton dot. As nga trashegimia jote prej vrasesish e bajgash te antimoralit . Jepi miu i gjirizeve . Kur e do daten te t’i numerojme te gjitha?

      Reply to this comment
    • doda July 9, 08:39

      O mark-uc-pse mor burr i dheut je kaq i trash,pse bahesh qesharak e tallen te tan me ty se vetem gomarlliqe din me than,pastaj ato parullat qe ke shkrujt sa mir i make men,besoj ke qen i pari qe e ke pas knu..hallall te qofte.

      Reply to this comment
    • shpatar July 9, 16:53

      Mark .Nuk besoje se ke nevoje ekonomikishte qe flet me kete gjuhe .Pamvarsishte bindjeve te tua berishjane apo Zogiste periudha e komunizmit eshte fshire nga brezat qe sot po perjetojne shkaterimin e Shqiperise nga pseudodemokratet qe te kane drejtuar .Nuk e ke kuptuar se kush e kishte per metode qeverisje komunizmin .Me ty dhe 100 leksjone te beshe nuk ja vlen por nje gje te dish mire. Mund te kesh cdo gje por po nuk pate shtet qe te krenohesh mbetesh” Dobic.” Thirja e Rames per te bashkeqeverisur nuk eshte e re ne praktikat boterore .Thirja nuk ka ngjyren e” Kuqe ” qe paske kaq shume alegji, por ne kushtet qe jemi nuk kapen standartet per tju bashkuar familjes Evropjane .
      Rama kerkon bashkpunim per te shkulur nga mendja cdo te keqe qe sot lulezon ne Shqiperi si .Kriminaliteti ,korrupsjoni ,vjedhjet e abuzimet nga persona te veshur me pushtet e imunitet ,nga vrasjet ordinere dhe ato shterore,nga percmimet te kuq e blu,nga paaftesia ne vendet kyce te drejtimit ,nga rushferet dhe lidhjet krahinore e fisnore ,nga degjenerimi i jetes familjare ku per numrin e popullsise Shqiperia eshte ne vendet e para te numrit te divorseve .Siguria kombetare qe nuk eshte as si ne kohen e Zogut ,shendetsia e arsimi qe kane ecur mbrapa .Desh vdiqa para 2 vjetesh se nuk percaktoni nga se me vinin dhimbjet.Nuk kishte skaner te shihnin plackat e barkut .Nuk dua te zgjatem se nuk te kupton por e beje qe te me kuptojne ata qe e lexojne kete gazete on line.
      Jo Rama por cdo drejtues i nje shteti te vogel ku “kullosin” 2.5miljon njerez ka nevoje per bashkpunim e bashkbisedim se eshte me kollaje te marresh informacjonin per ato qe duhen e kapen me shpejte deformimet .Kjo nuk ka ngjyre komuniste por ngjyre qe shqiptari te ngrihet shume shpejte .Ti je me iden e saliut ku propogandonte te pasurohem une shume me debilat qe me rrethojne se keshtu kapitalizmi do lulezoje per te gjithe .E di ti Mark se ku jane dhe sa jane parate e pushtetarve ?Asnje kacidhe e tyre nuk eshte ne qarkullim per te lulezuar kapitali ne Shqiperi .
      Rama po e pati serjozishte kete qe thote Shqiperia do te sherohet shume shpejte.Te me falin komentuesit qe perserita disa nga idet e tyre.Si puna e ketije robi ka shume ne Shqiperia qe dine vetem te presin dru.

      Reply to this comment
  3. orfeo July 8, 19:06

    Shikoje se e ke tek tema

    Reply to this comment
  4. dritani July 8, 19:07

    Go o fytyre e keqe nje njeri negativ me plote difekte ne tru .Me mire largohem jashte Shqiperise deri ne largimin tend dhe te Metes se sa ti lepihem pareve te tua mafioze.

    Reply to this comment
    • dritanit July 8, 19:29

      Do i beje nder atij vendi po te ikje… Hahaha.. Meqe ra fjala vetem nje fjale anglisht more… Heres tjeter meso i cik me shume… :p

      Reply to this comment
  5. Tirona July 8, 19:11

    RINIA AKTIVE MOS RRI PO DUKU. MOS U BENI PJES E PJELLES SE KEQE BERISHISTE, POR FILLONI TE MENDONI PER TE ARDHMEN TUAJ E TE BREZAVE QE VIJNE.EDI RAMA ESHTE TIMONIERI SKUADRA E MBESHTET .

    Reply to this comment
  6. Njeriu realist. July 8, 19:48

    Shume i peshtire emri ose pseudonimi Mark-uk.Edepses dhe soj mut qenka .Po çfar thote ky mark.uk Stambolli digjet ky qen rrugaç do te krihet,ptu krijese e felliqur.Shume me mire te ushqeshe nje kafshe shtepijake se ty more mark-muti.

    Reply to this comment
  7. Mark.uk July 8, 21:19

    C fare pata qe je merzitur.Mos je djali I njeres prej 5 grave te Edi Rames.Po ma teper je djal illegal I tij.

    Reply to this comment
  8. Fleks July 8, 21:48

    I nderuar Edi!

    Ti ke nje program partie qe ndermjet te tjerash thote:

    Me taksa pa taksa per 95% te biznesit,me taksa progresive ndaj biznesit te mesem e madh(qe i sulmon ata),atutostrade Mali ZI-Greqi(qe na fut ne borxh 7 pash nen dhe’),sera me avull(qe prodhojne me kosto te larte),pa TVSH-ra(qe te mbytet nga importuesi),300 mije vende pune(qe nuk i realizon dot kurren e kurres),shendetesi falas(??????) etj etj.

    Qe per pasoje do arketosh ne arken e shtetit 5 leke,kur nevojat jane 500 leke.

    Likja ne anen tjeter,di vetem fasonet-fasonet.

    Perfundimisht,programit tuaj,si nje karroce dore me dy rrota katrore.

    Nuk ka ci ben me askush,as CV-te!

    Sepse as keshilltaret tuaj qe ju kane keshiluar ate program.

    As ju vete qe e quani rilindje.

    As dhe keta persona me CV kaq te bukur.

    Nuk keni e nuk kane idene,se si funksionon kapitalizmi.

    Problemet e kapitalizmit

    Difeketet e kapitalizmit

    E ilacet e sherimit te problemeve te shfaqura

    GABIMI THEMELEOR I JUAJI ESHTE,se ju ne programin tuaj nuk keni bere asgje tjeter

    Cdo gje qe ka bere Berisha e keni kethyer permbys dhe e keni quajtur program

    Duke perfunduar ne nje pjate permbys!

    Kur nderkohe keni premtuar Diellin bashke me Henen ketij populli

    Ose me qarte,programi juaj eshte nje kepuce burrash me taka grash.

    Nuk shkon,nuk shkon i nderuar Edi,rreshket qe ne hapat e pare.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F July 8, 22:45

      Hahaha. po ku je ti mor Fleks, o “shkencetar”i kapitalizmit, o don kishot dhe sanço panço bashke. Ik Fleks, ik se nuk ka nevoje njeri per mendjn tende te pjerdhur, ik bashke me plakun Mere (Sali Shkaterruesin) me gjithe tespie dhe Tosu Baç. Ikni te gjithe, prapa Dielllit dhe karshi Henes, se vetem mjerim i suallet ketij populli dhe ketij vendi te begate. Une nuk e di se ç’mendim ka fitimtari absolut i ketyre zgjedhjeve, Alenaca per Shqiperine Europiane, por nje gje duhet medoemos te kryhet me urgjence: Pastrimi radikal i kesaj administrate servilesh dhe mediokrish, hajdutesh dhe te paftesh, llafazanesh dhe hakmarres, vrasesish dhe sharlatanesh, pjese e te cileve je dhe ti Fleks, nga maja e piramides se pushtetit deri ne baze. Nuk humbet pazari per gjelpera. E gatshme eshte ajo armate kuadrosh me diploma dhe tituj (jo te blera me para e dolare)por jo vetem por dhe me zemer dhe perukshtim qe ju me nje revanshizem te tipit fashist e flaket ne rruge per ta bere Shqiperine siç e bete ne dite te hallit. Mos i qaj hallin kalorsit qe i varen kembet. Shiko programin e Saliut dhe vendos rradhen se kur do te paraqitesh ne organet e drejtesise per te dhene llogari per demet dhe vjedhjet qe ke bere ti dhe shoket e tu.

      Reply to this comment
      • N.VJOSA July 9, 05:56

        I nderuari miku im, Vezhguesi F,
        Pikerisht kjo gje me pelqen tek ti:
        QË I THUA GJERAT SAKT, PRERE DHE PA ASNJE EKUIVOK.
        JAM 100 perqind me mendime e tua miku im.
        Keta Salizinjt, pjese e kesaj bande famkeqe eshte dhe ky Fleksi, hiqen si shkencetare dhe grije sallate edhe tani qe Rrumpalles i kane rene pendet dhe eshte kthyer ne nje dordolec qe nuk tremb dot as zogjt…
        Pastrimi i administrates mediokre te tij , te mbushur me militante qorra partiake, qe nuk i sherbejne ligjit dhe Shqiperise, por xhepit te tyre, eshte pa dyshim nje nga kerkesat me te para per te ndertuar nje administrate me njerez te afte, qe ti sherbejne Republikes se popullit dhe jo republikes se kusareve .
        Sigurisht, Edi Rama nuk ka shkopin magjik dhe per nje dite apo per nje vit te beje çudira. Aq me keq qe Sali Mafja ka lene prapa nje shtet te rrenuar totalisht, ekonomikisht dhe moralisht.
        Por me vullnet dhe pune, ashtu sic kane vepruar te tjeret, duhet te kapet koha e humbur.
        SHQIPERIS NUK I MUNGON ASGJE, AS NJERZIT, AS POTENCIALET DHE AJO ME NJE QEVERISJE QE TI SHERBEJE POPULLIT SHQIPTAR, DO KISHTE HYRE SHUME SHPEJT NE Eur open e Bashkuar, sidomos per potencialet dhe pasurit e saj.
        Por Çerek Shekulli ja humbi Sali Kaosi dhe Nano Bixhozi, tok me keta Fleksat qe bejne rolin e vuvuzelave te tyre.

        Reply to this comment
    • Kuqeziu July 9, 08:04

      Edhe ti mor fleks e njohke kapitalizmin sic njeh mark uku semundjen e vet mendore…

      Reply to this comment
  9. arion July 8, 22:48

    OK PER CV PER ATA QE KANE DALE ME REZULTATE TE LARTA ,,,SEPSE KANE PASUR MIKUN DHE SHOKUN DHE LEKUN ,,,SE SISTEMI KA 20 VJET I KORRUPTUAR DHE JANE DISA GJENERATA QE E VUAJNE DHE DO TA VUAJNE KETE ,,,PO PER ATA TE TJERET QE KANE MBARUAR NJE FAKULTET DHE NUK KANE NJE MESATARE TE LARTE SE S’KANE PASUR MIQ E SHOKE DHE AS LEKE QE TE SHKONIN NE UNIVERSITET PRIVAT KU TE NGRININ MESATAREN DHE PETAGOGU NUK JA JEPTE NOTEN SE STUDENTI NUK VENTE NE KURS ,,, C’A DO BEHET ,,,U SIGUROJ QE ESHTE GJITHE RINIA KESHTU ,,,,JU KENI PREMTUAR PUNE ..NUK KERKOJME TE BEHEMI MINISTRA E DREJTORE ,,THJESHT TE KEMI NJE VEND PUNE QE TE FITOJME DHE EKSPERIENCE, UROJ QE ASHTU SI KENI PREMTUAR TI MBANI PREMTIMET ,,MOS TE PERFITOJNE DISA ,,,SEPSE 4 VJET IKIN SHPEJTE DHE PO NUK PAME NJE NDRYSHIM PER VOTEN QE JU DHAME ,,,VOTOJME DIKE TJETER ,,,

    Reply to this comment
  10. Desaret July 8, 22:49

    Ideja është e mirë! Ka qindra intelektuale kalibri,por dhe te rinj;brenda dhe jashtë atdheut qe kanë mundësi për kontribut ndryshimi,Rilindje!Ketyre u duhen hapur portat!U duhet garantuar punësimi edhe pse konkurojne me deshire për Rilindje te vendit!Jo te gjuthe do fitojne,por asnjeri nuk duhet te mbes pa punë!…Jo vetem se po le emigrimin,veshtire ta mbash vendin e punes! Ardhja ka rrisqe duke filluar me pagat…Nuk mund te marresh 500 Euro e te jetosh ne Shqiperi,kur ne France merr dhe 2.500 euro mujore…Me pak në Itali,1300-1700,pra raporti i pagave eshte ulet aty dhe njeriu jeton jo thjesht per idealizem atdhetar,por per nje jete dinjitoze dhe te mirë! Të vijme,por siguria eshtë ende Zero,sepse u punua nga Berisha qe per pushtet mbante destabilitet!Kjo nuk duhet perseritur! Duke u bere pjesë skuadre,e Rames,ke hapsira ku të veprosh,por jo gjithmonë hapsirat jane te lira! Sepse ne hapsirat vegjetojne te mundurit,Qe duhen levizur! Duhen rikthyer te perzenet me të padrejtë!Arka e shtetit eshtë bosh!Duhen bashkpunim me FMN,dhe BE.Nuk duhet harruar kurrsesi Kina!Ajo nuk tronditet nga Konkurenca me SHBA, ndersa ne tronditemi prej”komunizmit”të Kines ku kapitalistet tani jane si kerpudhat.Natyrisht SHBA,Gjermania,Italia,Turqia, partnere kryesorė!Duhet sjellë puna,ne Shqiperi,per kete duhen organizime te reja dhe pervoje zvicerane per ata qe kerkojne punë!Mundesite jane,por formular online nuk ka qe te provohet njeriu!Ndonje qe kritikon,nuk jep pervojë,por zemerim të pa e fyer,tregon meskinitet… Rama do gjej rrugën per të perzgjedhur ai dhe ftuar ne Twiter ata qe e ndihmuan nê fitore!…I ka kudo mbeshtetsit dhe vet duhet ti thërresë!….

    Reply to this comment
  11. Shqiperia On Line July 8, 23:09

    Diku tjeter, pardje, pa asnje qellim tjeter vec sinqeritetit si qytetar i larguar nga Shqiperia, shtova nje koment, me pak a shume idene: Lerini fituesit te punojne. Mos i paragjykoni!

    Vertete mendoj se E Majta (Reale) fitoi dhe se E Djathta (Virtuale) humbi ne Tirane.

    PD le te vazhdoj punen e saj, rindertimin ose ripershtatjen e vete: ndaç t’i marre seriozisht vrejtjet qe i behen (se ka humbur bazen e Djathte, podin moral, prej se ciles mori pushtetin ne emer te luftes kunder komunizmit, e tj etj). PD duhet lene te bej veten. Te djathtet qe ndjehen per atje, atje te shkojne, te tjeret te gjejne zgjidhje tjeter.

    Por, njeriu pa interesa te drejteperdrejta, ditore, mbetet paksa i habitur kur sheh kete Ftese te Kryeministrit te Ardhshem!

    Zoteri: Shqiptaret ta dhane voten, 84 mandate i ke. Nese ofron gjera serioze, nese mbetetsh edhe ne ushtrimin e pushtetit i besueshem, edhe deputetet te tjere do sugjeroheshin te te ndihmonin, per reforma (kushtetuese) sa me te thella….

    Por cfare tjeter kerkon nga shqiptaret ti?! Te aplikojne per rrogetare e nepunes te kauzes tende? Ende nuk e dine se cafre ke per te bere, ende s’ua ke thene se si, ende s’ka nje program te shpallur, ende ata s’e dine llojin e qeverise qe ke ndermend te ngresh…

    Nese nuk ke per tu thene tjeter, si do mund te presesh aplikimet e tyre?

    Kam frike se simptoma eshte ajo e tere enderrimtareve per te lene gjurme ne kete jete nepermjet pushtetit “ne emer te te gjitheve”! Ti e di tashme se kush predikonte pjesemarrje te tilla, masive, ti e di se si kane deshtuar sipermarrje te tilla fantazmagorike…

    Po sikur te perfytyronim edhe ne: tere shqiptaret, on line, ne radhe a ne rresht, duke aplikuar ne adrese te Edi Rames…!!!

    “Kush tha se paska ikur Komandanti?!”

    Reply to this comment
  12. Dashnor Kozaj July 9, 00:09

    EDI ,ne artikullin e mesiperm ,ke shprehur kerkesen per ndihme dhe ben pyetje, se cfare mendje kemi per me tej .Une kam kete mendje . 1 ,Te behet inventari I Shqiperise te sotme, te krahesohet me inventarin e vitit 1992 ,e te dalin diferencat . 2 .Te anullohen te gjitha privatizimet klienteliste qe kane bere qeverite e Fatos Nanos dhe e Sali Berishes ,njekohesisht dhe koncensionet te gjitha pa perjashtim . 3 .Te sekuestrohen dhe ti kthehen ne buxhetin e shtetit te gjitha llogarite bankare qe kane depozituar ne bankat e botes ,te gjithe udheheqesit politik dhe shteteror qe kane zhvilluar aktivitet politik dhe shteteror qe nga viti 1992 deri me sot. Per kete pike [ 3 ],te kerkohet ndihme ne O.K.B. dhe bankes Nderkombetare ,qe te mundesojne nxjerrjen e te dhenave per shumat qe kane depozituar ne emerat e tyre apo te femijeve dhe te afermeve te tyre. sic jane , Fatos Nano ,Ylli Bufi ,Kastriot Islami .Arben Malaj ,Gaqo Apostoli ,Sali Berisha , Lulzim Basha ,Sokol Olldashi ,Ridvan Bode ,Genc Ruli ,Arben Imami , …………e t j .e t j . 4 .Te dalin para drejtesise ose te hetohen ,te gjithe drejtuesit qe kane qene ne drejtim ,qe nga viti1992 deri me sot, ne te gjitha llojet e minierave qe ka patur vendi yne,si ato te kromit ,te bakrit ,te hekur nikelit ,etj , te analizohen perse jane vjedhur e me pas ato falimentuan . Te hetohet me imtesi ALBPETROLI .Te anullohen te gjitha koncesionet qe jane bere me kompanite private te huaja dhe vendase ,sepse te gjitha kontratat e koncesioneve dhe privatizimeve jane kryer ne frymen e korupsionit dhe klientelizmit. 5 .Te rihapen denoncimet qe une kam bere ne vitin 1997 ,prane gjykates te FIERIT, kur une isha ne detyre ,Drejtor I Drejtorise te Kontrroll Revizionit ne Albetrol . Per kete arsye ,kreret e politikes e te shtetit aty ne Shqiperi ,qe ishin ,Fatos Nano ,Ylli Bufi , Kastriot Islami ,Prokuror Arben Rakipi , Sali Berisha ,Ridvan Bode ne bashkepunim me arrestojne mua e me mbajten ne burg nga viti 1999 deri ne 2001.Ndersa me arrest shtepie ,nga viti 2001 deri me 2005 .Burgosja e personit tim u be per faktin ,qe te mbylleshin te gjitha faktet qe une kasha paraqitur perpara Gjykates se Larte ne Tirane qe e kryesonte ne ate kohe ,THimjo Kondi ,une kam denoncuar thyerjen e embargos te naftes qe bente krye doganieri ,ne ate kohe Ridvan Bode ,e per kate arsye me mbajten ,te burgosur ne birucat e Korces ,se atje ne ate qytet I kishte Ridvan Bodja besniket e tij.Kjo ceshtje ,po shqyrtohet ne Gjykaten e Strasburgut ,Per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut 6 .Te rihapen dhe te kryhen me imtesi ekspertiza e Firmave Rentjere ,qe kishin marre mjete monetare nga publiku I gjere ne Shqiperi.Aty te dalin te gjitha shperdorimet qe ka bere Arben Malaj ,me Fatos Nanon ,ne vjedhjen e aseteve si dhe te mjeteve monetare.Per ekspertizen financiare ,te ketyre firmave ,mua me emeron ne krye te komisjonit ,Sali Berisha ,me VKM nr 267 ,date 10,maj 2006. Pas disa muaj pune ne krye te ketij komisjoni ,une konstatoj shume shkelje ligjore ,qe ishin kryer ne administrimin e ketyre firmave ,po per cudi ,kreret e PD se, Sali Berisha dhe Ridvan Bode ,me shkarkojne nga kjo detyre si I pa pershtatshem ,se kasha qene I burgosur ne periudhen e qeverise te kryesuar nga Fatos Nano dhe Kastriot Islami . 7 .Te anullohet privatizimi i O .S .SH .se .Ky privatizim eshte vjedhja me e madhe qe ka ndodhur ne historine e shtetit shqiptar ne keto 100 vjet. Diferenca midis cmimit te shitjes dhe vleres reale te O.S.SH se ,kap shifren mbi 600 miljon euro.Pra vendi yne humbi nga ky privatizim ,Shumen mbi 600 miljon euro.Une gjate kohes qe po beheshin dokumentat per privatizimin e O.S.SH.se kam qene ne pune ne Drejtorine e Auditimit ne K.E.SH.sha.si specialist auditi. Me gjithe perpjekjet e mia ,gjithmone duke argumentuar me fakte reale ,diferencen e cmimit qe po caktonte i pa afti ,Gjergji Bojaxhiu dhe i korruptuari Sait Dollapi , Nuk bera dot te mundur te ndryshoja gje .Per kete problem une kam hapur ne gjykaten e Tiranes ceshtjen ne fjale me kete permbajtje. A .Anullim privatizimit te O.S.SH.se ,per arsye se eshte ulur ne menyre te qellimeshme cmimi i saj dhe diferenca eshte mbi 600 miljon euro. B .Anullim i te gjitha akteve shkresore ,qe kane bere te mundur cimentimin e tynelit nr.2 ,ne hidrocentralin e FIERZES ,me rastin e rehabilitimit te kaskades te lumit DRIN . C .Rivendosjen ne vendin e punes ,dhe pagesen per periudhen qe kam qendruar pa pune,si dhe kam kerkuar dhe shperblim moral . Qeveria e Sali Berishes ,kete privatizim edhe pse ishte hapur ceshtje ne gjykate,nga ana ime ,e miratoj ne parlament ,vetem me votat e mazhorances ne daten 24 mars 2009.Kjo ceshtje duke u ndjekur vetem nga ana ime ,pa ndihmen e asnje force politike aty ne Shqiperi ,eshte gjykuar 2 here ne gjykaten e Faktit ne Tirane ,dhe 2 here ne gjykaten e Apelit ne Tirane.Une duke mos qene dakort me te kater vendimet ,e gjykates e kam ankimuar ne Gjykaten e Larte ne Tirane .Kjo gjykate e ka sekretuar ne gjykate ne muajin Maj 2013.Pra aktualisht eshte ne procedur gjykimi. Zoti ,Edi Rama ,Si fitues i koalicionit te RILINDJES te Shqiperise ,dhe per te mbajtur llafin qe ke mbajtur perpara popullit ,mbeshtet akt akuzen time, se vjedhja e O.S.SH.se ,gjate ketyre 5 vjeteve i kalon mbi 2 milliard euro .Nuk po i futem llogaris tani ne kete koment qe po te dergoj se zgjatem shume, po JU , z,EDI RAMA ,po te jeni te interesuar ,une mund tu a dergoj me imail ,te gjitha akuzen ,si dhe ankimet ne baze te ligjes qe une kam mbeshtetur akuzat. Por mjerisht aty ne SHqiperi vetem Gjykata nuk egzistojne. Une jetoj ne ITALI ,sepse aty mu rezikua jeta .Ne vitin 2008 ,u perballa me nje karambol automobilistik, per fat shpetova .Mu thyen 5 brinje, e goditje ne koke ,por fatmiresisht shpetova. Ne vitin 2010 K.E.SH sha ,ne bashkepunim me krye policin e komisariatit nr. 2 nga fshati i Tropojes ,Nikoll Vatnikaj ,dhe nga prokurori me origjine nga Kukesi ,Shpetim Kurti ,kerkuan qe te me burgosnin perseri ,me ane te nje akt akuze fallco, sikur une kasha ofenduar nje nga juristat e K.E.SH.sha.GJykata me dha pafajesi ,se akuza nuk u argumentua,e nuk u provua. Une dhe kete ceshtje do ta ndiek deri ne Gjykaten Nderkombetare, Per te Drejtat e Njeriut dhe do fitoj vetem interesin tim personal. Por nuk eshte kjo e gjitha .Ndaj popullit tone dhe ndaj Shqiperise ka ndodhur nje katastrofe e jashtezakoneshme me kete privatizim,si dhe me vjedhjen e energjise qe te huajt e C,E.Z it , i kane bere ne keto 5 vjet ,ekonomise te vendit tone. Z ,EDI RAMA ,jam ne pritje te pergjigjes, te uroj suksese.Te fala Dashnor Kozaj ,ITALI .

    Reply to this comment
  13. agroni July 9, 01:45

    Ky eshte populizem b****e !

    Aq transparent sa ç’ishte perzgjedhja e perbrendshme per kandidatet e “Avokatit te Popullit”, qe ishte e ditur perzgjedhja qe para se te behej “konkursi” i brendshem.

    Boll me keto budalliqe, por pervish menget dhe futju punes jo si individ, por si grup – merr mendimin e Partise dhe organeve te saj dhe mos i anashkalo duke shukar perdite tek Gaz Demi apo duke marr mendimet e grupimit “Soros”.

    Nga njera ane i ngre mendjen popullit qe te aplikojne, dhe nga ana tjeter Valdete Sala, Piro Misha dhe ish nusja jote Delina Fico jane duke bere lista pa fund se kush do marr funksionet e drejtorive neper ministrira.

    Keto jane turpe, sepse ne si popull e hodhem Berishen pikerisht per te njejtat arsye.

    Por mos harro Edi Rama, se ne qofte se ka nje gje qe ne si popull mesuam ket radhe eshte fuqia e votes. Dhe nuk do te hezitojme ta perdorim ne qofte ti dhe klanet e aferta miliardere te tuat harroni premtimet qe i keni bere ketij populli.

    Ne qofte se u desh 8 vjet per te heq flliqsiren e Berishes – ty te heqim per 12 muj !

    Reply to this comment
  14. Mark uk July 9, 08:48

    Dashnor Kozaj:Habitem si ke arrit ne Itali me ket mendje qe paske.Ju mendoni se Rama a ka seriozisht.Apo mendoni si dikur ne komunizem te kontrolli puntore.Po e quajm se vertet e ka megjithmen, se pari duhet ta filloj tek vetja qekur ishte minister kulture.Dhe ma vone kryetar bashkie.Ju thuani te filloj qe nga viti 1992.Po per komunizmin pse nuk thuani gje,te hapjen dosjet psh,apo aty ndoshta te dhemb zemra. Ju thuani vetem Berisha -Nano e nuk permend se kryeminister ishte edhe Meta Majko apo ata tani jan ne qeveri e nuk duhet permen.Shko e shkruej emrin se Rama po ju kerkon per tu punsuar.

    Reply to this comment
  15. I drejti July 9, 09:18

    Nje pjese e komentuesve po e perdorin komentin e tyre per tu shfryre per pakenaqesira personale apo per shkak te humbjes se krahut te tyre politik. Inisiativa eshte nje tregues qe Edi ka nderment ti beje punet ndryshe. Ai nuk po kerkon te beje nje veprim populist. Ai po kerkon te ngreje nje data base me informacion per te evidentuar te gjithe ata Shqipetare qe zoterojne cilesi te mjaftueshme ne nje drejtim te caktuar. Keta te rinj, te reja, specialiste te moshave te ndryshme, per shume arsye mund te jene te zote por njekohesisht te panjohur e te pa perkrahur. Ky informacion do te sherbeje per ti njoftuar te gjithe ata qe jane te afte, qe te mos humbasin shansin por te konkurojne per vendet e punes, te cilat nuk jane aq shume ne qeverisje sa te mbulojne te gjitha kerkesat. Por nepermjet kesaj metode me te miret nuk lihen jashte dhe potencialisht jane kandidate fitues. Thjesht sepse jane me te miret.
    Per mendimin tim ideja eshte e mire. A do te kete subjektivizem. A duhej qe ideja e dhene te shoqerohej edhe me modalitetet se si do te zbatohet kjo ide ne fakt. Patjeter keto te dhena duhen per te mos krijuar skepticizem.
    Megjithate Edi ka dhene shembuj te perkrahjes se studenteve te ekselences dhe atyre qe kane mbaruar jashte apo brenda ne menyre ekselente per ti punesuar ata.
    Por ne kete diskutim gjeja me e rendesishme eshte rregullimi dhe zbatimi rigoroz i Ligjit per Nepunesin Civil. Aty eshte edhe themra e Akilit te Administrates Publike Shqipetare. Nese Edi arrin te stabilizoje administraten duke e kthyer ate ne nje administrate profesioniste, ne nje shtylle kurrizore te shtetit shqipetar do te kemi vertete nje koncept te ri dhe nje kthese rrenjesore ne punet e shtetit.
    Eshte shpejt te gjykojme por shenjat e para jane te mira dhe edhe kjo thirrje eshte nje shprehje vullneti per ti bere punet ndryshe nga rrenuesit.

    Reply to this comment
    • Besimi July 9, 12:02

      [Per mendimin tim ideja eshte e mire. A do te kete subjektivizem. A duhej qe ideja e dhene te shoqerohej edhe me modalitetet se si do te zbatohet kjo ide ne fakt. Patjeter keto te dhena duhen per te mos krijuar skepticizem]……
      Keshtu thote i drejti,dhe une jam dakort. Por te nderuar miq adresa se ku do te cohen CV eshte e gabuar.Ato dergohen ne sektoret qe do te nise reforma,pra tek burimet njerezore ,jo tek partia…..ky eshte gabimi i pare….Te tjerat vijne pas..

      Reply to this comment
  16. shqipfolësi July 9, 10:00

    Një nga arsyet se pse ne e votuam kundër Berishën, ishte pikërisht politika e tij Përjashtuese dhe aspak Gjjithpërfshirëse e potencialit njerëzor që ofron vendi. Pas viteve 90′ me përmbysjet e rregjimit komunist në gjithë kampin, edhe në Shqipëri filloi një epokë ndryshimesh që ne menduam se do ishin për më mirë. Por faktikisht jemi dëshmitarë të sa e sa drejtimeve të gabuara që morën shumë fusha të zhvillimit ekonomiko-politiko-shoqëror. Këtu nuk po bëjmë analizën e këtyre fenomeneve, por dua të them se ajo që në çdo vend të zhvilluar ka bërë revolucion dhe ka vendosur themelet e shtetit, është pikërisht Vlerësimi dhe Angazhimi i të gjitha burimeve njerëzore sipas nevojave dhe perspektivave të një vendi. Për fat të keq, në Shqipëri, të paktën këto katër vitet e fundit, kam vënë re një mungesë totale informacioni apo të një rregjistri statistikor të burimeve aktuale njerëzore, sipas kualifikimit përkatës dhe grup-moshave. Nisur nga kjo, të injorosh bazën e vërtetë të një pasurie njerëzore në drejtimin e një shteti, pra të shoqërisë, do të thotë ti bësh dëmin më të madh të ardhmes së një kombi, jo pa dashje por me dashje.
    E pra, thirrja për angazhim dhe gjithpërfshirje e Rilindjes, më duket më se e arsyeshme dhe e realizueshme për qëllimin që ka. Së pari evidenton burimet e arsimuara sipas kualifikimeve, pastaj bëhen seleksionimet mbi bazën e kritereve që do vendosen për pozicionet përkatëse, sipas eksperiencave personale, sipas grup-moshave, duke vënë në provë dhe aftësitë e gjithsecilit. Nuk mund të them se cilat do të jenë rezultatet apo dhe sa do të jetë shkalla e saktësisë apo meritokracisë, por nuk dua që të paragjykoj diçka për të cilën e kam pritur që të ndryshojë dhe faktikisht po shoh se po hidhet hapi i parë. Mendoj se të gjitha komentet dashakeqe, nuk kanë asnjë vlerë tashmë, sepse Rilindja ka hyrë në rrugën e saj pa kthim. Gjithashtu nuk mund të pretendohet se të gjithë do të sistemohen në administratën publike dhe çdo gjë u zgjidh. Projektet e qeverisë mendoj se do të shtrihen edhe në sektorin privat, ku inisiativa private e grup-moshave të përjashtuara nga tregu i punës deri tani, do të stimulohen me mbështetje financiare dhe të gërshetuara me nevojat e zhvillimit perspektiv të komunitetit. Gjithashtu, nuk ka pse të trembemi nga ky hap, që thjesht tenton të marrë në dorë një “inventar” të munguar të pasurisë më të madhe të një kombi, që janë burimet njerëzore.
    Vallë deri më sot nuk e keni ndjerë se si trajtoheshim nga administrata ekzistuese, që sot po na derdh lot se do mbetet pa punë? Po përse deri dje as nuk i bëhej vonë kësaj administrate se si qytetarët do ta zgjidhnin problemin më jetik, atë të sigurimit të një pune të ndershme, për të mbajtur familjen dhe për të jetuar me dinjitet? Aspak nuk e gjej me vend, shqetësimin se ku do shkojë kjo administratë militantësh, përderisa rruga e tyre dihet që shkon drejt pd-së. Le të nxjerrë Sali Berisha projektet e mëdha dhe programet e tij madhore për të mbajtur me “bukë” parazitët e tij të mitingjeve. Mos vallë kishte agjenci shtetërore që vërtetë kishin programe mbështetëse dhe të koordinuara me politika të zhvillimit të sektorit privat, jashtë klientelës së tij? E pra të gjitha këto nuk bëhen nga Edi me një të rënë të lapsit. Ai patjetër që ka këshilltarët e tij, ka grupin e tij të specialistëve, por mbi të gjitha ka Vullnetin e mirë për të bërë ndryshimin dhe për të sjellë shtetin në vendin që i takon, duke zyrtarizuar çdo gjë ligjërisht dhe me politika gjithpërfshirëse. Nuk mendoj se Shqipëria është Amerika apo Gjermania, por mendoj se Shqipëria mund të bëhet një vend ku gjithsecili qytetar të gjejë veten dhe vendin e tij të punës, duke u nisur qoftë dhe nga një aplikim on-line. Askush nuk mund të konsiderohet i tepërt në vendlindjen e tij. Më tej, mendoj se do të ketë dhe hapa të tjerë ku të evidentohen gabimet e bëra dhe të korrigjohen me hapa të tjera të bashkërenduara dhe me organizmat e huaja.
    Nuk mendoj se Shqipëria është vendi i vështirësive reale, PËRKUNDRAZI, kanë qenë PËRPARËSITË e gabuara që liderët dhe politikat e tyre kanë dashur të zbatojnë në këtë vend të pasur natyror, por edhe njerëzor, duke e kthyer kështu në një vend të varfër dhe të keq administruar, me qëllime aspak të larta kombëtare dhe fisnike. Të jesh idealist, nuk do të thotë se je kriminel, përkundrazi idealizmi është ajo forcë që e shtyn shoqërinë në rrugën e përmirësimeve dhe nxjerrjen në pah të vlerave të vërteta njerëzore, të cilat ne me kaq padurim po i presim ti shohim edhe njëherë në këtë Shqipërinë tonë të vogël, por që ka mundësi kaq të mëdha për të qenë një vend vërtetë i pasur dhe i respektuar. Me qytetarë të respektuar si brenda vendit në rradhë të parë, por edhe jashtë, sepse duam një shtet që të kujdeset dhe të dijë se ku i ka dhe si jetojnë qytetarët e tij kudo që ndodhen.
    Me frymën individualiste dhe përjashtuese si dhe shkëputjes arrogante nga ky “populizëm” në se ju pëlqen ta quajmë edhe kështu, asgjë e mirë nuk na vjen, nisur dhe se si e përdorin këtë “populizëm” akoma dhe sot Amerika e vende të tjera të mëdha, ku gjithpërfshirja dhe gjithpjesmarrja e popullsisë vendase në çdo projekt komuniteti, i ka çuar ato vënde në piedestalin ku ne duam të arrijmë sot.
    Mendoj se më tepër pozitivizëm do na bënte mirë edhe si komb, sepse kështu do shkëputeshim më lehtë nga një frymë urrejtje që dalngadalë dhe pa e kuptuar na e ka injektuar sistemi berishian, duke ngritur në piedestal mashtruesin dhe të paaftin dhe duke lënë të papërfillur të aftin dhe intelektualin që nuk bën dot hajdutin apo kriminelin.
    Më në fund gjithkush duhet të vlerësohet për atë që është i aftë të bëjë dhe jo se kujt padroni i shërben. Vlerat duhet të ngrihen në sistem, sepse vetëm kështu do të marrë rrugë shteti i së drejtës dhe qytetarisë.

    Reply to this comment
  17. Dhimitër Nica July 9, 10:14

    Dielli duket me sabah…thotë populli! Është hera e parë gjatë këtyre 23-vjetëve që ndodhem në kurbet që shoh dhe lexoj një kërkësë të tillë!!!…Ta besoj,arage!…Sa e vërtet është,apo sa për të thënë që u bë…U bë dhe ti s’munde,ose se more dot,apo se meritove,si gjithmonë dhe kështu mbyllet çdo gjë mirë e bukur,si në përrallë…Dhe jetuan ata më mirë dhe ne mbetëm përsëri më ëndrrën se hërën tjetër ndoshta, natyrisht,do të kemi më shumë fat…Dhe vazhdon karavani i emigrimit deri sa një ditë të lemë edhe kockat këtej nga jemi katandisur…Dhe fëmijët na lindën këtej.Dhe gjuhën shqipe e flasin dhe e shkruajnë me zor e vështirësi e kjo vetëm në saj të prindërve,pa pasur një rregull,ndikim apo ndihmë shtetërore…Por,nejse kjo është e kaluara dhe i përket asaj.Se sa i mirë është kurbeti,këtë e dimë dhe e njohim të gjithë…Kush ndjehet mirë dhe preferon kurbetin,unë them se gënjen dhe nuk është realist.Më mirë do të doja thjeshtë një bari në vendin tim,se sa një kuadër,drejtor apo edhe afendiko në kurbet…Ne brezi i mesëm (me moshë sa Edi,rreth gjysëm shekulli)na duken gjërat ndryshe,këtu,si më të errta,si më të vrazhta,si më të mykosura…si,si dhe kështu si-të nuk mbarojnë kurrë…Na mungon ajo era e mëngjesit e vendlindjes,rrezja e diellit që binte në krevatin tim nga dritarja me dërrasë të vjetër,aroma e luleve në vendin tim,aroma e Shqipërisë!Ne ia dhamë votën tonë rilindjes,bëm mirë apo keq,për këtë nuk bëhemi pishmand,pasi tani është vonë,por ia dhamë se ata të parët na kishin harruar fare,na kanë lenë pas dore në të gjitha drejtimet.Duam tani për behar të lemë fëmijët te gjyshërit në Shqipëri,nuk i lemë dot,se kanë probleme me pashaportat,nuk i kanë të shkruara të gjitha elementet sekret që kërkon Europa dhe bota demokratike,megjithëse janë biometrike(flas për Greqinë).Fëmijët me këtë rast do mësonin më shumë edhe gjuhën shqipe,por ja ne prindërit nuk i ndihmojmë dot,por edhe shteti deri më tash ka qenë njëlloj si ne,s’na ka ndihmuar dot…Nga viti 2000 e deri më tash kam aq pashaporta të nxjerra në Shqipëri (për familjen vet i katërt) sa po t’i peshosh zenë pa frikë disa kile…Dhe këto sepse pa mbushur vitin njëra,dilte urdhëri se ishin të pavlefshme,duheshin të reja,Dhe o burra,të reja,por edhe këto një vit e dy e të njejtin rit dhe avaz….Shyqyr,thamë,dolën biometriket edhe këto damlla,si të parat…Një miku im grek,kur i pa gjithë ato pashaporta më tha: file,(mik) keni shtet apo nuk keni ju?…Në qoftë se i ka gabimet shteti,shpenzimet duhet t’i heq shteti dhe jo qytetari…Deri tani kemi pasur shtet vetëm në emër i them,ndaj jemi përgatitur që këtë radhë t’ia kthejmë patkonjtë nga dielli,i thashë.Dhe nuk kisha gabuar,të gjithë ishim të një mendje,të një qellimi:-boll më me S.Berishën se edhe kockat ndoshta nuk do na gjejnë dot…Të shohim,të shpresojmë,ndoshta dielli këtë radhë lindi për të gjithë,ndoshta ndonjë rreze mund të bjerë kudo e mund të zerë shumëkënd…Dhe po s’ra te unë,nuk ka gjë, rëndësi ka që të bjerë te një shoku im,i mirë dhe i zoti,ta bëj mirë e me ndërgjegje punën, detyrën…Të mos vuajmë ë të mos heqim më e të themi:-akoma nuk qemë në gjendje të krijojmë shtet,të denjë e në shërbim të popullit dhe jo, shtet-mbret ku ta shikojë e zhbirojë popullin nga lart e nga larg si deri më sot…Klima duket e mirë,dielli gjithashtu i ngrohtë…Ndoshta zë shumë e ngroh sa më shumë me rrezet e tij anë e mban ku ka shqiptarë.Dhe po s’na zuri ne kurbetllinjëve,nuk ka gjë,ne jemi mësuar si ngahera,kur deti fillon të bëhet kos,ne të larguarve (e të humburve) na ka humbur luga…

    Reply to this comment
  18. Dashnor Kozaj July 9, 13:49

    pergjigje,komentuesit Mark uk. Po e mar te mireqene emrin mark,por do ishte ne nderin tend,qe te vendosje te vertetat e identitetit tend,se cfare shkalle kulture dhe shkolle keni mbaruar. Se keshtu na jepet mundesia qe te mendojme ,se a ja vlene te te kthej pergjigje apo jo .Une ne ITALI kam mberitur si te gjithe shqiptaret e tjere dhe tani jam ne procedurat e azilantit politik. Ne komentin qe kam shkruajtur per EDI RAMEN ,jane te verteta dhe nuk u hiqet asnje presje e per kete arsye lexoje me kujdes komentin tim,.Ti zoti Mark uk ,me qe ke fakte per EDI RAMEN qe eshte I korruptuar ,aty I ke gjykaten, bej denoncim ose kerkes padi ne gjykate dhe mbeshtete me fakte te dokumentuara, ashtu sic kame bere une,ne vitin 1994 per thyerjen e embargos dhe korupsionin qe zhvillohej ne Alpetrol .EDI RAMA ,ka qene qe ne fillim te krijimit te P,D,se me partine Demokratike ,por duke qene afer dhe ne zemren e P,D,ka nuhatur shume shpejt ,maskaraden qe po I manipulohej kesaj partie te sapo krijuar e per te udhehequr popullin shqiptar drejt kapitalizmit. Une per vete ,jam nga nismetaret e deges se P,D,se ne PATOS,qe nga data 23 dhjetor 1990.Gjate vitit 1991 kam kerkuar, qe te hapeshin dosjet e sigurimit,njekohesisht kam shprehur mendimin qe anetaret e P,P Sh,se ,te mos futeshin e te mos pranoheshin ne P,D,ne e sapo krijuar.Keto mendime qe une jam shprehur hapur ,bene te mundur ,shkarkimin tim nga detyra e sekretarit organizativ ne degen e P,D,se ne qytetin e Patosit qe ne ate kohe ,kishte nje popullsi prej 30 000 mije banor,e qe ishte dhe epiqendra e naftes shqiptare. Ju zoti Mark uk ,kerkoni qe une ne koment duhej qe te kasha shprehur dhe pozicjonet e dy te tjereve qe jane Meta dhe Majko, PO keta nen kuptohen se po u bene veprimet ne parim ,nuk ka mundesi qe te mbyllen fenomenet e korrupsionit,por ekziston mundesia qe per kohesisht te mbulohen fenomenet e korrupsionit, por u vjen koha dhe atyre qe te happen e te gjykoheh me drejtesi .Nuk eshte me demokrat Sali Berisha nga Edi Rama ,qe nuk ka qene as edhe nje sekond anetar I P,P,Sh,se . Une nuk mendoj si ne komunizem tek kontrrolli puntor, por propozoj qe te ngrihen organizem i fuqishem kontrrolli ,qe te behet e mundur qe te dalin fakte se ku na ka shkuar djersa dhe puna qe kane bere prinderit tane dhe ne gjate kohes se diktatures ,sepse gjate kesaj periudhe [1992 deri me 2013 ] jane vjedhur e shkateruar mjetet e prodhimit qe u krijuan ,nga puna e pa paguar ,qe kemi kontribuar prinderit tane dhe ne .Z, mark uk ,ke te drejte qe shkruan keshtu se nuk me njeh. Pyet per mua ,dhe po te duash te dergoj dokumenta shkresore qe vertetojne me se miri realitetin,Qofsh mire me shendetin .

    Reply to this comment
  19. Polat July 9, 14:22

    une per vete aplikova te shohim sa do meret parasysh ky aplikim…

    Reply to this comment
  20. nick July 9, 14:49

    inisiativa eshte e mire,por edhe populiste,administrata ka rregulla specifike.CV nuk eshte gjithshka,pastaj,miqte kane bere gjithmone kerdine.Normalisht talentet i gllaberon sektori privat,sepse i inçentivon me shume.Qe kete e ben administrata,tregon se ekonomia eshte pertoke.Si njeri i arsyeshem qe jam,mendoj se Rama ne mandatin e pare duhet te forcoje pozitat e kjo do te thote favorizim i militanteve,keshtu ndodh ne tere boten kryesisht.Une jam me i majte se Rama,kam qene gjithmone,por nuk arrij dot t’a kuptoj kete levizje tipike paraelektorale,e bere ne periudhe paselektorale.O Edi,tani voten e more,beji hapat e pare ne menyre tradicionale.Thote Niçe,qe fluturimi nuk mesohet ne fluturim,fillimisht meson te hedhesh hapat,te kercesh e pastaj te provosh te fluturosh.Me respekt per fitoren,emigranti nick

    Reply to this comment
  21. shqipfolësi July 9, 14:55

    Megjithse e kam provuar disa herë, nuk po aplikoj dot, më del… invalid input.

    Reply to this comment
  22. Mark uk July 9, 14:56

    Kuqezi:Mendoj se do jesh I shtepis sr frmijes.Nuk po ju fyej sepse nuk bie ne nivelin tuaj.Ju kerkoj te falur per cfar ju kam shkruer.Jemi disa qindara kilometra larg,prandaj as qe ju njof.Me te then te drejten ma ke borc te qeras me nje kafe.

    Reply to this comment
  23. Mark uk July 9, 16:16

    pergjigje Dashnor Kozaj: Me te thene te drejten ne ket koment me pelqeve.Une nga Shkodra jam dhe emri im eshte Mark.Edhe une jam nga njerzit e pare qe hyme ne PD.Edhe une jam zgenjyer nga kjo parti,po jo te arrij sa te perkrahi ate parti qe e kemi ne shpin qe nga viti 1941.Nuk eshte thene se ka qene apo jo komunist kushdo qe ta marrim shembull.Po menyra se si vepron tani.Persa I perket Edi Rames do te flas aq sa e di une.Ne fillim te formimit te Pd Edi vertet shkoj per tu bere pjes e saj.Po me arrogancen qe e karakterizon tha kto fjal.Pse I shkoni mbrapa kti malokut.Ata vertet raguen ashper fizikisht ndaj tij .Me te then te drejten edhe une kam qef te bisedoj me ju,po jo ne prani te socialistve Dy gjera do te themi qe njerzit e perdorin per te genyer .Kam kaluar mire ne ushtri flas per ne kohen e komunizmit.Dhe tani kam qene me Pd dhe tash jam bere socialist.Sido te themi une e ti,ata punet I bejn bashk,dhe mbrojn njeri tjetrin..Une sa me shty kohen ne vend te huaj bej komente..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*