Apeli i BSH-së: Kujdes me financat, rritja ekonomike e rrezikuar

November 6, 2019 18:01

Apeli i BSH-së: Kujdes me financat, rritja ekonomike e rrezikuar

Banka e Shqipërisë ka bërë apel për shumë kujdes në aspektin financiar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se duhet të punohet për konsolidimin fiskal.

Ndër të tjera kreu i bankës Qendrore theksoi se problem për ekonominë mbetet tensioni politik dhe goditjet e kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë ka qenë kritike ndaj Ministrisë së Financave në lidhje me shpenzimet.

Guvernatori, Gent Sejko kërkoi që të merren masa për të përmirësuar situatën dhe për të rritur konsolidimin fiskal në vend. Ky apel vjen në një kohë që është bërë rishikim i buxhetit për këtë vit dhe ka nisur konsultimi për buxhetin e 2020.

Sejko theksoi se rritja ekonomike në vend është e rrezikuar nga tensioni politik dhe goditja e kursit të këmbimit.

“Ekonomia e Eurozonës po shfaqet në ngadalësim të vazhdueshëm, ashtu dhe ai i brendshëm, ku tensioni politik vazhdon të induktojë pasiguri dhe ku goditje të papritura në kursin e këmbimit mund ta shmangin atë më tej nga ekuilibri”, tha Sejko.

Ndërsa në lidhje me projekt-ligjin për përdorimin e monedhave virtual kreu i Bankës Qendrore u shpreh se kjo nismë do të shërbejë për më shumë kontroll në treg. Banka e Shqipërisë la të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1%.

o.j/dita

November 6, 2019 18:01
Komento

4 Komente

  1. qeveria e (Gent) KAKAVE November 6, 18:34

    Ja dhe Genti tjeter, adashi i atij KAKES se ministrise jashtme. Po paralajmeron “rrezikim te rritjes ekonomike”! Po c’flet per rritje ekonomike o rrote, ketu ka ikur per lesh ekonomia dhe financa bashke.

    Reply to this comment
  2. h November 6, 18:46

    Ky ishte që tha se leku forcohet ndaj euros sepse
    eshte forcuar shume ekonomia shqiptare ?

    Reply to this comment
  3. Nje shqiptar November 6, 18:52

    Neqoftese Banka e Shqiperise vertet shqetesohet per kursimet e shqiptareve duhet qe NORMA e INTERESIT te BONOVE teThesarit qe blejne kursimtaret te jete e barabarte me normen e inflacionit real.
    Eshte me vend shqetesimi i Bankes qe Ministrite po shpenzojne pa kontroll. Eshte e çuditeshme qe magjoranca ne Kuvend kerkon te fale gjobat e AKU, domethene ndaj atyre qe demtojne shendetin e popullit ushqime te helmuara!!! PPP, tenderet e privaligjuara, konçesionet e te tjera jane prodhime shume te demeshme tashme qe magjioranca ka prodhuar dhe po prodhon çdo dite. Keshtu qe eshte magjoranca qe nxit evazionin fiskal dhe zhvillimin ekonomik. Banka e Shqiperise me shume te drejte jep alarmin per keto politika te papergjegjeshme te magjiorances ndaj zhvillimit te ekonomik te vendit dhe ndertimit te shtetit juridik.

    Reply to this comment
  4. Arben November 6, 19:39

    Shkemb graniti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*