Apeli “godet” Skënderbeun, Olayinka pezullohet 4 muaj

January 29, 2015 14:48

Apeli “godet” Skënderbeun, Olayinka pezullohet 4 muaj

Shpresat e Skënderbeut për të fituar titullin e pestë radhazi kampion kanë marrë një goditje nga vendimi i fundit i Komisionit të Apelit për të pezulluar sulmuesin kryesor të korçarëve Peter Olayinka.

Në arsyetimin e tij komisioni i Apelit pranë FSHF-së e ka cilësuar si shkelje të rregullores për statusin dhe transferimin e futbollistit, firmosjen në prag të fillimit të sezonit nga ana e nigerianit të dy kontratave fillimisht me Kukësin dhe më pas me Skënderbeun dhe më konkretisht nenin 18, pika 5 që parashikon se “në rastin kur një lojtar profesionist lidh më shumë se një kontratë për të njëjtën periudhë kohore, ndaj tij do të aplikohen dispozitat e parashikuara në kapitullin 4”.

Bazuar në këtë dispozitë, Komisioni i Apelit ka hedhur poshtë vendimin e mëparshëm të Komisionit të Disiplinës dhe atë të dhomës së zgjidhjes së konflikteve duke vendosur: “Në caktimin e masës së dënimit që është parashikuar si minimalisht 4 muaj pezullim dhe eventualisht 6 muaj në rastet e rrethanave rënduese, Komisioni i Apelit merr në konsideratë faktin se këtij Komisioni nuk i rezultojnë për shqyrtim rrethana të tilla rënduese”.

Në bazë të këtij vendimi kampionët e Skënderbeut do të humbasin shërbimet e sulmuesin të tyre më të mirë deri në fundin e këtij sezoni.

January 29, 2015 14:48
Komento

1 Koment

  1. Taku halabaku January 29, 18:16

    Ja gjeten te caren qe te mos dale kampion edhe kete vit,keshtu veprohet me provincat !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*